Pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka reaguar ish-rektoti dhe njëkohësisht dekani i ekonomikut Dhori Kule.
Kule shprehet i gatshëm për nisjen e hetimeve dhe që trë bëhen verifikimet e nevojshme të cilat do të zbardhin të vërtetën. Ish-rektori shprehet se ai nuk është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tij dhe se lajmin se ai është nën hetim e ka mësuar nga mediat.
Sipas tij, hetimet duhet ti shërbejnë Universitetit të UT dhe zhurma të mos shtrembërojë realitetin duke krijura ngërçe të panevojshme.