• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët e bregdetit, abuzim pa ndëshkim

12:48 : 24/03/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të tjerë lokal, vetëm sa ka gërvishtur plagën e madhe të tjerësimit të pronave në bregdet. Në rastin e Lezhës, bëhet fjalë për një zonë të ngushtë, pranë vendit të njohur si “Rana e Hjedhun”, por duke zbritur më poshtë, në vijën e madhe bregdetare, aty ku prej dekadash qeverisin të majtët, masakra është në përmasa edhe më të mëdha, ndërsa pasojat mbi përgjegjësit, gjithnjë e më të vogla.

Në bregdetin e Spillesë dhe të Golemit në bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë, janë dy dosje voluminoze pas të cilave fshihet abuzimi i drejtuesve lokal dhë të afërmve të tyre. Rasti tipik, kur piramida e abuzimit shkonte nga kryetari i bashkisë, kreu i këshillit të qarkut dhe më pas edhe drejtuesve të hipotekës, është në Kavajë. Të gjithë me lidhje shoqërore e farfisnore me kunetër, baxhanakë, e “gërsheta” krushqish, që përveçse i bashkonte partia, i lidhte më shumë edhe abuzimi i garantuar me pronat publike, që u tjetërsuan. Familjarë të afërt të ish-kryebashkiakut Elvis Roshi dhe ish-kreut të degës së PS-së në Kavajë, Gentjan Daja, kanë përfituar sipërfaqe toke në zonën bregdetare të Spillesë, përmes një skeme mashtruese.

Kavajë-Rrogozhinë, abuzim i garantuar…

Hetimet e prokurorisë të nisura një vit më parë zbërthyen pothuajse të gjithë skemën, e cila çoi në arrestimin e 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të hipotekave në Kavajë dhe në Këshillin e Qarkut. Përmes falsifikimit të dokumentave dhe marrjes së rryshfeteve, kanë përfituar sipërfaqe të ndryshme toke nga disa shtetas të tjerë. Bëhet fjalë për tjetërsimin e rreth 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë. Pasi krerët lokal të bashkisë, hipotekës dhe Partisë Socialiste, u bënë pronarë të këtyre tokave duke e regjistruar me dokumente false në Hipotekë, duke ua shitur kompanive ndërtuese për zhvillimin e mëtejshëm.

Lexo edhe:

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

Kompanitë merrnin garancinë se menjëherë pasi të kryheshin pagesat e blerjes së tokave, ato ktheheshin me vendim të Bashkisë në troje dhe kalonin në planin Urbanistik, duke i futur në hartat që lejohej ndërtimi. Personat që kanë përftuar nga kjo skemë janë familjarë të afërt të ish-drejtuesve lokal të Kavajës, duke filluar nga ish-kryebashkiaku Elvis Roshi dhe ish-kryetari i degës së PS, Gentjan Daja, si dhe familjarë e të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, e ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini dhe ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi, i cili është edhe vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentian Daja. Nuk ka kaluar as muaji kur e njëjta formë abuzimi u zbulua në Golem.

Po në vijim të kësaj dosje, prokuroria zbuloi tjetërsimin e të tjera pronave, por këtë herë drejtuesit lokal prekën edhe prona që janë të regjistruara në territore që dministrohen nga Ministria e Mbrojtjes. Kallëzimit ishte bërë nga Komanda Ajrore, e cila kishte zbuluar tjetërsimin e pronës së saj një poligon qitjeje. Sipas prokurorisë, ishte mësuar se persona të ndryshëm kishin filluar pastrimin e poligonit me urdhër të biznesmenit me shtetësi italiane Idlir Karkini, i cili është shpallur në kërkim. Ministria e Mbrojtjes kishte aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 ajo nuk i është regjistruar, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Kështu u arrestuan e ndaluan 8 zyrtarë publik, si dhe u shpallën në kërkim të 2 zyrtarë të tjerë. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.

Në pranga përfunduan Asim Arkaxhiu, ish drejtori i ZVRPP, Kavajë, Aldo Kila, me detyrë Jurist në Z.V.R.P.P, Kavajë, Shpendi Dema, me detyrë Jurist në Bashkinë Rrogozhinë, Arben Daja, me detyrë Sekretar dhe Protokollist në Bashkinë Rrogozhinë, Julian Zhelegu,noter pranë dhomës së Noterisë Tiranë, ndërsa u mor gjithashtu masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” për Beqir Nuredinin, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë. Këta drejtues lokal, në në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një siperfaqe prej 11.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga “tokë pa frut” në tokë “arë” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj siperfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Forma e abuzimit

Në kohën kur Bashkia Kavajë drejtohej nga Elvis Rroshi u zbuluan skandalet e para me tjetërsimin e pronës. Forma është e njëjtë, emrat ndryshojnë, territori ku kryhet abuzimi gjithashtu. Pjesa ranore dhe e pyllëzuar buzë detit, e regjistruar në harta si tokë shtetërore, merrej në duar nga “ustallarët lokal” me mbështetje nga qendra qeverisëse dhe niste skema e famshme. Ajo pronë në bregdet fillimisht i ndryshohej emërtimi, duke e kthyer në tokë bujqësore ose pemtari. Më pas nëpërmjet AMTP-ve fiktive (Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim), prona parcelizohej dhe vendosej në emër të personave të tjerë, kryesisht banorë të këtyre zonave. Në të shumtën e rasteve fshtarët e varfër nuk e kuptonin që me letra figuronin të pasur…

