• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

HEC-et në kanionet e Osumit, koncesionari sfidon kryeministrin në gjykatë

15:58 : 25/04/2018
në AKTUALITET

Ndërtimi i tre HEC-eve mbi kanionet e Osumit nuk është një çështje e mbyllur, edhe pse kryeministri Edi Rama ka premtuar se në këtë zonë nuk do të ndërtohet asnjë HEC.

Vendimi për prishjen në mënyrë të një anshme të marrëveshjes koncesionare me kompaninë  “HP Bigas-Veleshnje Energy” ka përfunduar në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Më 18 prill 2018 gjyqtarja Afërtita Maho ka pranuar kërkesë padinë e paraqitur nga kompania për të shqyrtuar në themel të gjitha aktet administrative që çuan në vendimin e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe të disa institucioneve në vartësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për prishjen e kontratës.

Megjithatë, në seancën e mbajtur me 18 prill, gjyqtarja ka rrëzuar kërkesën e kompanisë për pezullimin e të gjitha procedurave administrative, ndërkohë që mbahet shqyrtimin gjyqësor i vendimeve të ndërmarra nga institucionet e qeverisë Rama.

Në janar të këtij viti publikimi i vendimeve për ndërtimin e HEC-eve në një nga zonat më tërheqëse për turizmin e aventurës në vend, ngjalli reagimin e opinionit publik dhe të organizatave mjedisore, të cilat denoncuan se ka pasur ‘falsifikime’ të dokumenteve shtetërore të projektit koncesionar .

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Nën presionin e opinionit publik, kryeministri Edi Rama deklaroi  se do të anulojë projektin e HEC-eve dhe la të kuptohej se manipulimi i dokumenteve ishte zbuluar pas miratimit të lejes së tyre, e zbardhur në mbledhjen e 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Menjëherë pas kësaj, Ministria e Energjetikës nisi procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të cilët sipas aktivistëve mjedisorë përbënin rrezik për kanionet e lumit Osum.

Akt-Padia kundër qeverisë

I përfaqësuar nga një prej studiove ligjore më të rëndësishme në vend,  “Haxhia dhe Hajdari”,  Anxhelo Feta ia ka dalë të bindë gjykatën administrative të shqyrtojë në themel një nga çështjet më të ndjeshme mjedisore të këtij fillim-vitit, atë të ndërtimit të hidrocentraleve “Bigas 1”, “Bigas 2” dhe “Veleshnje”, në pellgun ujëmbledhës “Përroi i Bigasit” në Skrapar.

Kompania “HP Bigas-Veleshnje Energy”  i është drejtuar Gjykatës Administratave në Tiranë duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të vendimit  të Ministrisë së Energjisë  dhe Infrastrukturës për prishjen në mënyrë të njëanshme të kontratës koncesionare.

E paditur është edhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit si dhe Ministria e Mjedisit,  për revokimin e lejes mjedisore për hidrocentralet, vendim ky që u morr pas konstatimit të parregullsive në dokumentet e lejes koncesionare, që kanë të bëjnë me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, VNM.

Sipas Ministrisë së Mjedisit VNM-ja nuk është e saktë për sa i përket sasisë së ujit që do të përdoret  dhe koordinatat e ndërtimit të HEC-eve.

Pretendimet e ngritura nga institucionet shtetërore janë kundërshtuar nga koncesionari me argumentin se të gjitha dokumentet janë certifikuar prej tyre.

Në aktpadinë, një kopje të së cilës BIRN e disponon, kompania insiston se ndërtimi i hidrocentraleve nuk  prek zonat e mbrojtura mjedisore.

“Në vijim të  detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e  koncesionarit janë kryer të gjitha studimet dhe verifikimit e nevojshme lidhur me statusin e zonës ku do të ndërtohen HEC-et. Në përfundim, në vitin 2015  Ministria e Zhvillimit Ekonomik  e Turizmit dhe Sipërmarrjes  ka konfirmuar se ndërtimi i tyre nuk prek zonat  e mbrojtura,” thuhet në akt-padi, sipas së cilës këto konkluzione janë miratuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Kompania akuzon se vendimet për revokimin e lejes mjedisore e për pasojë nisjen procedurave nga ana e Ministrisë së Energjisë për prishjen në mënyrë të njëanshme të kontratës koncesionare janë të paargumentuara dhe në mungesë të një hetimi administrativ.

“Pala e paditur nuk ka kryer asnjë  hetim të mirëfilltë dhe nuk ka argumentuar asnjë moment se ndryshimet e pretenduara të projektit shkaktojnë dëme të rëndësishme negative në mjedis,” argumentohet në akt-padi.

