Pas plgaosjes së një 22 vjeçari i cili nuk ka dhënë asnjë detaj mbi atë se çfarë ka ndishur hapin sërish dyshimet për situaten në Elbasan. Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë të hënë qytetin e Elbasanit, ku i plagosur ka mbetur një 22-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, dhe ku i plagosuri është identifikuar si i riu Xhon Rusta.
Ai është është dërguar në spitalin e qytetit rreth orës 18:50, ku mësohet paraprakisht se është jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani motivet dhe rrethanat e ngjarjes kriminale mbeten të paqarta, shpjegonte policia te hënen në darkë, teksa nga verifikimi i kryer rezulton se 22-vjeçari është person me precedent të mëparshëm kriminal i dënuar për tentativë vrasje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me përplasjen e bandave në këtë qytet.