Reperja e famshme Nicki Minaj i ka dhënë fund pritjes duke u rikthyer në muzikë me dy projekte të reja muzikore.
“Barbie Tingz” dhe “Chun Li” janë këngët më të reja që u publikuan vetëm në versionin audio. Kënga e parë ishte një diss për të gjitha femrat që mundohen ta imitojnë. Mendohet që këto dy projekte do përfshihen në albumin e rradhës që do të vijë në treg shumë shpejt.
Ajo së bashku me Cardi B janë reperet më të njohura në Amerikë që po sjellin hite të mëdha. Nuk ekziston një konkurencë mes tyre pasi e mbështesin artin e njëra-tjetrës. Kujtojmë se kanë sjellë dhe bashkëpunimin ‘Motorsport’ para pak muajsh që rezultoi tepër i suksesshëm.