Për herë të parë në historinë e Kuvendit shqiptar, mazhoranca përjashton ministrin e saj për 10 ditë nga Kuvendi.
Kjo ndodhi sot me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, i cili është parë sot gjatë tensioneve në Kuvend, të qëllojë me ujë deputetët e mazhorancës.
Pas mbylljes së seancës, ministri Bushati reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh i keqeardhur për reagimin e tij, që e cileson instiktiv, që ishte sikunder thote, reagim ndaj “agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!”