Deputeti i mazhorances qeverisese, Erjon Brace, ngriti nje shqetesim dhe perdori nje term te drejte, perbindesh, ne lidhje me ate qe po ndodh ne bashkine e Tiranes. I nderuar deputet socialist, nuk kam si te mos ta vleresoj shqetesimin tend te drejte, megjithese te vonuar ne lidhje me perbindeshat.
E verteta eshte se perbindeshat po zene cdo hapesire dhe lulishte, po shkaterrojne historine, ndertesat simbole historike, po shkaterrojne infrastrukturen dhe po e bejne Tiranen xhungel te pabanueshme. I nderuar deputet socialist, ti ben mire qe kujtohesh per hallin tend dhe perbindeshin qe po te ha ty, por dije qe je i zgjedhur per te ruajtur njerzit nga perbindeshat qe perdite po i shqyejne, perbindasha qe i sheh cdo dite te ngrihen anekend Tiranes. Keto perbindesha perpine nje nga tre lulishtet qe i kishin mbetur Tiranes, lulishten prane ish parkut te autobuzeve. Keto perbindesha perpine kendin e vetem te lojrave per femije ne Tirane, prane rruges se Elbasanit.
Keto perbindesha po pergatiten te perpijne godinat historike te teatrove ne qender te Tiranes dhe pas tyre ka mbetur te mos cuditemi nese perpijne edhe ministrite dhe xhamine e Ethem Beut ne qender. Keto perbindesha shume shpejt do te perpijne Garden e Republikes dhe nje pjese te parkut te liqenit. Keto perbindesha perpine nje pjese tjeter te parkut te liqenit perballe Fakultetit Filiologjik. Keto perbindesha po pergatiten te perpijne parkun e dyte te vetem te mbetur ne Tirane, midis Pallatit te Kultures dhe 9-katesheve. Keto perbindesha ne miniature si kioska po pushtojne edhe parkun kryesor te Tiranes, Parkun Rinia. Keta perbindesha ne miniature si kioska, kane perpire trotuaret e Tiranes, dhe njeheresh kane perpire shume te varfer qe shisnin me pare ne keto rruge per te nxjerre buken e femijeve te tyre.
Keta perbindesha ne miniature po vazhdojne nderkohe punojne dhe pushtojne Kalane e Tiranes, potencialin kryesor historik dhe turistik te qytetit megjithese, shumica e njerezve nuk e dine qe Tirana ka kala, sepse mund te jete e vetmja kala ne kryeqytetet e botes, e cila nuk eshte objekt turistik, megjithese brenda saj akoma kane ngelur disa saraje, xhevaire turistike. Fatkeqesia e madhe eshte se askush nuk flet per keta perbindesha. Nuk flet njeri sepse keto perbindesha kane nje kryetar i cili quhet Erjon Veliaj, kryetar i perbindeshave qe perpijne Tiranen perdite.
Gjithashtu se keta perbindesha pervec se nje kryetar kane edhe ortak te tjere, ortake te tyre jane skllavopronaret oligarke qe po i pijne gjakun popullit shqiptar me monopolet dhe manipulimin e te zezes ne te bardhe dhe gjithashtu ortake te tyre jane edhe baronet e trafikut nderkombetar te droges, gjithashtu mbeshtetes te kryetarit te perbindeshave jane edhe organizatat gjysem mafioze nderkombetare majtiste te cilat e mbeshtesin mazhorancen me mediat nderkombetare, ambasadoret e tyre dhe manipulimin e opozites.
Skllavopronaret oligarke blejne opinionin duke e zbardhur te zezen e ndyre te kryetarit te perbindeshave Veliaj dhe kryetarit te Veliajt, Rama. Nuk flet njeri sepse ortake te ketyre perbindeshave jane pothuajse te gjithe mediat kryesore ne vend te cilet dita-dites nxjerrin kryetarin e perbindeshave bashke me disa servile te shitur rreth tij, duke mbjelle peme neper fshatrat dhe rrethinat e Tiranes dhe nuk nxjerrin ne televizionet e tyre, sesi lulishtet dhe hapesirat ne qendrat e banuara po perpihen perdite.
I drejtohem dhe nje here deputetit socialist Brace, me vjen mire qe fole po dije se ky eshte mandati i fundit qe merr si deputet sepse kryetari i perbindesha eshte parapercaktuar qe shpejt te perpije edhe kryetarin e tij Rama, keshtu qe ose vazhdo te flasesh ate qe eshte e drejte dhe e vertete, ose behu dhe ti konformist merr pjesen tende te tepsise dhe hesht. Tirana eshte e destinuar te shkaterrohet, akoma nuk kane dale burra qe ta marrim persiper shpetimin e saj dhe te Shqiperise. Mua dhe te tjereve qe jemi kunder perbindeshave, nuk na ngelet vetem te flasim ne menyre qe ata te shtyjne veprimet e tyre dhe mbase situata ndryshon.