Kompania pretendon  se edhe çështja më e debatuar e koordinatave  të përdorimit të ujit nuk rezulton të jetë e konstatuar në asnjë dokument zyrtar.

“Pretendimet e palës së paditur bazuar në shkresën e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura se nga ana e koncesionarit ka pasur shkelje të koordinatave të dhëna në lejen e Këshillit Kombëtar të Ujit, duke devijuar vijën e shkarkimit, nuk rezultojnë të konstatuara në asnjë akt procesverbal që ti jetë njoftuar koncesionarit. Madje as vetë pala e paditur nuk përmendet që të ketë kryer  inspektim apo ri-inspektim  për  të verifikuar apo konstatuar rrethanat e faktit,” vijon më tej kërkesë-padia, nëpërmjet së cilës kërkohet pavlefshmëria absolute e të gjitha veprimeve administrative që erdhën si rezultat i revokimit të lejes mjedisore.

Edison Konomi, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nuk pranoi t’i komentojë pretendimet e paraqitura në Gjykatën Administrative nga kompania koncesionare.  “Deri sa çështja është në gjykatë unë nuk mund të komentoj asnjë veprim administrativ që ne kemi ndërmarrë. I takon gjykatës të vlerësojë masat tona,” tha  për BIRN kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Konomi nuk komentoi as kërkesën e ribërë nga kompania  koncesionare për të siguruar nga ky institucion një tjetër leje mjedisore.

Ndërsa Ministrisë së Energjisë i tha BIRN se vendimet e saj kanë qenë thjeshtë në zbatim të procedurave administrative, që kanë ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Agjencisë së Kombëtar te Mjedisit dhe Ministrisë e Turizmit dhe  Mjedisit.

Ishte Agjencia e Zonave të Mbrojtura e cila vendosi më 15 shkurt 2017 revokimin e lejes mjedisore për hidrocentralet ‘Bigas 1’ dhe ‘Bigas 2,’ për shkak të parregullsive të konstatuara në dokumentet e lejes koncesionare, që kanë të bëjnë me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

“Në këto kushte, në ndjekje të detyrimeve ligjore, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit. Në rast se kompania siguron një leje mjedisore, sigurisht që është e lirë të vijojë procedurat zhvillimore të marrëveshjes koncesionare, por deri më tani një dokument i tillë nuk është paraqitur në institucionin tonë,” tha Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet një zëdhënësi.

Kush i miratoi HEC-et?

Projekti koncesionar për ndërtimin e dy hidrocentraleve Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje u miratua fillimisht në shtator 2013, kur qeveria e udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha ndodhej në ditët e fundit në detyrë. Me të marrë timonin e qeverisë, Rama premtoi anulimin e të gjitha lejeve që Berisha firmosi në fund të mandatit duke i cilësuar ato si korruptive.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se HEC-et mbi lumin Osum jo vetëm që nuk u anuluan, por morën miratimin e disa enteve në varësi të qeverisë “Rama”.

Ministria e Energjisë vijoi procedurat për ndryshimin e kontratës fillestare të kompanisë HP Bigas-Veleshnje Energy, duke e ndryshuar kapacitetin nga 0.5 në 1.2 mega. Kjo solli edhe bashkimin e dy HEC-eve Bigas 1 dhe Bigas 2, ndërsa kontrata e re u nënshkrua nga ministria e Energjisë më 16 maj 2016.

Projekti mbërriti më pas në Këshillin Kombëtar të Territorit, ku u miratua në 12 dhjetor 2017. Ai u mbajt i fshehtë dhe nuk u botua as nga qeveria dhe as nga KKT.

Në janar të këtij viti, publikimi i vendimeve të qeverisë Rama për ndërtimin e HEC-eve, në një nga zonat më tërheqëse për turizmin në  vend, ngjalli reagimin e opinionit publik dhe organizatave mjedisore, të cilat denoncuan se ka pasur ‘falsifikime’ të dokumenteve shtetërore të projektit koncesionar  të  kompanisë  “HP Bigas-Veleshnje Energy”.

Nën presionin e opinionit publik, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të anulojë projektin e HEC-eve, një vendim që u sfidua nga kompania koncesionare në gjykatë. Seanca e rradhës për HEC-et e Osumit do të mbahet ne Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë me datë 8 maj.

BIRN

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

VIDEO/Policia aksion për furgonët që transportojnë nxënës, ndëshkohen dhjetëra shoferë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com