Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, takim sekret me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raporton BBC. Sipas mediave amerikane, takimi mes Pompeo dhe Kim Jong-un u zhvillua gjatë fundjavës së pashkëve në Korenë e Veriut
Takimi u zvhillua në kuadër të përgatitjeve për bisedimet e drejtpërdrejta mes presidentit Trump dhe Kim Jong-un. Më parë Trump pranoi se SHBA-ja kishte pasur bisedime në nivele të larta me koreanët, ndërkohë që shprehet nga Florida se: “Ne kemi pasur bisedime të drejtpërdrejta, në nivele jashtëzakonisht të larta”