“Jam ndier i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej te isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshem”.
Keshtu u shpreh sot në gjykate kryebashkiaku i Lezhes Frrok Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me skandalin për pronat ne bregdetin e Shëngjinit. Edhe Apeli vendosi ta lere ne arrest shtepie kryebashkiakun, pa mbikqyrje policore.
Avokati iu drejtua me kete pyetje trupes gjykuese: Cfare ka ndryshuar brenda 3 ditesh per Frrokaj sepse gjyqtari dha 2 vendime te ndryshme.
“Sipas prokurorise Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP. Prokuroria dyshon se kryebashkiaku ka kryer vepren penale te shperdorimit te detyres bashke me vartesit e tij. Kjo nuk mund te ndodh sepse shperdorimi i detyres nuk mund te behet ne bashkepunim dhe ju e dini kete.
Kur ka falsifikim dokumentacioni sic thote prokurori atehere smund te kete edhe shperdorim detyre dhe kete e thote neni 248 i kodit penal. Asnje prove nuk verteton se ato akte te marrjes se tokes ne pronesi jane te falsifikuara si dhe ska patur dijeni per asgje tjeter dhe ska as prova.
Persona te tjere perpilojne dokumentacionin dhe nuk mban pergjegjesi kryetari i bashkise. Kane qene me vula dhe firma nga institucione te tjera dhe ata kane emer dhe mbiemer. Falsifikatoret te mbajne pergjegjesi dhe eshte absurde te mbaje pergjegjesi Frrokaj sepse as ne shkalle te pare se ka thene kush nje gje te tille. Edhe sikur bashkia te gabonte ZRPP mund ta ndalonte veprime te tjera sepse ia jep ligji te drejten. Nuk ka bere asnje veprim per tju shmangur ligjit apo per tju fshehur ose abuzuar. Nga arrest me burg ne arrest ne shtepi gjykata nuk e lehtesoi Frrokajn ne kuptimin e ligjit sepse nuk lejohet te largohet nga shtepia. Gjykata i ka kufizuar te drejtat. Nuk mundet gjykata te ndaloje persona te tjere te shkojne ne shtepi. Nuk mund ta ndaloje gjykata te ushttoje detyren e tij dhe te firmose dokumenta sepse eshte kryetar bashkie dhe jo i shkarkuar nga detyra
Kerkojme caktim tjeter te mases se sigurise qe eshte detyrim paraqitje me garanci pasurore”, tha avokati.
Ndersa Frrok Frrokaj u shpreh: Kam kerkuar ndryshimin e mases se sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshem. Atmp vjen i plotesuar dhe nuk plotesohet asnjehere nga bashkia.
Jemi thjeshte institucion i ndermjetem ne kete. rast Atmp ne e marrim si te ligjshme dhe te rregullt dhe kalon tek ne me shume per vjeljen e takses sesa per verifikim. Kete nuk e bejme ne.
Qytetari qe ka kete dokument bashkia ska te drejte firme. Thjeshte ne i percjellim ne hipoteke. Atmp firmos 20 deri ne 50 ne dite dhe skemi mundesi te shkojme ne terren dhe nuk kam komptence.
Nese dikush ka pretendime qe dokumentet jane fallco atehere mund ti dergoje tek komisioni i dokumentacionit. Mbiemri Frrokaj ska lidhje me mbiemrin Frroku jane krejt te ndryshme. Asnje nga fisi im ska lidhje ne 10 brez me keto persona.
Dokumentacioni i ATMP persa i perket hartografise verifikohet nga keshilli i qarkut dhe hartograf privat me license”.