• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

PS reagon për mosbindjen civile: Është e paligjshme

16:25 : 03/04/2018
në POLITIKE

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka dënuar thirrjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile, ndërsa e ka cilësuar si të papërgjegjshëm.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Lulzim Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën.

“Unë e kuptoj zotin Basha që po mundohet të gjejë çdo degë për t’u kapur në rënien e tij të lirë. Edhe kjo sjellje apo thirrje, e cila në çdo vlerësim ligjor është e paligjshme dhe bie në kundërshtim me rregullat bazë të funksionimit të shtetit dhe të sjelljes në një vend demokratik,” tha Balla.

 

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Unë e kuptoj zotin Basha që po mundohet të gjejë çdo degë për t’u kapur në rënien e tij të lirë. Edhe kjo sjellje apo thirrje, e cila në çdo vlerësim ligjor është e paligjshme dhe bie në kundërshtim me rregullat bazë të funksionimit të shtetit dhe të sjelljes në një vend demokratik.

Është e paligjshme që një politikan i bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat, kur ndërkohë mbi bazën e tyre funksionon buxheti i shtetit, funksionojnë të ardhurat, funksionojnë shkollat, funksionojnë qendrat shëndetësore, funksionojnë spitalet.

Të thuash mos paguani taksat, do të thuash që të mbyllim spitalet, do të thuash që të mbyllim shkollat. Megjithatë, në papërgjegjshmërinë e vet të Lulzimit, që të gjithë e dimë se hall i madh e ka zënë, po të kemi parasysh disa fatalitete që e presin lidershipin e Partisë Demokratike në ditët dhe në javët në vijim, çështja e financimit rus, të gjithë e dimë se procesi i hetimit po ecën dhe Lulzim Basha nuk duhet të vonojë të japë dëshmitë e veta për këtë çështje.

Më datë 17 prill, të gjithë shqiptarët presin një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për aspiratën tonë për integrim europian. Ky përshkallëzim i sjelljes së opozitës ka të bëjë pikërisht me të gjitha pritshmëritë që Komisioni, në mesditën e 17 prillit, do të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, pa asnjë kusht. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi, të bërë bashkë pikërisht nga një arsye që të gjithë shqiptarët e dinë.

Procesi i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi po ecin përpara. Edhe në seancën e fundit të Kuvendit, kujtoni, i gjithë shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e rrugës Durrës-Kukës, e cila është një vendimmarrje që ka kaluar në debat në Kuvendin e Shqipërisë në 2016, por ishte kundërvënia ndaj procesit të rëndësishëm të implementimit të mëtejshëm të Reformës së Drejtësisë, kundërvënia kundër Vettingut, referimet për rastin e parë të procesit të Vettingut që shkoi në fund, e raste të tjera që do shkojnë në fund, për ta pastruar njëherë e përgjithmonë sistemin e drejtësisë nga elementë të korruptuar apo shërbëtorë të interesave të caktuara politike.

Dua ta them shumë qartë që rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të jetë i dënueshëm nga të gjithë. Një parti politike që vërshon të përdorë këtë rast për interesa të vogla dhe të skenarëve të mburojës që PD ka për hallet e veta, nuk i bën mirë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I bëj thirrje PD dhe pozicionimit momental të LSI,- të cilët në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje ishin firmëtarët me të drejtë në ushtrim të përgjegjësisë së portofolave ministrorë që kanë mbajtur në qeverinë 2013-2017, tani janë pozicionuar në krahun tjetër,- se këta kanë për detyrë të sillen sipas rregullave dhe sipas ligjeve. Është e paimagjinueshme që dy parti politike shkojnë nëpër dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, nga referimet në media 1/3 e të ndaluarve rezultojnë të paktën deri tani të jenë elementë me një të shkuar kriminale, që variojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, te vjedhjet, te dhuna. Dy parti politike që marrin përsipër t’u bëjnë avokatinë elementëve që qenkan të skeduar për dhunë, për krim, për trafik narkotikësh, bëjnë thirrje që të lirohen individë të cilët kanë shkaktuar një dëm ekonomik disa milionë, këtu duhet të jemi shumë të saktë jo vetëm çështjen që ka të bëjë me dëmtimet e terminalit, por edhe dëmin ekonomik të shkaktuar për mos funksionimin e një kontrate, e cila rëndon në të gjithë faturën e kësaj çështjeje.

Për sa i përket sjelljes së tyre për mosbindje civile, unë jam i bindur që të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se këtu ka një përpjekje për të shfrytëzuar një çështje që edhe ne, edhe ministri Gjiknuri sapo e tha, duhet të ishte shpjeguar më mirë.

Unë jam i bindur që edhe qytetarët, banorët e ndershëm e të thjeshtë të Kukësit, të cilët pasi të kuptojnë që ka një trajtim tërësisht të veçantë, për ata që e përdorin në mënyrë të shpeshtë përmes një aboneje, e cila do t’u ofrojë një tarifë tërësisht më të mirë e më të lirë.

Kjo është një përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike

E ritheksoj, si sot dy javë Shqipëria ka momentin më të rëndësishëm të 10 viteve që kemi kaluar dhe të 10 viteve që vijnë.

Kush tenton që për arsye të karrierës së vet politike, këtu e them shumë qartë për të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha është në fund të karrierës vet politike dhe si një i përfunduar në karrierën e vet politike po mundohet t’i bëjë dëm Shqipërisë.

Megjithatë, shqiptarët dinë të vlerësojnë, dinë të kuptojnë që ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë në rrugën e patjetërsueshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Për gjithçka ka sqaruar sot për publikun ministri Gjiknuri, edhe kjo çështje po trajtohet me seriozitet nga ana e Kryeministrit, qeverisë. Haka do të shkojë te i zoti, po të kemi parasysh një element shumë thelbësor: historia e Durrës-Kukës është një histori e cila duhet hetuar dhe rihetuar. Mjafton vetëm një element: vendosja në përdorim e tunelit të Kalimashit përpara se të merrej në dorëzim për arsye elektorale të vitit 2009 dhe dëmi i shkaktuar vetëm për atë gabim, prej 60 milionë eurosh, është një vepër penale që në Shqipëri ende nuk është hetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga ana e Lulzim Bashës apo Sali Berishës bashkë me të, duhet të jetë për institucionet e ligjzbatimit dhe institucionin e Prokurorisë në mënyrë të veçantë, një element për t’u rivendosur në hetim, e gjithë procedura.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025
SHENDETI

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
BOTA

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025
Para

Mbrojtësi italian braktis futbollin për tu bërë aktor i filmave porno

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com