• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Gjykatës Kushtetuese, në kolaps edhe Gjykata e Lartë

20:41 : 29/03/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

E mërkura ishte ditë seancash në Gjykatën e Lartë, por këtë javë janë shtyrë të gjithë proceset penale dhe civile. Shkak për këtë situatë të paprecedentë është mungesa e gjyqtarëve, e cila sjell pasojë mos-krijimin e trupave gjykuese.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, por aktualisht në detyrë janë vetëm 9. Në këto kushte, gjykata më e lartë e vendit është në një kolaps të plotë. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mund të marrë vendime, për shkak se ka vetëm 5 nga 9 anëtarë, tashmë është radha e Gjykatës së Lartë që të stopojë punën e saj.

Kjo situatë, e cila është e pakrahasueshme me asnjë periudhë tjetër të shtetit shqiptar, është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e maxhorancës qeverisëse, e cila ka bllokuar dhe ngadalësuar proceset e nevojshme për emërimin e gjyqtarëve të rinj, si në Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe në Gjykatën e Lartë.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lexo edhe:

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

Ky Këshill ende nuk është formuar, pasi kandidatët janë ende në procesin e Vetingut. Komisioni i Rivlerësimit Kalimtar (Vetingut), cili tashmë duket qartë që është nën kontrollin qeveritar, ka nisur procesin verifikues për kandidatët, por ende nuk ka asnjë rezultat deri më tani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në rastin më të mirë, mund të krijohet pas 6 muajsh. Kjo, pasi, në përfundim të procesit të Vetingut, kandidatët gjyqtarë për këtë këshill, do të votohet fillimisht nga Mbledhje e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Më tej, lista e përzgjedhur do t’i përcillet Presidentit të Republikës, i cili nga ana e tij do të firmosë emërimet.

Reforma në drejtësi, e cila ka parashikuar pastrimin e radhëve të gjyqësorit, aktualisht e ka vendosur në situatë kolapsi sistemin gjyqësor. Hartuesit e Reformës në Drejtësi, të mbështetur nga projekte të mirëfinancuara ndërkombëtare, në rastin më të mirë nuk e kanë menduar këtë situatë.

Ose, në rastin më të keq dhe që duket më i mundshmi, maxhoranca socialiste, e cila komandon “levat” e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, e ka krijuar qëllimisht këtë situatë. Një sistem gjyqësor i bllokuar i shërben më së miri qeverisë “Rama”, e cila nuk është aspak immune nga fenomeni i korrupsionit galopant.

 

 

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025
AKTUALITET

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025
AKTUALITET

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025
Para

Drejtoresha e Sami Frashërit fut Ramën në luftë me LGBT-në

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com