• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Strakosha në formë, por Shqipëria humb ndaj Norvegjisë

21:17 : 26/03/2018
në SPORT

Shqipëria ka humbur 1-0 miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Norvegjisë, por ky rezultat mund të kishte qenë më i thellë për miqtë, të cilët kanë kontrolluar takimin nga fillimi deri në fund dhe kanë pasur ide më të qartë në sulm. Arsyeja kryesore pse kuqezinjtë janë mundur me një rezultat të ngushtë ka qenë Thomas Strakosha, i cili ka qenë padyshim më i miri në fushën e lojës. Një tjetër notë pozitive ka qenë Grezda, i cili është munduar të krijojë, por nuk është mbështetur siç duhet nga pjesa tjetër e ekipit.

Ndeshja ka filluar mirë për nordikët, të cilët kanë shkuar afër golit pas vetëm tri minutash lojë, por kanë qenë të pafat. Ritmi i ndeshjes është ngadalësuar edhe nga reshjet e rënduara të shiut, që kanë bërë më të vështirë kontrollin e topit dhe daljet me shpejtësi në sulm. Norvegjezët kanë dominuar pjesën e parë, por rezultati ka mbetur i pa ndryshuar.

Edhe pjesa e dytë ka filluar me miqtë që kanë krijuar disa raste të njëpasnjëshme për gol, por mbrojtja jonë dhe pasaktësia e treguar nga lojtarët e Lagerbak ka bërë që rrjeta e portës së Strakoshës të mbetet e paprekur. Kundërpërgjigja e lojtarvë të Panuçi-t ka ardhur në minutën e 54-t. Xhaka kadërguar topin në zonë nga një goditje këndi, e para për Shqipërinë, dhe i pari që ka mbërritur te sfera ka qenë Sadiku, goditja e të cilit me kokë ka përfunduar pka centimetra sipër traversës.

Norvegjia a befasuar kuqezinjtë me një sulm të shpejtë në minutën e 57-të, me Elyonoussi që ka dalë i vetëm përballë Strakoshës, me këtë të fundit që ka bërë një pritje të jashtëzakonshme me këmbë. Kuqezinjtë kanë qenë dukshëm në vështirësi dhe janë munduar të reagojnë me kundërsulme të shpejta, por tentativat e tyre janë ndalur me lehtësi nga mesfusha norvegjeze.

Një nga kërcënimet e pakta të ekipit tonë ka ardhur në minutën e 66-të me Lilën që ka kërkuar golin me një goditje të bukur nga distanca, por që ka qenë e pasaktë. Pak minuta më pas ka qenë Ajeti që ka pasur një rast për të shënuar gol, por tentativa e tij nga brenda zonës së rreptësisë është bllokuar nga mbrojtja norvegjeze. Në minutën e 65-të ka ardhur lajmi i parë i keq për Shqipërinë (dhe Napoli-n), me Hysajn që ka lënë lojën për shkak dëmtimi dhe është zëvendësuar nga Lika.

Lexo edhe:

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

Lajmi i dytë i keq ka ardhur pesë minuta më pas, kur Rosted ka kaluar në avantazh norvegjezët me një goditje me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi. Norvegjezi ka dalë fitimtar në dyluftimin me Ajetin dhe ka devijuar sferën aq sa duhej për të nxjerrë jashtë loje Strakoshën dhe për ta dërguar në rrjetë. Në minutat e fundi, Norvegjia ka pasur një rast të pastër për të shënuar golin e dytë, por ka qenë përsëri Thomas Strakosha ai që i ka mohuar një tjetër gol bardhekuqve, të cilët gjithsesi e kanë mbrojtur deri në fund avantazhin dhe janë larguar me fitore nga Elbasani.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
Para

Zgjidhni një rrugë dhe zbuloni aspektet më interesante të jetës suaj

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com