• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çështja e emrit të Maqedonisë, Kotzias shkon në Shkup

09:25 : 22/03/2018
në RAJONI

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias viziton sot vendin fqinj, Maqedoninë. Pritet që ai të sjellë me vete një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit.

“Gorna Makedonija” -Maqedonia e Epërme duket të jetë formula magjike, me të cilën do të zgjidhet pas 27 vjetësh konflikti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Këtë e ka sinjalizuar pala greke në raundin më të ri të negociatave nën ndërmjetësimin e OKB-së. Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të përpiqet për këtë kompromis sot në Shkup.

Pala greke kërkon që nocioni sllav të mos përkthehet. Po pse? Për Spiros Danellis, deputet i partisë social-liberale To Potami në bisedë me Deutsche Wellen e kritikon këtë si “një shenjë tjetër të mendimit iracional, që është tipike për mënyrën e perceptimit nga ana jonë të grindjes për emrin.” Ai thotë se nuk e kupton këtë lloj të menduari. “Nëse formula e kompromisit “Gorna Makedonija pranohet nga të dyja palët dhe kontribuon që të zgjidhet çështja e emrit, atëherë sigurisht që varianti duhet të merret.”

Por mbetet me pikëpyetje, nëse Maqedonia bie në ujdi me emrin Maqedonia e Epërme. Edhe nëse ajo bie dakord, konflikti nuk zgjidhet menjëherë. Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë thotë se më e rëndësishme se ndërmjetësimi i OKB-së është që vendi fqinj të sanksionojë me kushtetutë emrin e ri të shtetit. Kushtetuta përveç kësaj do ndryshuar edhe në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj Greqisë, thotë eksperti.

Kërcënime kundër ministrit të Jashtëm

Lexo edhe:

Dekreti për zgjerimin me 12 milje të kufirit detar, Kotzias: Ja tre gabimet e bëra nga pala greke

“Deti”, Kotzias: Me palën shqiptare u dakordësuam për paketën gjithëpërfshirëse, ja çfarë bëri Rama

Sipas palës greke ka arsye historike për këtë frikë. Maqedonia  një ditë mund të ngrejë pretendime ndaj provincës greke me të njëjtin emër dhe kryeqytetit të saj Selanik. Kjo është arsyeja, pse Greqia nuk e ka njohur vendin fqinj me emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë, por me emrin FYROM, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Që nga viti 1991 zhvillohen bisedime për çështjen e emrit. Greqia kundërshtonte një kohë të gjatë çfarëdolloj përdorimi të nocionit “Maqedoni” në emrin e vendit fqinj. Por ndërkohë që sinjalizohet gatishmëri për kompromis, opinioni publik grek nuk e mbështet i gjithi këtë gatishmëri. Në një sondazh të fundit të televizionit Alpha, 60% e të anketuarve u shprehën, se janë kundër përdorimit të nocionit “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj. Por 67% dëshirojnë që negociatat të vazhdojnë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos

Kundërshtimet kanë mbetur në nivelin e protestave, por në fillim të shkurtit ministri i Jashtëm grek, Kotzias mori një letër ku shkruhej se janë gati “tre plumba për atë dhe familjen e tij”. Edhe deputeti Danellis ka marrë kërcënime, pasi u shpreh hapur për një kompromis për çështjen e emrit. Danellis mendon, se politikanët e moderuar nga të dyja anët duhet të shfrytëzojnë këtë moment. “Nëse edhe Zoran Zaev arrin të bëjë një kompromis tek njerëzit e tij, gjë që nuk është e lehtë, atëherë do të kemi një zgjidhje për çështjen e emrit që para verës.”

Kotzias duhet të mbarojë punë

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka një paketë të kompletuar kompromisi “në pajtim me pozicionet e qarta të negociimit të qeverisë greke”. Këto propozime i bisedon Kotzias në Shkup të enjten. Mediat greke raportojnë, se pala tjetër i ka formuluar propozimet e saj për zgjidhjen e konfliktit. Më së voni më 30 Mars, ndërmjetësuesi Mathew Nimetz do të thërrasë në Vjenë një raund të ri bisedimesh për çështjen e emrit.

Etiketa: KotziasMaqedinia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekreti për zgjerimin me 12 milje të kufirit detar, Kotzias: Ja tre gabimet e bëra nga pala greke

10:58 : 29/12/2020
AKTUALITET

“Deti”, Kotzias: Me palën shqiptare u dakordësuam për paketën gjithëpërfshirëse, ja çfarë bëri Rama

11:54 : 27/10/2020
AKTUALITET

Marrëveshja e detit/ Bushati e Kotzias takohen në Greqi: Rama-Tsipras do të përmbyllin…

12:27 : 17/03/2019
Para

Ja procedurat dhe afatet të liberalizimit të vizave për Kosovën

TË GJITHA

Kundër kolesterolit dhe pro zemrës, zbuloni funksionet e dobishme të lëngut të luleshtrydheve

17:29 : 05/06/2025

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

17:21 : 05/06/2025

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

16:59 : 05/06/2025

Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë

16:51 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com