• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegia e fabrikës së mbetjeve urbane, pse po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme

22:45 : 24/04/2018
në AKTUALITET

Brenda mureve që deri të dielën në mëngjes rrethonin fabrikën e riciklimit të mbetjeve urbane, dje kishte mbetur vetëm një masiv i madh hekurash. Aromë e rëndë, ajër i ndotur, tym e gazra që çlirohen nga disa vatra zjarri ende të pashuara, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë. Kjo ishte panorama e djeshme në Kashar.

Zjarri masiv e reja e madhe e zeze që u përhap me shpejtësi në të gjithë Tiranën, nuk kaloi pa dëme. Nuk pati të plagosur dhe as viktima, por siç parashikojnë specialistët e Shëndetit Publik, ajri i ndotur nga toksinat mund t’i japë pasojat në vazhdim.

Ndonëse në një zonë periferike të Tiranës, vendi ku ndodhej fabrika e shkrumbuar e riciklimit të mbetjeve ndodhet pranë dhjetëra banesash, biznesesh e disa rrugëve kryesore të qytetit. Banorët janë të frikësuar për pasojat që do të ketë në të ardhmen nga tymi i zi i qindra tonëve plastikë që u përhap mbi shtëpitë e tyre.

Janë të vetëdijshëm për pasojat, por askush nuk preferon të flasë për atë që ndodhi. Kjo, edhe për arsye se shumica prej banorëve të zonës e kanë nga një pjesëtar familjeje të punësuar aty. Ose e kishin, se tashmë vendi i tyre i punës është kthyer në një mal hekurishtesh, bloze dhe hiri plot lënë kimike.

FABRIKA

Lexo edhe:

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Dhjetëra forca zjarrfikëse, dy ditë më parë, luftuan me flakët për 9 orë derisa arritën të shuanin flakët e dje disa të tjerë po fiknin ato pak vatra që kishin mbetur ende nën rrënoja. Disa vatra zjarri vijuan të jenë aktive edhe gjatë ditës së djeshme në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit. Dje nuk kishte më rrezik, por puna e zjarrfikësve ishte të mbanin nën kontroll ato vatra që kishin mbetur, në mënyrë që të mos ndodhte asnjë incident.

Ndërsa të dielën situata ishte shumë ndryshe, dhjetëra zjarrfikëse rrezikuan jetën e tyre në luftë me flakët, në mënyrë që të shmangnin ndonjë ngjarje të përmasave edhe më të mëdha. Por në të njëjtin vend, ata kanë shkuar edhe më parë, për të njëjtën arsye. E megjithatë, asnjë masë nuk ishte marrë për të parandaluar atë që ndodhi të dielën. “Ky subjekt është ndëshkuar me gjobë për mosplotësim të kushteve të sigurimit ndaj zjarrit dhe vitin e kaluar ka pasur një rast të tillë”, deklaroi dy ditë më parë nga vendngjarja Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit, Zjarrfikësja Tiranë.

HETIMI

Fabrika e riciklimit të mbetjeve urbane në zonën e Kasharit u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës, duke rrezikuar edhe banesa e biznese të tjera pranë saj. Zjarri masiv u përhap me shpejtësi dhe flakët shkrumbuan qindra tonë plastikë, që përhapën tym toksik në zonat përreth autostradës Tiranë – Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe forca të shumta zjarrfikëse luftuan me flakët për të paktën 9 orë, derisa arritën të shuajnë zjarrin. Pasi zjarri u vendos në kontroll, vijoi puna për shuarjen e plotë. Fabrika që kishte si qëllim riciklimin e mbetjeve urbane, jo vetëm të Tiranës, të dielën u kthye në ndotësen më të madhe.

Reja shumë toksike që u prodhua nga djegia e plastikës është përhapur në gjithë kryeqytetin. Mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër, sepse, në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.

Paraprakisht, procedimi është regjistruar si ngjarje aksidentale, por burimet thanë se kanë dyshime të arsyeshme që ngjarja mund të ketë qenë edhe e qëllimshme. Përveç zjarrfikësve dhe forcave të Policisë, që ishin dje në vendin e ngjarjes për të kryer hetime rreth shkaqeve, nuk ndodhej asnjë përfaqësues nga Inspektorati i Mjedisit apo i Institutit të Shëndetit Publik, për të parë nga afër nivelin e ndotjes e pasojat që mund të ketë në shëndetin e banorëve.

Lajme të lidhura

BOTA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026
BOTA

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

21:09 : 03/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

20:54 : 03/07/2026
BOTA

Atentati ndaj Donald Trump/ Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

20:40 : 03/07/2026
BOTA

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore

20:27 : 03/07/2026
AKTUALITET

” O legen dil këtu në bulevard”/ Protestuesit “i kthejnë reston” Ramës: Fu*k You!

20:16 : 03/07/2026
Para

I vë flakën lokalit dhe bllokon daljen, 18 të vdekur

TË GJITHA

Forbes: Ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara!

21:18 : 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

21:09 : 03/07/2026
Foto ilustruese

Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

20:54 : 03/07/2026

Atentati ndaj Donald Trump/ Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

20:40 : 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore

20:27 : 03/07/2026

” O legen dil këtu në bulevard”/ Protestuesit “i kthejnë reston” Ramës: Fu*k You!

20:16 : 03/07/2026

Fluks makinash drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në Elbasan

20:03 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişgalabetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetinterbahisMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş