Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi u kap nga vettingu për mosjustifikim të pasurisë. Nisur nga kjo situatë, Berisha përmes një postmi në rrjetin social “Facebook” bën krahasim me bashkëshorten e kryeministrit Rama, e cila sipas tij “para disa kohësh u akuzua për një vilë 5 katëshe në mes të Tiranës dhe një dhuratë nga e motra e saj 100 milionë”.
POSTIMI I PLOTE
Gjykatesi Lulo, kryegjykatesi Rama, zonja e tij dhe dhurata bujare 100 milioneshe e saj!
Te dashur miq, dy dite me pare autoriteti i vettingut shkarkoi nga detyra gjykatesin e Gjykates Kushtetuese, Fatos Lulo pasi ky autoritet konstatoi se:
Gjykatesi Lulo ka deklaruar se kishte marre nga motra ndertuese si dhurate:
– Nje zyre pune dhe
– 100 mije euro
Perveç ketyre, gjykatesi Lulo kishte blere nje shtepi ne Kanada per 460 mije euro, te cilat sipas autoritetit te vettingut ai nuk i justifikonte dot.
Gjykatesi Lulo ka te drejten e apelimit.
Une personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes pa asnje ekuivok zbatimin rigoroz te ligjit nga çdo institucion i vendit dhe perballjen ligjore me pasojat e shkeljes se tij nga çdo qytetar dhe zyrtar i shtetit shqiptar.
Por shtoj me bindjen me te thelle se zbatimi i njeanshem i ligjit, jo qe nuk pajtohet kurre me shtetin ligjor por eshte e kunderta e tij, eshte diktature dhe vetem diktature!
E them kete sepse ligji per kryegjykatesin, kryeprokurorin, kryeministrin Edi Rama dhe zonjen e tij eshte leter pa vlere!
Le t’u referohemi per kete fakteve, deklaratave te pasurise te vete Edi Rames dhe atyre te zonjes Linda Rama.
Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme
– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.
Ne vitin 2013, ai nderton sarajet ne Surrel me gjatesi themelesh 58 m nderkohe qe pallati ku banoj une dhe 70 familje te tjera ka gjatesi themelesh prej 46 m.
Rama ne formularin e tij te pasurise ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollare m2 nderkohe qe çmimi ne ate zone, sipas hipotekes, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollare m2
Pra, kemi te bejme me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.
Po Rama, pervec sarajeve te Surrelit, ka ndertuar ne fshehtesi te plote afer Kryegjyshates
– studion dy kateshe me siperfaqe rreth
– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirese artistike metalesh dhe
– deri tani nuk ka deklaruar asgje per parate e blerjes se truallit, ndertimit te studios dykateshe, furrave speciale te qeramikes dhe shkrirjes artistike.
Por krahasimi i pasurive, jo vetem te Rames por edhe te bashkshortes se tij me ato te gjykatesit Lulo, eshte i frikshem!
Keshtu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:
a- nje dhurate me motren vet per 100 milione leke, pa treguar burimin e dhurates fabuloze
Nderkohe qe motra e Gjykatesit Lulo eshte ndertuese e mirenjohur ne Tirane dhe
b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnje fjale per pallatin 5 katesh me siperfaqe ndertimi 960 m2, te ndertuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.
Shkaku i fshehjes se pallatit pesekatesh qendron ne faktin se per ndertimin e tij nuk tregon dot asnje fature tatimore, doganore, bankare apo ndertimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitore! Pra pallati eshte dhurate paje per çiftin Rama.
c- Sipas deklarates, zonja Rama eshte pronare ne kater apartamente banimi, nderkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne nje Fondacion jofitimprures!
Pra, siç del nga keto fakte te pamohueshme, pasurite e pajustifikuara te gjykatesit Lulo nuk jane as cereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjes se tij te nderuar Linda Rama.
Mirepo ne Narkoshtetin e Shqiperise, i pari ne emer te ligjit perzihet nga puna kurse te dytet, po ne emer te ligjit i thone atij gjithe gezim se nuk keni pare gje akoma, kurse per vete shtojne çdo jave pasurite e tyre te paligjshme.
Me kete rast ftoj qytetaret ne interesin e tyre me te mire te shtrojne pyetjen; a nuk kemi te bejme ketu me nje standart te dyfishte ne zbatimin e ligjit?
Ndokush mund te me thote se Rama dhe zonja e tij nuk jane gjykates dhe krahasimi me gjykatesin Lulo nuk qendron.
E verteta eshte se per te gjithe zyrtaret e tjere, jo gjykates dhe prokurore, ekziston per pasurite e tyre nje ligj organik qe i deryron ata te deklarojne me pergjegjesi prane ILDKP te gjitha te ardhurat, pasurite e tyre dhe burimet me te cilat jane vene keto pasuri.
Po ky ligj ndeshkon rende, madje me rende sesa ai i vettingut, çdo zyrtar qe ka shkelur dispozitat e tij.
Keshtu qe dallimi midis Lulos dhe çiftit te krye..krye…krye… nuk qendron ne faktin se per çiftin ne fjale nuk ka ligj qe kontrollon pasurite e tyre. Pra ligji ekziston. Mirepo sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori per verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit perdori shumicen e tij parlamentare te perbere nga vrases, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne menyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurine e tij te paligjshme!
Duke perfunduar, theksoj dhe nje here se standartet e dyfishta jane dyfytyresi shteterore dhe se zbatimi i njeanshem i ligjit eshte tipar themelor i diktaturave, qofshin ato komuniste, fashiste, teokratike apo narkodiktatura! sb