• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cilët ishin deputetët socialistë, që dolën kundër shembjes së Teatrit në 2002

20:32 : 26/04/2018
në AKTUALITET

Artistët ftojnë 140 deputetet e Parlamentit shqiptar t’u bashkohen pa dallim ngjyre për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar, e cila rrezikon të shembet, që në vend të tij të ngrihet një i ri, me koston e humbjes së afro gjysmës së hapësirës, në të cilën shtrihet.

Ata kërkojnë të përsërisin rastin e vitit 2002, kur më shumë se 50 deputetë të Kuvendit Popullor iu bashkuan nismës për të ndaluar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke kërkuar shpalljen “Monument kulture”.

Pas thirrjes së deputetit republikan, ish-drejtorit të TK-së, Neritan Alibali, firmosën peticionin deputetë të majtë e të djathtë si: Bamir Topi, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Sokol Olldashi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Vath Koreshi, Teodor Laço, por edhe Servet Pëllumbi, Limos Dizdari, Ilir Gjoni, Alfred Çaçi, Lekë Çukaj, Sabit Brokaj etj.

Shumë syresh nuk janë më deputetë, madje disa nuk jetojnë më, por artistët shpresojnë që ai rast të përsëritet. Ishte përfaqësuesi i SASE-s (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit), Kastriot Çipi, i cili gjatë takimit të radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, deklaroi se do t’u kërkohet të gjithë deputetëve të firmosin një peticion, pavarësisht se cilën parti përfaqësojnë. Çipi hodhi poshtë zërat se lëvizja e Aleancës për Mbrojtjen e TK-së është e nxitur nga politika.

Sipas tij, Aleanca është e hapur të takojë ministren e Kulturës dhe Kryeministrin, kurdo që ata do ta kërkojnë. “Ka njerëz në komunitetin tonë që ngrenë dyshime, me raste edhe akuza, se lëvizja jonë është e politizuar se ne kemi marrë takime edhe me eksponentë të politikës, kryesisht të opozitës. Përgjigjja jonë ka qenë dhe është e thjeshtë: ne nuk kemi refuzuar dialogun me askënd, ka qenë qeveria, Ministria e Kulturës që ka refuzuar dialogun. E deklaroj edhe njëherë që jemi të gatshëm të takojmë ministren e Kulturës dhe kryeministrin, kur dhe ku ata të duan. Kjo është një çështje politike, sepse duhet marrë një vendim politik, por nuk është një çështje partiake dhe ka një ndryshim të madh mes këtyre të dyjave”, tha Çipi.

Lexo edhe:

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

PETICIONI I ALIBALIT

Për të vërtetuar se lëvizja për mbrojtjen e TK-së nuk është partiake, Çipi u kthye më shumë se 15 vjet më pas, kur një shumicë deputetësh shqiptarë iu bashkuan nismës së Neritan Alibalit për të shpëtuar teatrin.

“Për të kuptuar ndryshimin mes tyre, mjaft të sjell një shembull që ne nuk e kemi harruar. Ishte viti 2002, që siç është bërë e njohur edhe për një publik më të ri në moshë, është propozuar për herë të parë shembja e Teatrit Kombëtar nga ish-kryetari i Bashkisë, sot Kryeministër. Në atë kohë nuk na thanë që jeni të ndikuar nga PD-ja që ishte në opozitë, ndonëse edhe atëherë bëmë peticion, edhe atëherë denoncuam këtë projekt, por në dallim nga tani, atëherë ka pasur një reagim të të gjithë deputetëve të Kuvendit, pavarësisht forcave të cilave u përkisnin.

firmat

Është rasti të falënderoj publikisht një zotëri me emrin Neritan Alibali, i cili ka qenë drejtor i teatrit Kombëtar në fillim të viteve ’90. Me sa kujtoj, është i vetmi drejtor që nuk vinte nga teatri, në kuptimin e ngushtë, por që mendoj se e ka dashur shumë këtë teatër dhe ka vazhduar ta dojë edhe më pas. Në vitin 2002 Neritan Alibali ka qenë deputet, përfaqësues i Partisë Republikane. Me nismën e tij ka filluar të mbledhë firma për një peticion drejtuar Kryeministrit të kohës, Pandeli Majkos, përmes të cilit kërkohej shpallja e kësaj ndërtese, “monument kulture”.

Këtë peticion e kanë firmosur të majtë dhe të djathtë”, tregon Çipi. Duke aluduar mbi mënyrën se si sot hartohen listat e kandidatëve për deputetë, sistemin e votimit dhe besueshmërinë që këta të zgjedhur kanë në elektorat, Çipi u shpreh: “Dua të them që, kur deputetët vinin të zgjedhur nga vota e popullit, pra me votim mazhoritar në zona, kishin më shumë dinjitet personal, ndienin më shumë sens përgjegjësie dhe llogaridhënieje përballë atyre që u kishin marrë votën. Këta njerëz kishin autonomi. Nuk them se duhet të binin ndesh me interesat e partisë, në përbërje të së cilës ata ishin, ama kishin dinjitet personal dhe firmosën një dokument që mund të mos u pëlqente kryetarit të atëhershëm të bashkisë, që i takonte së njëjtës parti.

Njëkohësisht nuk i thanë kolegut Alibali: nuk të votoj sepse ti je i opozitës, je deputet i Partisë Republikane. Nuk e di se përse sot kjo çështje duhet të politizohet në sensin partiak të fjalës. Ne do t’u bëjmë një ftesë të gjithë këtyre njerëzve që kanë firmosur peticionin në vitin 2002, ta përsërisin dhe do t’u bëjmë një kërkesë të 140 deputetëve të Kuvendit, pa asnjë dallim, të firmosin këtë peticion. Do t’i ftojmë të gjithë, pavarësisht forcës politike në të cilën ata militojnë.

Qëndrimi i tyre do të tregojë se sa qytetarë janë ata dhe sa e vënë Shqipërinë mbi partinë apo partinë para Shqipërisë. Kjo është një zgjedhje personale, në dinjitetin personal të secilit”, tha regjisori. Sipas Çipit, partitë nuk do të arrijnë dot ta kontrollojnë lëvizjen, që synon të shpëtojë nga shembja godinën e Teatrit Kombëtar.

“Ne nuk jemi përfshirë në një çështje partiake dhe partitë nuk e kontrollojnë këtë lëvizje. Partitë kanë vetëm një shans, të mbështetin këtë nismë qytetare që është në dinjitetin e tyre, por ta harrojnë se mund ta kontrollojnë këtë lëvizje”, tha ai.

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025
BOTA

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025
BOTA

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Sa herë takon Ramën, aq më shumë vota i japin”/ Lapaj: Distancohem nga Soros, nuk më ftoi në dasmë

22:06 : 17/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 59 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

21:54 : 17/06/2025
AKTUALITET

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

21:52 : 17/06/2025
Para

Ekzekuton bashkëshorten, arrestohet burri. Emri

TË GJITHA

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025

“Sa herë takon Ramën, aq më shumë vota i japin”/ Lapaj: Distancohem nga Soros, nuk më ftoi në dasmë

22:06 : 17/06/2025

Ushtria izraelite vret 59 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

21:54 : 17/06/2025

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

21:52 : 17/06/2025

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

21:44 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com