• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni “Tahiri”, përse ka frikë Edi Rama

09:24 : 27/03/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të bëj një monolog të gjatë në mbështetje të drejtuesve të Policisë, pikërisht në ditën kur Komisioni Hetimor Parlamentar “Tahiri” vendosi që të thërrasë në raportim të gjithë shefat e uniformave blu, përgjegjës për kanabizimin e vendit.

Pasditen e së Hënës, Rama dhe Xhafa mblodhën në Sallën e Hartave në kryeministri disa efektivë të përzgjedhur, para të cilëve treguan rezultatet, sipas tyre, në luftën kundër krimit të organizuar.

Rama foli me metodën krahasuese, duke iu referuar periudhës së qeverisjes “Berisha”. Ai tha që shifrat janë shumë herë më pozitive se sa para vitit 2013. Kjo metodë, e cila është e ngjashme me atë që aplikonte Enver Hoxha në vitin 1981, duke u krahasuar me vitin 1939, është tërësisht e dalë mode.

Kryeministri përmendi rezultatet e vitit 2017 në luftën kundër kanabisit, duke u krahasuar me vitin 2013 e më parë. Në fjalimin e tij të gjatë dhe aspak motivues, Rama nuk iu referua aspak vitit të mbrapshtë, 2016, kur thuajse çdo territor i Republikës së Shqipërisë u kanabizua.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

Është përgjegjësi e tij, e ministrit të tij “kampion”, Saimir Tahiri dhe një tabori zyrtarësh të lartë policorë që Shqipëria u shndërrua në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të kanabisit në Europë.

Nuk kishte asnjë fjalë kryeministri për shefat e policisë që janë në arrati, për shkak të bashkëpunimit me Habilajt dhe të tjerë narkotrafikantë.

Nuk përmendi asnjë fjalë kryeministri për shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, më së pari të Italisë, lidhur me fuqizimin e grupeve kriminale në vende të ndryshme europiane.

Asnjë fjalë nuk tha shefi i qeverisë lidhur me organizatorët e trafikut spektakolar të 613 kg kokainë, të zbuluar në Durrës para disa javësh.

Kryeministri falenderoi policët që u përfshinë në atë operacion, por nuk u dha përgjigje akuzave të ngritura nga opozita, por jo vetëm, lidhur me përfshirjen e zyrtarëve të lartë, “garantëve” të asaj ngarkese që mbërriti nga Kolumbia në Shqipëri.

Kryeministri, në monologun e tij, kishte për qëllim që të sillte statistika, të përgatitura nga stafi i tij, për të cilat nuk ka asnjë garanci për vërtetësinë e t’i krahasonte ato me shifrat të qeverisë “Berisha” në luftën kundër kriminalitetit.

E gjithë ajo skenë e zhvilluar në Sallën e Hartave nuk është as më shumë e as më pak se sa pozicionimi në llogoren e mbrojtjes para Komisionit “Tahiri”, të cilin, nëpërmjet deputetëve të tij, po tenton ta delegjitimojë pa nisur mirë funksionin.

Kryeministri, me siguri, është njoftuar nga stafi dhe deputetët e tij, se është emri i parë në listën e komisionit “Tahiri” për të dhënë llogari para deputetëve mbi kanabizimin e vendit.
Pas tij është ish-ministri kampion, Saimir Tahiri e më tej shpura e ish-drejtorëve e drejtorëve aktualë të policisë, e të tjerë zyrtarë që kanë përgjegjësi e dijeni mbi “gjelbërimin e Shqipërisë” nga kanabisi në periudhën 2015-2016.

Më pak se një vit nga fitorja e mandatit të dytë qeverisës, Rama dhe pjesa më e rëndësishme e qeverisjes së tij do të jetë përballë të vërtetës në Parlamentin e Shqipërisë.

Kjo mund të ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të imazhit publik të kryeministrit, gjë e cila e detyroi të Hënën që të japë shoë-n e radhës me Policinë. Këto parada statistikore mund të jenë më të shpeshta gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, kur do t’i duhet që të mbulojë të vërtetat e pritshme nga punimet e Komisionit “Tahiri”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Taksa e rrugës së kombit mund të rrëzohet, por Rama “mbylli” Kushtetuesen…

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com