• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat/ Partneriteti i Edi Ramës me privatët gllabëron 504 miliardë lekë

21:50 : 23/03/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

Shteti shqiptar ndër vite ka transferuar pronat publike në duar të privatit përmes dy mënyrave, dhënie me koncesion, ose Partneritet Publik Provat.

Marrëveshjet disavjeçare arrijnë 223 kontrata koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat me një vlerë prej 504,8 miliardë lekësh. Ndërsa për vitin 2018 janë 8 kontrata të reja. Në total këto kontrata e kanë faturën 661,594,257,243 lekë.

“Open Data Albania” ka hulumtuar mbi kontratat koncesionare apo të Partneritetit Privat Publik, të cilat janë lidhur ndër vite. Hulumtimi bazohet tek të dhëna për kontratat apo marrëveshjet koncesionare sipas një evidentimi të bërë në dokumentin Relacioni për Projektbuxhetin e Shtetit 2018. Kontratat janë ndarë sipas sektorëve ekonomikë.

“Sipas Open Data”, kontratat koncesionare dhe PPP apo marrëveshjet janë mjaft dinamike. Vlerat e parashikuara janë të lidhura me efekte realizimi dhe mosrealizimi, sikurse me efekte të ndryshimeve shtesave apo riformulimeve që u bëhet kontratave. Gjithashtu, këto lloj kontratash kanë një shtrirje të gjatë në kohë dhe shpesh regjime apo referenca ekonomike të tregut sjellin ndryshime të mundshme në parashikime dhe realizime të kontratës. Referuar hulumtimit të “Open Data”, sektori i energjisë dominon kontratat në fjalë me 75% të totalit të vlerës. Në total, ky sektor numëron 185 nga 223 kontrata me një vlerë prej 379.4 miliardë lekësh. Të gjitha kontratat koncesionare të këtij sektori janë të llojit ndërtim, operim dhe transferim/mirëmbajtje hidrocentrali. Kontrata me peshën më lartë ndaj totalit të vlerës së këtij sektori është kontrata koncesionare e ndërtim, operim dhe transferim hidrocentrali, kaskada e Devollit, me një vlerë prej 130 miliardë lekësh.

Sektori i dytë me peshë më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave është transporti me 7 për qind të totalit të vlerës së kontratave, apo 37.5 miliardë lekë. Ky sektor numëron 14 kontrata koncesionare të ndara sipas llojit në tri kontrata shërbimesh dhe 11 kontrata të ndërtimit, operimit dhe transferimit. Kontrata me vlerën më të lartë në këtë sektor është ndërtimi, operimi dhe transferimi i aeroportit “Nënë Tereza”, me një vlerë prej 9.3 miliardë lekë. Kontrata e dytë me vlerë më të lartë në këtë sektor është kontrata e ndërtimi, operimi dhe transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese me një vlerë prej 7 miliardë lekë. Kjo kontratë realizohet me mbështetje nga buxheti i shtetit.

Sektori i shëndetësisë është sektori i tretë me peshën më të lartë për sa i përket vlerës së kontratave të këtij sektori ndaj totalit të shumës së të gjitha kontratave. Të gjitha kontratat e këtij sektori janë me mbështetje buxhetore. Në sektorin e shëndetësisë janë lidhur katër kontrata shërbimesh: ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, materiale mjekësore sterile njëpërdorimëshe në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale, shërbimi i hemodializës, ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up), ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore. Në total vlera e koncesioneve e këtij sektori llogaritet 34.2 miliardë lekë.

Sektori i tatimeve dhe dogana ka një faturë koncesionare prej 28.1 miliardë lekë. Ky sektor numëron dy kontrata shërbimesh: financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë me vlerë 27.6 miliardë lekë. Shërbimi i markimit dhe monitorimit të karburanteve me vlerë 475 milionë lekë.

Sektori i mjedisit ka lidhur kontrata me vlerë 25.4 miliardë lekësh. Ky sektor ka tri lloje kontratash të lidhura: një kontratë shërbimesh menaxhimi dhe zhvillimi teknologjik i prodhimit të fidanëve pyjorë, arror në fidanishten shtetërore të Cërrikut, Elbasan; tri kontrata të llojit ndërtim, operim dhe mirëmbajtje, të cilat marrin mbështetje nga buxheti i shtetit. Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunuar të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan. Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, inceneratori i Tiranës dhe një kontratë koncesionare shfrytëzimi: shfrytëzimi i burimit ujor “Sasaj, Bunec”, Sarandë. Inceneratori i Tiranës ka vlerën më të lartë të këtij sektori prej 18.3 miliardë lekësh dhe është një kontratë që do të marrë mbështetje nga buxheti i shtetit.

Sektori i bujqësisë është sektori me më pak peshë për sa i përket faturës koncesionare me vlerë prej 1.9 milionë lekë. Lloji i kontratës së lidhur është ndërtim, operim, transferim për kultivimin e ullirit deri në 1000 ha, në Kavajë.

Kontratat e reja

Për vitin 2018 janë parashikuar 8 kontrata të reja koncesionare të ndarë sipas sektorëve: 1 në sektorin e arsimit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 6 në sektorin e transportit. Në sektorin e arsimit parashikohet ndërtimi me koncesion i 17 shkollave në Bashkinë Tiranë me një vlerë prej 6.4 miliardë lekë. Ndërtimi, operimi, transferimi i Spitalit Rajonal Fier me koncesion ka një vlerë prej 9.5 miliardë lekësh. Në sektorin e transportit për 2018-ën parashikohen të fillojë ndërtimi me koncesion për këto projekte: ndërtimi dhe operimi i aksit Tiranë-Thumanë-Vorë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë, ndërtimi dhe operimi i rrugës Milot-Balldren, ndërtimi dhe operimi i rrugës Orikum-Himarë, ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ppp-ja-e-edi-rames-gllaberon-504-miliarde-leke-515310/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025
AKTUALITET

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025
BOTA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025
BOTA

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025
Para

Çakordohet portali i Infermierit. Reagon Ministria e Shëndetësisë

TË GJITHA

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025

PD kërkesë zyrtare për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Niko Peleshit

13:14 : 19/09/2025

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com