Teksa dukej se debati që u përfol gjatë mes moderatores sportive Ilda Bejleri dhe Mustafa Nanos po shuhej, dikush e ka rihapur sërish.
Bëhet fjalë për moderatorin Arjan Çani, i cili i ka dedikuar një status në profilin e tij në Instagram.
“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij krah fotos së Ilda Bejlerit e cila duket më e veshur se herët e tjera.
Ky profil u tha se është i Arjan Çanit nga Sophie e ‘Zonë e lirë’, pasi gjithmonë moderatori ka preferuar të qëndrojë larg rrjetetve sociale.