Ylli i NFL, Von Miller ka përfunduar nën një hetim pasi ka kapur një peshkaqen me litar ndërsa shijonte pushimet.
Ai me disa miqtë e tij shkuan për peshkim në Miami dhe kapën një peshkaqen rreth 3 metra të gjatë, të cilin e lëshuan përsëri në oqean.
Qendra për trajtimin e kafshëve (PETA) e komentuan pamjen që u shpërnda në rrjete sociale duke e akuzuar grupin e Von se kanë kapur dhe kanë vrarë ilegalisht një peshkaqen.
Ata kërkonin që zyrtarët ta shqyrtonin rastin dhe Milleri të shpallej përgjegjës për këtë rast. TMZ ka kontaktuar me koordinatorin e mbrojtjes së kafshëve të egra, Rob Klepper që thotë se në pamje nuk ka asnjë moment dhune.
Ende nuk është e qartë nëse sportisti ka thyer ndonjë rregull apo ligj me këtë veprim.