• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia me plane ambicioze për Arktikun

14:46 : 03/05/2018
në BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin e ka identifikuar si përparësi kryesore zhvillimin e Arktikut gjatë mandatit aktual në post. Nëndetëse, anije që çajnë akullin dhe mjete ushtarake janë dislokuar në rajon, ndërkohë që Kremlini zotohet “të mbrojë interesat e tij”. Në qytetin Vorkuta brenda Rrethit Arktik, planet e Moskës janë pritur me optimizëm të matur. Banorët shpresojnë se Kremlini do t’u ofrojë mundësi për një jetë më të mirë këtyre komuniteteve që kanë përjetuar shkatërrim ekonomik që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Korrespondenti Henry Ridgwell njofton:

Erërat e Arktikut përplasen mbi mbetjet e propagandës së vjetër komuniste: parullat sovjetike për pushtimin e Arktikut ku janë shkruar fjalët: “Ne ndërtojmë të ardhmen e Rusisë”.

Por brenda, ndërtesat e Vorkutës janë boshatisur. Vizioni sovjetik për një komunitet vital në Arktik u braktis pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Tani kjo ëndërr po ringjallet. Presidenti rus Vladimir Putin foli në Moskë muajin e kaluar:

Lexo edhe:

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

“Një numër projektesh të mëdha industriale janë ndërmarrë në Arktik. Ato ndjekin standardet më të forta ekologjike. Po forcojmë infrastrukturën e transportit, lundrimit dhe atë shkencore e ushtarake”.

Deri tani zoti Putin ka theksuar fuqinë ushtarake ruse. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Rusia ka filluar të zhvillojë inkursione ajrore me avionë luftarakë mbi Polin e Veriut, drejt kontinentit amerikan.

Në fushat e ngrira, me depozita qymyrguri përreth Vorkutës këto investime ende nuk kanë arritur. Qyteti u ndërtua me punë të detyruar nga të internuarit gjatë sistemit sovjetik të gulagut. Pjesa më e madhe e minierave u mbyllën në vitet 1990.

Por qymyrguri është një produkt i preferuar në Rusi ku vjet eksportet e tij arritën vlerën rekord prej 13.5 miliardë dollarësh në vit. Pronarët e minierave mund të luajnë një rol të rendësishëm në planet e Presidentit Putin për Arktikun.

“Aktualisht kemi depozita të mjaftueshme në minierat ekzistuese për të vazhduar me këto plane për 20 vjet. Në Vorkuta ka plot depozita të tjera që mund të shfrytëzohen më pas,” thotë një nër drejtuesit e një kompanie minerare.

Kritikët thonë se qymyrguri nuk u siguron një të ardhme të qëndrueshme komuniteteve ruse në Arktik.

“Qymyrguri nuk duhet të mbahet në përdorim për hir të qymyrgurit. Vëmendja duhet të përqëndrohet tek zhvillimi i qëndrueshëm socio-ekonomik,” thotë analistja Morgane Fert-Malka.

Disa po analizojnë vlerën turistike të Arktikut. Po shtohet interesimi tek bukuritë natyrore të kësaj zone të egër, për faunën interesante dhe komunitetet autoktone.

“Ata po krijojnë aktivitete të reja, qentë e racës husky që tërheqin slitat në akull, turizmi etnografik, turizmi i blegtorisë me drerët e stepave. Por këto aktivitete janë njëkohësisht kërcënim për mënyrën lokale të jetesës dhe ekuilibrin lokal. Banorët lokalë por edhe gjithë njerëzit në të gjithë botën, nga Indonezia në Majami, të gjithë prekemi nga këto zhvillime, pasi Arktiku ndikon tek mbarë globi,” thotë analistja Fert-Malka.

Kryebashkiaku i Vorkutës thotë se vetë mbijetesa e qytetit është në rrezik:

“Kemi plane gjigande për të ardhmen, por çdo gjë varet nga lidhja e fatit të qytetit me zhvillimin e Arktikut”.

Arktiku po shndërrohet me shpejtësi në një arenë strategjike. Kjo mund të sjellë ndryshime themelore për këto komunitete që luftojnë për mbijetesë në hapësirat e ngrira në veriun e largët rus.

/VOA/

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025
AKTUALITET

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
BOTA

Fitoi bashkinë e New Yorkut, por Mamdani nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA-së! Arsyeja

08:43 : 06/11/2025
Para

Çelësi që mund të hapë çdo dhomë hoteli në botë

TË GJITHA

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025

Fitoi bashkinë e New Yorkut, por Mamdani nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA-së! Arsyeja

08:43 : 06/11/2025

Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona

08:33 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com