• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dy zonjat e Drejtësisë dhe “financieri” i Habilajve në mes

09:15 : 24/04/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, janë ritakuar pak muaj pasi të dyja bashkë u përfshinë në skandalin e ekstradimit të paligjshëm të Nezar Seitaj, i njohur si “financiari” i bandës së narkotrafikut “Habilaj”, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjonaj, në emër të Këshillit të Ministrave, prezantoi të hënën para drejtuesve të Prokurorisë prioritetet e qeverisë për vitin 2018 në luftën kundër kriminalitetit. Në këtë takim, ministrja e Drejtësisë është shprehur se “Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare”.

Ky prioritet i qeverisë përputhet edhe me kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin e Shqipërisë. Në fjalën e saj para prokurorëve, përfaqësuesja e qeverisë shprehu pakënaqësinë për angazhimin jo në nivelin e duhur të Prokurorisë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Dhe në fakt, ka të drejtë, pasi njëri prej rasteve më domethënës të korrupsionit dhe krimit të organizuar është hetimi në zhvillim, por me ritme të ngadalta, ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai, i cili konsiderohej si njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama, dyshohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprat penale të “korrupsioni pasiv të zyrtarëve të lartë…” dhe “bashkëpunim në trafik lëndësh narkotike…”. Pra, për dy veprat, për të cilat ministrja e Drejtësisë kërkonte nga Arta Marku dhe stafi i saj të impenjohen më shumë. Por, natyrisht….jo për rastin “Tahiri”.

Për hetimin ndaj tij, ministrja e Drejtësisë dhe Kryeprokurorja e Përkohshme morën masat e nevojshme për të dëmtuar veprimet proceduriale të prokurorëve. Me firmën e dy zonjave u realizua ekstradimi në mënyrë të paligjshme i “financierit” të Habilajve, Nezar Seitaj, i cili u arrestua në bazë të një urdhër-ndalimi të Prokurorisë për Krime të Rënda Shqiptare.

Nezar Seitaj ishte një prej njerëzve më të besuar të kapo-bandës “Habilaj”. Vëllezërit Habilaj nga Vlora janë kushërinj të Saimir Tahirit dhe prokuroria ka dyshime të forta se ish-ministri i Brendshëm, duke shfrytëzuar postin e tij, ka ndihmuar këtë bandë të trafikonte tonelata hashashi nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Disa anëtarë të bandës janë arrestuar dhe gjenden në gjykim në Katania të Italisë. Ndërkohë, Prokuroria Shqiptare, pas arrestimit të Nezar Seitaj, shpresonte se do të siguronte të dhëna të plota për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafik narkotikësh. Por, në momentin kur prokurorët shqiptarë menduan se bindën Seitajn që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, realizohet një ndërhyrje nga “forca madhore”, tërësisht në kundërshtim me ligjin.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kishte marrë edhe viston zyrtare nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, nënshkruan ekstradimin e “financierit” të Habilajve drejt Italisë. Në këtë mënyrë, prokurorëve shqiptarë iu hoq nga duart një njeri shumë i rëndësishëm për hetimin.

Pas publikimit të këtij skandali, kryeprokurorja e përkohshme, pavarësisht se e përfshirë në këtë veprim të paligjshëm, urdhëroi kryeprokuroren e Durrësit, Donika Prela, për të nisur hetimin për ekstradimin e Nazer Seitaj. Dhe, shefja e prokurorisë së Durrësit po zhvillon hetime….ndaj prokurorëve që kanë ende nën hetim Saimir Tahirin dhe bandën e Habilajve në Shqipëri.

Pra, Prokuroria e Durrrësit nuk po kryen asnjë hetim, përkundrazi, është angazhuar në mbrojtjen totale për veprimet e shefes së saj, Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Dhe, sot, pas këtij ekstradimi të paligjshëm, Etilda Gjonaj dhe Arta Marku flasin para prokurorëve për rëndësinë e zbatimit të ligjit, përmbushjen e prioriteteve, etj, etj.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Plagosja e 22-vjeçarit në Elbasan, ja dyshimet e policisë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com