• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Derdhet” beton edhe te Parku Rinia, mbi të do ndërtohet një kënd lojrash

13:13 : 26/04/2018
në AKTUALITET

Parku Rinia do të ribetonizohet nga Bashkia Tiranë. Bashkia ka planifikuar ngritjen e një këndi të madh lojrash si dhe disa lokale shërbimi në Park. Ato do të ndërtohen me të ashtuquajturin partneritet publik privat.

Në sqarimin që Bashkia ka bërë për një projekt vendim mbi kalimin e Parkut Rinia në administrim të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, i cili është në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të së enjtes së ardhshme, është pohuar se “Parku Rinia do të ketë parkun e vet të lodrave publike”.

Ndërkohë Bashkia ka filluar vendosjen e kioskave të shërbimeve të ushqimit të shpejtë në Park, sikurse njoftuam para disa ditësh.

Për t’i paraprirë transformimit rrënjësor të Parkut Rinia në një hapësirë të urbanizuar, Bashkia ka filluar një lojë fjalësh me qëllime propagandistike. Në sqarimet e projekt-vendimit është pohuar:

Parku Rinia ëshët një hapësirë që ofron shumë mundësi për aktivitete rekreative për të gjitha moshat…. Dhe vizitohet nga një numër i madh qytetarësh, dhe në ngjashmëri me shumë eksperienca ndërkombëtare hyn në kategorinë park dhe jo lulishte”.

Lexo edhe:

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

Pavarësisht emrit, Parku Rinia është quajtur administrativisht si “lulishtja e kompleksit qendror”, edhe pse nuk ka ndonjë përcaktim të prerë ligjor se çfarë është park dhe çfarë është lulishte. Por, Bashkia po tenton që të bëjë një dallim të tillë me synimin e qartë: duke e quajtur Parkun Rinia “park” dhe jo “lulishte”, ajo i jep mundësi vetes të ndërtojë në të “komplekse rekreative”.

Jo më kot në pohimin e mësipërm, ajo i referohet “përvojave ndërkombëtare”, çfarë është keqinformim dhe mashtrim i qëllimshëm, pasi nuk ka ndonjë përvojë ndërkombëtare që të ndajë ndonjë gjë në këtë aspekt. “Ndërkombëtarisht” një hapësirë si ajo e Parkut Rinia mund të jetë çdo gjë nga “hapësirë e gjelbërt publike” (ose “public green space” në anglisht), mund të jetë lulishte publike (ose “public garden” në anglisht) mund të jetë edhe park, që në botë përfshin çdo gjë që nga lulishte qindra metra katrore tek parqe prej dhjetra në mos qindra hektarësh.

Ështe qartë se Bashkia Tiranë përpiqet ta shesë si diçka moderne betonizimin e të fundit hapësirë të gjelbër në Tiranë, e cila bëhet në funksion të vizionit klientelist të qeverisë Rama. Pasi ka vendosur betonizimin me ndërtesa të larta të gjithë hapësirës mbas Bashkisë Tiranë deri tek ndërtesa e Hotel Piazza dhe të hapësirës mbas Ministrisë së Brendëshme deri tek Ndërtesat Infosoft dhe Eurocol—në një skemë korruptive dhe klienteliste që përfshin edhe tjetërsimin e tokës publike në favor të privatit—tani Bashkia Tiranë ka vendosur tjetërsimin edhe të Parkut Rinia nga një zonë e gjelbërt lulishteje në një zonë urbane argëtimi dhe lokalesh.

Nga dokumenti i përmendur më sipër mësohet se Bashkia ka për qëllim që të kthejë në zonë pedonale edhe Rrugën Myslim Shyri. Duket se ky vendim do të bëhet për të kompensuar shkatërrimin e rrugës së tanishme këmbësore të quajtur “pedonalja” nga kryqëzimi i Galerisë së Arteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ura e Tabakëve (duke kryqëzuar Rrugën Xhorxh Bush), e cila do të prishet për t’i hapur rrugë zhvillimit me ndërtesa të larta bllokun pas Teatrit Kombëtar. Exit.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
RAJONI

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025
Para

Ndryshon YouTube, lajm i mirë për të gjithë prindërit

TË GJITHA

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com