• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Pas dëbimit të diplomatëve rusë nga Shqipëria, reagon zyrtarisht Moska

18:27 : 26/03/2018
në POLITIKE

“Fushatë anti-ruse dhe jo miqësore” Kështu e ka cilësuar Ministria e Jashtme e Rusisë vendimin e SHBA dhe vendeve të tjera të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë, që vendosën dëbimin e diplomatëve.

Në një komunikim zyrtar, Ministria e Jashtme ruse shpreh keqardhjen për vendimin e dëbimit të diplomatëve.

Sipas Moskës, e gjithë kjo është një fushatë anti-ruse e nisur nga Londra që refuzon bashkëpunimin për hetimin e helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal.

Ndërsa shton se Londra e bën të gjithë këtë  pa asnjë argument, i cili do të na detyronte, siç na sugjeron Këshilli Evropian, “të japim përgjigje” për sa u përket ngjarjeve tragjike në Salisbury”.

Reagim i plotë:
“Na krijon keqardhje deklarata për incidentin kimik në Salisbury e miratuar më 22 mars gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian. Formulimi i përdorur nga BE-ja, i cili ia hedh Rusisë përgjegjësinë e ngjarjes vetëm për arsye se “nuk ka asnjë shpjegim tjetër të besueshëm”, përbën në thelb një akuzë të pathemeltë kundër vendit tonë. Gatishmëria e Këshillit Evropian për të rënë dakord me interpretimin britanik të incidentit në Salisbury mund të shpjegohet vetëm me dëshirën për të mbështetur Kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May, e cila u gjend në një situatë të vështirë. Njëkohësisht vëme re që në këtë interpretim të ngjarjeve çdo ditë shfaqen gjithnjë e më shumë mospërputhje: që nga shpejtësia e paparë e identifikimit nga britanikët të “origjinës ruse” të toksinave që janë gjetur në vendin e atentatit ndaj Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij, deri tek faktet e zbuluara nga mediat lidhur me presionin, i cili ushtrohet nga autoritetet britanike mbi stafin e laboratorit kimik në Porton Doën.

Lexo edhe:

Britani e Madhe/ Sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Ende nuk kemi marrë asnjë argument të palës britanike, i cili do të na detyronte, siç na sugjeron Këshilli Evropian, “të japim përgjigje” për sa u përket ngjarjeve tragjike në Salisbury. Jemi plotësisht të gatshëm të punojmë bashkë me anglezët, megjithatë pala britanike po i shmanget bashkëpunimit. Shkëmbimin e mëtejshëm të mendimeve besojmë se mund të vazhdojmë në kuadër të organizatës kompetente ndërkombëtare që është Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK). Besojmë se liderët e BE-së, po të kishin sinqerisht dëshirë për të ndihmuar investigimin, duhet t’i nxisnin partnerët e tyre britanikë që të nisin konsultime konstruktive me palën ruse sipas procedurave të ONAK-ut të aplikueshme në raste të tilla. Aq më tepër që mbështetja e dialogut dhe bashkëpunimit në funksion të forcimit të instrumenteve ndërkombëtare në fushën e mospërhapjes, përfshirë këtu edhe Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike, është e parashikuar drejtpërdrejt jo vetëm në Strategjinë Globale të BE-së të vitit 2016, por edhe në “hartën e rrugës” të vitit 2005 për hapësirën e përbashkët të sigurisë së jashtme Rusi-BE. Është për të ardhur keq që në vend të kësaj Bashkimi Evropian preferoi t’i bashkohej një tjetër fushate anti-ruse të nisur nga Londra dhe aleatët e saj përtej oqeanit me një qëllim të qartë për të krijuar edhe një pengesë më shumë në rrugën drejt normalizimit të situatës në kontinentin evropian”.

Lajme të lidhura

BOTA

Britani e Madhe/ Sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

08:51 : 02/11/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Sot homazhet për Fatos Nanon, mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit

08:27 : 02/11/2025
AKTUALITET

Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

08:23 : 02/11/2025
AKTUALITET

‘E vrava kushëririn për një arsye të fortë’/ Krimi në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

08:13 : 02/11/2025
AKTUALITET

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

08:03 : 02/11/2025
Para

FOTO/ I shkatërrojnë makinën, shpërthen këngëtarja: Do e gjej dhe...

TË GJITHA

Britani e Madhe/ Sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

08:51 : 02/11/2025

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025

Sot homazhet për Fatos Nanon, mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit

08:27 : 02/11/2025

Çmimet e apartamenteve në Tiranë në nivele rekord, blerja e një shtëpie kërkon mbi 18 vite punë

08:23 : 02/11/2025

‘E vrava kushëririn për një arsye të fortë’/ Krimi në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

08:13 : 02/11/2025

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles

08:03 : 02/11/2025

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com