• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, qeveria përfshin dhe…

08:38 : 21/04/2018
në EKONOMI

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar ku përcakton mes të tjerash edhe një herë se profesionet e lira përfshihen në skemë nga qarkullimi zero.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në pikën 2 të vendimit.

Për shumicën e profesionistëve të lirë ky vendim nuk sjell asnjë ndryshim dhe vendimi lidhet më shumë me përfshirjen edhe një herë të avokatëve në skemë duke nisur nga xhiroja zero.

Këta të fundit deri më 1 prill ishin jashtë saj nëse qarkullimin vjetor e kishin deri nën 5 milionë lekë.

Më 29 dhjetor 2014, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’” të ndryshuar.

Lexo edhe:

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

Në këtë vendim, në nenin 11 bëhen dy përcaktime, së pari që kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është qarkullimi prej 5 milionë lekësh në vit, përveç rasteve që përcaktohen në pikën 2 të nenit.

Pikërisht kjo pikë përcakton një listë me të paktën 18 kategori që TVSH-ja u fillon nga zero pavarësisht xhiros.

“Personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në është zero dhe të gjithë janë persona të tatueshëm të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit” thuhet në vendim.

Në korrigjimin që qeveria bëri vitin e kaluar, në vendimin 953, përcaktohet kufiri i ri minimal për regjistrimin në TVSH që është 2 milionë lekë, ndërkohë që profesionet e lira deklarojnë nga zero me përjashtim të avokatëve të cilët e fituan këtë të drejtë kur Dhoma Kombëtare e Avokatëve ankimoi ligjin në Gjykatën e Lartë.

Në korrik, kjo e fundit vendosi për rrëzim të pjesshëm, duke i dhënë të drejtë avokatëve në ankesën e tyre.

Në argumentin e Gjykatës rreshtoheshin disa pika, ku mes të tjerave fakti që Këshilli i Ministrave nuk ka kompetencën për të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal.

Gabimin e bërë në vendimin e mëparshëm që u rrëzua pjesërisht nga Gjykata e Lartë, qeveria e korrigjoi në ndryshimet që i bëri ligjit për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” që ishte pjesë e paketës fiskale. Tashmë pika 2 e nenit 117, në ligjin për TVSH-në, është riformuluar duke i lënë atributet e përcaktimit të kategorive dhe kufirit Këshillit të Ministrave.

“Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në, rastet e përjashtimit apo kufiri minimal i regjistrimit për kategori të veçanta, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligj.

Ky përcaktim i ri rrëzon argumentin e mbrojtjes së avokatëve në Gjykatën e Lartë. Ndaj avokatët qëndruan jashtë TVSH-së deri më 1 prill 2018 nëse kishin qarkullim më të vogël se 5 milionë lekë, por tashmë kanë nisur regjimin njëlloj si 16 grupet e tjera.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025
AKTUALITET

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025
Para

VIDEO/Shpejtësi dhe alkool, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë

TË GJITHA

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com