• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Si u ngrit skema e falsifikimit në Karaburun, ku përfituan biznesmenë e politikanë

12:55 : 29/03/2018
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Imagjinoni sikur jeni pronar i 4 dynymëve tokë dhe dikush të të ofrojë mundësinë që kjo sipërfaqe të shënohet në regjistrat publikë shumë shumë herë më e madhe; do e pranonit? Natyrisht!

Kështu ka vepruar edhe Rajmond Mëzi nga Karaburuni i Vlorës. Babai i tij, i ndjeri Jakup Mëzi ka blerë në vitin 1934 4 vreten (dynym) tokë dhe 10 ullinj në zonën bregdetare, të njohur si plazhi i Shën Vasilit.

Avokati Enkes Hysendhima kishte siguruar lidhjet e duhura për të realizuar një prej tjetërsimeve më spektakolare të ndodhur në vitet e fundit në bregun Shqiptar.

Ai i siguron Mëzit një përfitim të kënaqshëm, në këmbim të vënies në dispozicion të emrit të tij dhe të dokumentave pronësorë që banori i Karaburunit kishte në dorë.

Lexo edhe:

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

Këtu nis të aplikohet skema e fallsifikimit të rreth 220 hektarëve tokë në Karaburun, për të cilat Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 81 vjet burgim për personat e përfshirë, si edhe konfiskimin e të gjithë sipërfaqes së pronës. “Boldneës.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, dosjen e plotë hetimore “Karaburuni”, ku rezultojnë blerës edhe shumë persona Vip.

Avokati Hysendhima ka bashkëpunim me sekretaren e Arkivës së Gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj, për të realizuar fallsifikimin e një dosje të plotë gjyqësore të vitit 2000.

Sipas këtij dosje, me nr. 1360, të fallsifikuar, gjyqtari Thoma Nika ka njohur Rajmond Mëzin si pronar trashëgimtar të një sipërfaqe prej 220 hektarësh, në Karaburun. Ky vendin, po sipas dosjes së fallsifikuar gjyqësore, rezulton se është marrë në bazë të një vendimi të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të vitit 1994.

Hetimet kanë provuar se gjyqtari Thoma Nika nuk ka marrë asnjëherë vendim për këtë çështje. I pyetur nga Prokuroria, gjyqtari në pension deklaron se jo vetëm që nuk e ka shqyrtuar këtë çështje, por edhe firmat nuk janë të tijat. Ekspertiza grafike e faktoi deklarimin e gjyqtarit.

Prokuroria kërkoi dosjen gjyqësore origjinale me nr. 1360, i cili në fakt ishte një vendim i gjyqtarit Nika, por për një tjetër çështje, pa asnjë lidhje me Rajmond Mëzin.

Hetimi këtu zbulon sekretaren e Arkivës gjyqësore, Donika Besimaj. Ajo ka përfituar nga pozicioni i saj dhe ka realizuar një modifikim të fallsifikuar në regjistrimin e dosjeve gjyqësore. Dosja me nr. 1360 shënohet “vendim për detyrimin për regjistrim në ZVRPP Vlorë të 220 hektarë tokë, në emër të Rajmond Mëzi”.

Në dosjen gjyqësore të fallsifikuar, gjendet gjithashtu edhe një vendim, po i fallsifikuar, i Komisionit së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Vlorë, me nr. 100. Në bazë të këtij vendimi që gjendet në dosje, të marrë në vitin 1996, Rajmond Mëzit i njihet prona prej 220 hektarësh në Karaburun.

Prokurorët e Vlorës kanë kryer verifikimet në arkivën e AKKP-së qëndrore në Tiranë. Nga hetimi, rezultoi se vendimi nr. 100, viti 1996, i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë nuk ka asnjë lidhje me Rajmond Mëzin.

Historia zhvendoset në Hipotekën e Vlorës, ku avokati Hysendhima ka si bashkëpunëtore juristen Blerina Dhrami.

Për tokën, e përfituar në bazë të dokumentave tërësisht të fallsifikuar, avokati, në emër të Rajmond Mëzit, aplikon në Hipotekë për regjistrimin e saj. Juristja Dhrami, në dijeni të plotë të fallsifikimit të dosjes hetimore, e regjistron aplikimin në emër të Rajmond Mëzit me një numër rendor, i cili i përket një tjetër aplikimi, sërish pa lidhje me subjektet e këtij hetimi.

Në përfundim të kësaj serie fallsifikimesh, Rajmond Mëzi, nga pronar real i 4 dynymëve, në mënyrë “spektakolare” bëhet pronar i 220 hektarëve. Pasi çdo gjë shkon sipas parashikimeve, avokati Enkes Hysendhima merr në dorë procesin e tjetërsimit të saj. Me disa letra të bardha, por të firmosura nga pronari Rajmond Mëzi, ai kontakton me kompani të fuqishme, të cilat kanë interes të blejnë dhe të investojnë në perlën bregdetare të Karaburunit.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025
SPORT

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

20:46 : 01/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Elisa Spiropali ‘përkujton’ Kadarenë me fustanin 500 euro

20:36 : 01/07/2025
BOTA

Senati miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, Trump: Muzikë për veshët e mi

20:29 : 01/07/2025
AKTUALITET

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

20:25 : 01/07/2025
SPORT

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

20:14 : 01/07/2025
Para

Berisha: Kristaq Rama agjent i KGB-së

TË GJITHA

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

20:46 : 01/07/2025

FOTO/ Elisa Spiropali ‘përkujton’ Kadarenë me fustanin 500 euro

20:36 : 01/07/2025

Senati miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, Trump: Muzikë për veshët e mi

20:29 : 01/07/2025

Përmbyset kamioni me ngarkesë në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

20:25 : 01/07/2025

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

20:14 : 01/07/2025

VIDEO/ Denoncimi: Punonjësit e Inceneratorit të Elbasanit kapen duke i vënë flakën plehrave

20:08 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com