• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si merret shtetësisë amerikane në Majami

18:36 : 15/04/2018
në BOTA

Klima e butë, era e ngrohtë e oqeanit, dinamika e jetës së natës prej vitesh e ka bërë Majamin një destinacion të preferuar turistik për evropiano-lindorët. Por kohët e fundit shumë prej atyre që vijnë këtu nuk nisen thjesht nga dëshira për plazh, por për shumë gra ruse e ukrainase, udhëtimi drejt Floridës bëhet me qëllimin që të lindin në këtë shtet, duke u ofruar fëmijëve shtetësinë amerikane.

Kseniya Popova ka ardhur në Majami nga Vladivostoku. Por Kseniya nuk ka bërë dy ditë rrugë nga Rusia lindore thjesht për të shijuar restorantet e plazhin e Majamit. Ajo ka ardhur bashkë me bashkëshortin për të lindur këtu vajzën, Taisiya.

“Gjithmonë kam dashur ta lindja fëmijën në Shtetet e Bashkuara. E kisha pikësynim. Sapo ngela shtatzënë, bashkë me burrin pamë se ku do të vinim dhe zgjodhëm Majamin. Plot shoqe të mia kanë bërë të njëjtën gjë. Këtu i ke të gjitha: motin e mirë, shërbimin cilësor për shëndetin dhe shtetësinë”.

Çdo fëmijë që lind në Shtetet e Bashkuara merr automatikisht shtetësinë amerikane. Po ashtu është plotësisht e ligjshme të vish në Shtetet e Bashkuara thjesht për të lindur fëmijën këtu. Nailya Valieva ka themeluar kompaninë “Happy Baby” një ndër shumë biznese që ndihmojnë çiftet të përgatisin dokumentet dhe të zgjedhin mjekun e të gjejnë apartament:

Lexo edhe:

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

“Nuk është e paligjshme të vish në Majami për të lindur fëmijën. Shumë njerëz e konsiderojnë kujdesin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara si më të mirin në botë, klima është fantastike, nënat gjejnë këtu çdo gjë që u nevojitet, gjërat ecin lehtë”.

Këtë mendim kanë edhe nënat e reja. Ato thonë se e bëjnë këtë udhëtim të gjatë e të kushtueshëm pasi duan kujdes shëndetësor me cilësi të lartë dhe një mentalitet më pozitiv për lindjen:

“Shtatzania shihet si sëmundje (si gjendje patologjike) në Rusi. Duhet të shkosh për vizita të panumërta te mjeku, të bësh një milion analiza. Këtu në Shtetet e Bashkuara është më lehtë. Bën një sonogram, dëgjon rrahjet e zemrës së foshnjës, pastaj je e lirë deri kur vjen koha për vizitën tjetër,” thotë Katerina Khramova, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të lindur fëmijën.

Olga Sukhanova nga Moska vendosi të bënte një fëmijë tjetër kur vajza që kishte mbushi 20 vjeç.

“E linda me operacion. U impresionova nga mënyra se sa të koordinuar dhe kompetentë ishin mjekët”.

Remberto Santos është mjek obstetër nga Kuba me një karrierë 23 vjeçare në spitalet e Majamit. Ai thotë se gjysma e pacienteve të tij janë nga Evropa Lindore:

“Pacientet nga Rusia dhe Ukraina e durojnë më shumë dhimbjen. Disa prej tyre kërkojnë anestezi gjatë lindjes, por shumica preferojnë lindje të natyrshme”.

Gratë aplikojnë për një vizë turistike. Për të marrë vizën u duhet të kenë një biletë me kthim që tregon se kur do të largohen nga Shtetet e Bashkuara, si dhe një deklaratë nga banka që tregon sa para kanë në llogari:

“U duhet të dëshmojnë se amerikanët nuk do të paguajnë nga taksat e tyre për të mbuluar koston mjekësore për lindjen,” thotë Nailya Valieva.

Zakonisht vizat janë tre mujore. Gratë vijnë në Shtetet e Bashkuara afro një muaj para datës së lindjes, dhe pas lindjes së foshnjes qëndrojnë edhe një muaj tjetër. Ky turizëm për shtetësinë e fëmijës kushton rreth 20 mijë dollarë, por kostoja nuk i dekurajon ata prindër që duan rehatinë e Majamit në pritje dhe gjatë lindjes, para se të kthehen në atdhe me një shtetas të ri amerikan.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026
AKTUALITET

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

16:17 : 13/06/2026
SPORT

Sekretet e kuzhinës në Botërorin 2026: Çfarë konsumojnë kampionët para se të zbresin në fushë

16:01 : 13/06/2026
BOTA

Ekuadori ul çmimin e birrës me më shumë se 20% gjatë Kupës së Botës

15:45 : 13/06/2026
Para

Raketat mbi Siri dëshmojnë forcën apo dobësinë e Perëndimit?

TË GJITHA

Gratë në Shqipëri mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës

17:14 : 13/06/2026

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026

Arrestimi i Ilir Shtufit, reagon policia greke: U lokalizua në një hotel

16:35 : 13/06/2026

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

16:17 : 13/06/2026

Sekretet e kuzhinës në Botërorin 2026: Çfarë konsumojnë kampionët para se të zbresin në fushë

16:01 : 13/06/2026

Ekuadori ul çmimin e birrës me më shumë se 20% gjatë Kupës së Botës

15:45 : 13/06/2026

‘Shkëndija e protestës përhapet në Diasporë’/ Shqiptarët e Gjermanisë tubim kundër Ramës

15:35 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetjojobetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet