• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputeti i Merkel zbulon kushtet e Gjermanisë për negociatat: Hetimet për Tahirin u parandaluan por…

15:15 : 30/04/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk duhet të hapen tani pa plotë- suar disa kushte. Në një intervistë, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm. Deputeti i CDUsë tregon edhe për debatin me Kryeministrin Rama në Komitetin për Çështjet Europiane të Bundestagut dhe refuzimin e darkës me të nga disa prej anëtarëve.

Ju keni qenë shpesh në Shqipëri dhe së fundmi keni pasur takime mbi Ballkanin Perëndimor në forumet tuaja, sidomos që kur Komisioni Europian dha rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si e shikoni prospektin e këtij aprovimi nga grupi juaj parlamentar dhe i gjithë Bundestagu bashkë me Qeverinë tuaj Federale?

Mendoj se kësaj here është e hapur. Ne po e diskutojmë këtë çështje në mënyrë intensive. Nga njëra anë, është e qartë që ne shohim se Shqipëria e ka një perspektivë europiane dhe do të na pëlqente ta shoqëronim vendin në një mënyrë pozitive. Nga ana tjetër, duhet të marrim parasysh që, edhe pse shumë ligje janë miratuar në fushën e prioriteteve thelbë- sore, zbatimi i tyre është ende i hapur apo në fazën fillestare.

Si pjesë e procesit të vetingut, vetëm pesë nga 800 gjyqtarë apo prokurorë janë kontrolluar deri tani. Kjo është shumë pak. Unë besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave më të larta dhe Apelit si dhe organet e mbikëqyrjes duhet të kalojnë vetingun përpara konferencës së parë mbi anëtarësimin. Gjithashtu, një reformë elektorale e bazuar në rekomandimet e OSBE-së, ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias duhet të zbatohet.

Të gjitha partitë politike në Shqipëri mbështesin negociatat me BE-në, por ato ndryshojnë në argumentim. Opozita thotë se negociatat duhet të korrigjojnë shkeljet në shumë anë, ndërsa qeveria thotë se është e bazuar në meritë dhe akuzon opozitën për sabotim nëpërmjet miqve të tyre politikë në Berlin dhe vende të tjera. Ju keni pritur z.Basha, liderin e PD-së dhe të opozitës së fundmi në Bundestag. Çfarë biseduat me njëri-tjetrin?

Lulzim Basha ka përshkruar situatën në Shqipëri nga këndvështrimi i tij, por kërkoi hapjen e negociatave të anëtarësimit. Megjithatë, ashtu si edhe me përfaqësues të qeverisë, unë identifikova qartësisht problemet që ka sot Shqipëria. Sigurisht, edhe ai e sheh faktin se në parim, në të pesta prioritetet thelbë- sore, për shembull në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka ende shumë pika të hapura. Edhe unë e bëra të qartë, se ne fillimisht duhet të shohim progres të dukshëm përpara se të hapim kapitullin e negociatave me Shqipërinë.

Kryeministri Rama ishte në Berlin këtë javë për të takuar Kancelaren Merkel, por edhe për t’u adresuar në Komitetin e Çështjeve Europiane. Cili është qëndrimi juaj mbi të?

Kryeministri Rama ka kërkuar aprovimin e hapjes së shpejtë të negociatave të anëtarësimit, sepse ai beson se vendi e meriton këtë në sajë të arritjeve të kaluara politike.

Ju keni ngritur çështjen e imunitetit “Tahiri” në Tiranë gjatë vizitës suaj të fundit në shkurt, duke shprehur kritika mbi mbrojtjen e tij nga shumica parlamentare e partisë në pushtet. A e ngritët përsëri këtë çështje me Kryeministrin dhe a jeni të kënaqur me shpjegimin? A mundet që kjo çështje të ndikojë në vendimin mbi negociatat?

Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar.

Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Ka pasur raportime se grupi juaj parlamentar CDU ka konsideruar disa sulme personale ndaj kolegut tuaj dhe Kryetarit të Komitetit, Gunther Krichbaum, të cilat sipas jush kanë ardhur nga media të lidhura me qeverinë Rama, dhe vendosën të refuzonin ftesën për darkë të Kryeministrit dhe gjithashtu të anulonin një udhëtim në Shqipëri. A mund të na e shpjegoni ju lutem?

Mënyra se si u sulmua kolegu im, Gunther Krichbaum, nga një pjesë e medias shqiptare është absolutisht e papranueshme. Konkurrenca politike nuk mund të bëhet në këtë mënyrë. Sipas informacioneve të mia, rastet e para të raportimeve kanë ndodhur në media të lidhura me qeverinë.

Me këtë informacion ne u përballëm me Kryeministrin Rama në takimin me Komitetin Europian në Bundestag. Rama u distancua nga këto raportime, por gjithashtu deklaroi se ai nuk ka lidhje fare me këtë. Pranimi i ftesës është vendosur nga secili anëtar i Parlamentit. Megjithatë, gjatë seancës së Komitetit të Çështjeve Europiane ne kishim mundësinë të flisnim intensivisht me Kryeministrin Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:05 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 17/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/06/2025
SPORT

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025
SHENDETI

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025
Para

Çfarë ndodh në shtëpinë e të arrestuarit për vrasjen e tregtarit në Kamzë? Mes lotëve, rrëfehet i ati i autorit

TË GJITHA

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:05 : 17/06/2025

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 17/06/2025

Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/06/2025

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com