Pas hartimit të tapive fiktive, niste procesi tjetër i abuzimit, duke i dërguar gen-planet e ndarjes në Hipotekën lokale. Kjo e fundit në disa raste, si për të ndjekur rrugën “ligjore”, e kalonte pronën për verifikim në Këshillin e Qarkut. Aty futeshin të tjerë ustallarë në lojë, që pasi hartonin dokumentacionin përkatës e ridërgonin në bashki për konfirmim. Kaq mjaftonte për tu kompletuar i gjitha abuzimi dhe pronat regjistroheshin në hipotekë, duke i pajisur me çertifikata pronësie. Pas sigurimit të dokumentacionit, niste edhe shitja abuzive, ku falsifikoheshin firmat e “pronarëve hipotetik” dhe prona zakonisht kalonte në duart e familjarëve të afërt të drejtuesve të pushtetit lokal, nga kreu i bashkisë, në këshillin e qarkut dhe deri në hipotekë.

Durrës-Vlorë, askush nuk preket

Në Bashkitë Durrës-Vlorë, mundësi për të abuzuar me pronat bregdetare sipas ligjit 7501 nuk kishte, por forma për të shkuar në vendime të dyshimta, që më së paku shkon në aferë korruptive, u bë me dhënien e lejeve të ndërtimit buzë detit dhe selektimi sipas partive i dhënies së hapësirave publike për shfrytëzim sezonal.

Durrësi është një kantier i madh ndërtimi dhe pas çdo pallati të ngritur, kompania e betonit në pronësi të kryebashkiakut Vangjush Dako, ka pjesën e saj të punës. Skandali më i madh, me dëme të pakthyeshme është tjetërsimi i zonës arkeologjike të mbrojtur. Ndonëse ligjërisht është e ndaluar që në territorin e kategorizuar të tipit A dhe B arkelogjike të mos ndërtohet. Këtë parashikon ligji, por pallate, hotele dhe njësi të tjera shërbimesh lartësohen çdo ditë. Bashkëpunimi në këtë rast është edhe me Institutin e Arkeoligjisë dhe ASHA, (Agjensia e Shërbimit Arkeologjik). Misioni i ASHA-s është ushtrimi i veprimtarisë në fushën e mbrojtjes së vlerave kulturore që preken nga punimet ndërtuese të çdo natyre, nga planet për rregullimin e territorit, si dhe gjetjet arkeologjike rastësore. Mbikëqyrja e proceseve arkeologjike të shpëtimit në rastet kur këto kryen nga subjekte private të licencuara nga Këshilli

Kombëtar i Arkeologjisë (KKA). Në ligj është e përcaktuar se bashkëpunimi me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet shtetërore të specializuara për mirëadministrimin dhe mbrojtjen e vlerave arkeologjike të trashëgimisë kulturore është i nevojshëm. Në Durrës, problematika kryesore mbatet se ASHA dhe drejtues të pushtetit lokal, shpesh ndërhyjnë në zonat e mbrojtura, ku ndonëse ligjërisht është e ndaluar ndërtimi, kryhen mbivendosje të hartave dhe zgjerohen njollat e ndërtimit. Shpesh ka ndodhur që sapo hapen themelet për pallate dhe hotele, të shfaqen objekte arkeologjike me vlera të mëdha historike, por gjatë natës ato mbulohen nga betoni i gatshëm nga kompania e kryebashkiakut Dako. Duke zbritur më në jug të vendit, Partisa Socialiste ka “hipotekuar” pushtetin lokal, duke e mbajtur pushtetin dhe ndërruar vetëm emrat e kryebashkiakëve. Ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika është ndër personazhet më të anatemuar dhe kjo për një motiv të thjeshtë, pasi nuk shkonte në shijet e kryeministrit Edi Rama.

Në bregdetin e Vlorës problematika kryesore lidhet me dhënien e lejeve të ndërtimit subjekteve të ndryshme private, duke u ofruar edhe sheshe publike. Masakra vijoi për disa vite, ndërsa Gjika ishte kthyer në personin e paprekshëm dhe fitues i padiskutueshëm në Vlorë, duke mposhtur çdo kandidat rival në shifra të larta. Ndërsa në zonë ishte “Pasha”, i vetmi që mund ta rrëzonte “mitin” e tij ishte kryeministri Edi Rama, i cili duke përdorur një pjesë të institucionit të akuzës hapi dritën jeshile për nisjen e hetimeve. Gjika dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë përfunduan në pranga, por kryebashkiaku nuk pa kurrë dhomat e paraburgimit, pasi iu ndryshua masa e sigurisë nga gjykata, duke e lënë në detyrim paraqitje. Në çdo kohë që mund të hapen letrat për lejet e ndërtimit në Bashkinë Vlorë, vështirë të mos jenë lënë gjurmë në abuzime të dukshme, por tashmë kjo çështje është varrosur përgjithnjë dhe Vlora ku kryeministri është edhe deputet po bën makiazhin e një “fytyre” më shumë të çara.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025
AKTUALITET

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025
Lajmet e Dites

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025
Para

FOTO/ Paris dhe Cara konfirmojnë lidhjen e tyre

TË GJITHA

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com