Një në shtatë persona vuajnë nga migrena, teksa mjekimet që japin efekt kundër dhimbjeve janë të pakta.
Por, ekzistojnë disa mënyrë që të gjithë ata që vuajnë nga migrena mund t’i përdorin për të reduktuar dhimbjet.
1-Monitoroni gjithçka
Migrena mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë, duke filluar nga ushqimet e caktuara e deri tek parfumet. Mbani një ditar për dhimbjen e kokës përgjatë disa muajsh dhe shkruani se çfarë keni bërë ose çfarë keni ngrënë, para së të niste dhimbja e kokës. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni gjithçka që ju shkakton migrenën. Shkaktarët e zakonshëm gjenden tek ushqimet dhe përfshijnë produkte që përmbajnë monosodium, mishrat që përmbajnë nitrat natriumi si proshuta dhe sallami, vera e kuqe, djathë i ruajtur ndër vite, peshku i tymosur dhe ushqime të pjekur. Alkooli, stresi i papritur, zhurmat e forta, dritat dhe pirja e duhanit mund të jenë gjithashtu faktorë të rrezikut të migrenës.
2- Merrni ilaçe, por jo shumë
Për migrenën e butë, medikamente si ibuprofeni apo aspirina mund të ndihmojnë për të larguar dhimbjen. Për migrenën më të rëndë, barnat kryesore në dispozicion janë triptans. Megjithatë, të gjitha mjekimet kundra dhimbjes duhet të merren me kujdes. Nëse ju i merrni më shumë se tre ditë në javë, në doza të rregullta, ju mund të riktheni dhimbjen e kokës për shkak të mbi-dozimit.
3-Respektoni rutinën tuaj
Nëse vuani nga migrena, truri juaj është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore, duke filluar nga zhurmat e jashtme në ndryshimet e brendshme hormonale, që ajo e percepton si kërcënuese, duke shkaktuar dhimbje. Prandaj përpiquni të respektoni rutinën tuaj të përditshme, duke filluar nga orari i gjumit deri në orët e pasdites kur të stërviteni, të cilat mund të ndihmojë në parandalimin e shpeshtë të dhimbjes së kokës.
4-Provoni suplementet shtesë
Është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj para se të provoni ndonjë gjë të re, por studime të ndryshme kanë treguar se suplementet e ndryshme ushqimore si magnez, vitaminë B2 dhe koenzima Q10, të cilat kanë potencialin për të parandaluar migrenën në disa pacientë. Një studim i 31 pacientëve të migrenës që morën koenzimën Q10, i cili redukton dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga mjedisi dhe faktorë të tjerë, raportoi se nga 19 ditë që përgjithësisht vuanin nga migrena, ajo u reduktua me gjysmën e kohës.
5-Kryeni aktivitet fizik
Studimet sugjerojnë se ushtrimi aktivitetit fizik si aerobi, vrapi, noti, vallëzimi ose çiklizmi për 30 minuta, tre herë në javë, mund të zvogëlojë frekuencën dhe ashpërsinë e migrenës në disa pacientë. Ushtrimi nxit trupin tuaj për të prodhuar kimikate natyrore kundra dhimbjes, të njohura si endorfine. Sidoqoftë, sigurohuni që të hani dhe pini para stërvitjes, për të shmangur nivelin e ulët të sheqerit në gjak ose dehidratim, dhe përpiquni të shtriheni për 10 minuta para dhe pas për të parandaluar tensionin e muskujve, gjë që gjithashtu mund të jetë shkaktar për migrenën.
6-Reduktoni dozën e kafeinës që merrni në ditë
Kafeina është një nga shkaktarët më të zakonshëm të migrenës, veçanërisht nëse konsumoni rregullisht sasi të mëdha kafeine në ditë. Ekspertët këshillojnë të kufizojnë sasinë e kafeinës në vetëm 200mg në ditë, e cila është sa një filxhan kafeje mesatar.
7-Shikoni për medikamente të reja
Gjatë dy viteve të ardhshme, një kategori e re e barnave të quajtur anti-CGRP antitrupa, të administruara nëpërmjet një injeksion mujor, pritet të arrijnë në treg. Ajo do të zvogëlojë nivelin e një proteine, e cila ka tendencën të shtohet tek personat që vuajnë nga migrena dhe që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Megjithatë, ky mjekim nuk ka efekt tek të gjithë personat që vuajnë nga migrena.