Një zjarr përfshiu mbrëmë një magazinë tek zona e “ish-Frigoriferit”, ku u desh ndërhyrja e tetë zjarrfikësve për të neutralizuar situatën. Sot veç dëmeve kolosale dhe flakëve ende të pashuar, asgjë tjetër nuk ka mbetur pas.
Boldnwes.al ka qenë te magazina që mori flakë në rrugën “Siri Kodra”, ku gjithçka është shkatërruar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.
Në zonë u dëgjuan edhe shpërthime të fuqishme që dyshohet se u shkaktuan nga materialet apo lëndë shpërthyese që ndodheshin brenda magazinave.