Pjesa e jashtme e një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Sipas informacioneve një person ka hedhur lëndë djegëse benzinë në anën e jashtme të banesës, në brendësi të oborrit.
Benzina është hedhur me qëllim djegien e dy mjeteve lundruese detare, gomone dhe skaf që përdoreshin për sezon turistik si edhe një kamion. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Pronari i banesës Arben Hajdari ndodhet në Itali. Banesa ndodhet pranë portit të Vlorës. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.