Pekini do të vendosë 25 përqind tarifa tregtare ndaj 106 produkteve të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë sojë, makina dhe lëng portokalli.
Veprimi hakmarrës vjen pasi Shtetet e Bashkuara publikuan një listë prej rreth 1,300 produkteve kineze të cilat planifikon të goditen me një tarifë prej 25 përqind.
Shtëpia e Bardhë tha se tarifa e propozuar e importeve ishte një përgjigje ndaj praktikave të padrejta të bëra nga Kina, të cilat lidhen me të drejtat e pronësisë.
Taksat e Shteteve të Bashkuara targetojnë artikuj si produktet mjekësore, televizionet dhe motoçikletat.
Në përgjigje, ministria kineze e financave tha se do të vendoste 25 përqind tarifa mbi kimikatet amerikane, disa lloje të avionëve dhe produkteve të misrit.
Produktet e synuara nga tarifat shënonin vlerën e 50 miliardë dollarëve në vitin 2017-të, sipas një deklarate të veçantë nga ministria kineze e tregtisë.
Tarifat shtesë do të vendosen edhe në produkte të tilla si uiski, puro dhe duhan, disa lloje të viçit, lubrifikantë, dhe produkte të tjera plastike, shpjegoi ministria e financave.
Lëngu i portokallit të SHBA, produktet e pambukuk, disa lloje gruri, kamionë si edhe automjete të caktuara elektrike, gjithashtu do t’i nënshtrohen detyrimeve të reja, shtoi ministria.