Kasi Bannet, e dashura prej 5 vitesh e sprintierit Usain Bolt ka tërhequr shumë vëmendje në karnavalet e Xhamajkës.
26-vjeçarja për më tepër ka publikuar një foto tepër joshëse, ku duket e veshur me një kostum banjoje metalik me rripa dhe me krahë të bardha. Bukuroshja mund të ngatërrohej shumë lehtë me një engjëll të “Victoria’s Secret”.
Karnavalet vjetore në Xhamajkë, që zhvillohen në Kingston dhe zonat e resortit “Ocho Rios”, nisin në Janar dhe përfundojnë në Prill.