• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Ja si gënjeu Arta Marku për ekstradimin e financierit të Habilajve

17:35 : 20/03/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING, VIDEOT KRYESORE TE DITES

Nga Boldnews.al

Dy drejtueset më të larta të sistemit të drejtësisë e kanë të vështirë të justifikojnë ekstradimin e financierit të bandës së narkotrafikut, të njohur si “Habilaj”.

Pas Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku u mundua të justifikojë ekstradimin e paligjshëm të njeriut kyç në hetimet “Tahiri-Habilaj”.

Por, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, shkoi shumë larg në qëndrimin e saj për këtë çështje. Ajo gënjeu për ekstradimin e financierit të bandës së Habilajve, gjatë një interviste në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës. Shefja e organit të akuzës tha gjatë intervistës në “Vizion Plus” se Seitaj u ndalua në zbatim të urdhër-arrestit të Prokurorisë së Katanias. Gjithashtu, Marku tha se Nazer Seitaj është ekstraduar, në bazë të procedurave të zhvilluara para mbërritjes së saj në zyrën e Kryeprokurorit, në 18 Dhjetor 2017.

Lexo edhe:

Misterioze në Dhërmi! 27-vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli, i vëllai alarmon policinë

Kriza humanitare në Gazë, Izraeli lejon hyrjen graduale të mallrave

Për t’u treguar sa më bindëse në ato që po deklaronte, Arta Marku iu referua disa letrave që mbante në tavolinë gjatë intervistës. Për të dy këto pretendime, Arta Marku deklaroi publikisht të dhëna të rreme, të cilat janë në kundërshtim me dokumentat zyrtarë të institucioneve të drejtësisë.

Nazer Seitaj është ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në dt. 19 tetor 2017. Kjo provohet plotësisht edhe nga vendimi Gjykatës për Krime të Rënda për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj tij.

Në vendim thuhet se: “…Në orën 16:30 të datës 19.10.2017, Policia Gjyqësore, në zbatim të urdhërit të prokurorit ka ndaluar shtetasin Nezar Seiti, i dyshuar për kryerjen e veprës penale   “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, në formë  të pasaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a  të Kodit Penal.

Pra, Nazer Seitaj është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Shqiptare. Është e pamundur që Arta Marku të mos jetë në dijeni të kësaj rrethane. Deklarimi i saj në studion e Sokol Ballës se Nazer Seitaj është arrestuar në bazë të urdhërit të Prokurorisë së Katanias është i rremë.

Gjithashtu, ajo tentoi të justifikojë veten në rastin e procedurave të ekstradimit të “financierit të Habilajve” drejt Italisë, në kohën kur ndaj tij kishte masë sigurie nga Gjykata për Krime të Rënda në Shqipëri. Arta Marku shpjegoi se vendimi për ekstradimin e Nazer Seitaj ishte marrë para se ajo të merrte detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme.

Në fakt, në dt 18 dhjetor 2017, pikërisht ditën kur ajo u votua në Parlament, gjykata e Tiranës lejoi ekstradimin e Nazer Seitaj drejt Italisë, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Katanias. Në të njëjtën kohë, ndaj Seitajt ishte në fuqi edhe masa e sigurimit, e vendosur nga Gjykata për Krime të Rënda, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Shqiptare.

Neni 500 i Kodit të Procedurës Penale detyron Ministrin e Drejtësisë që të pezullojë dhe shtyjë në kohë ekstradimin e një shtetasi, nëse ndaj tij ka një masë sigurimi dhe është nën hetim ose në pritje të gjykimit nga autoritetet shqiptare.

Ministria e Drejtësisë vihet në dijeni për masa të tjera të mundshme ndaj personave që do të ekstradohen nga verifikimet e institucionit të saj, si edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Por, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, nuk e ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë se ndaj “financierit të Habilajve” kishte një masë sigurimi në fuqi nga autoritetet shqiptare.

Në një njoftim zyrtar për këtë rast, Ministria e Drejtësisë sqaron se: “…Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti…”.

Pra, Ministria e Drejtësisë pranon se Prokuroria e Përgjithshme, në dt. 10 janar, e ka njoftuar vetëm për lejimin e ekstradimit. Në shkresën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, të firmosur nga Arta Marku, e cila kishte rreth një muaj që kishte marrë detyrën, nuk përmendet aspak fakti që ndaj Nazer Seitaj kishte edhe një masë sigurimi nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në këtë mënyrë, Kryeprokurorja nuk u tregua aspak e sinqertë në intervistën e saj të parë, kur i duhej të përgjigjej për çështjen e financierit të Habilajve. Për më tepër, ajo deklaroi të dhëna të pavërteta, në tentativë për të justifikuar një veprim tërësisht anti-ligjor të kryer prej saj dhe më pas nga ana e Ministres së Drejtësisë.

Dy drejtueset kryesore të institucioneve të drejtësisë lejuan ekstradimin e Nazer Seitaj, duke i dhënë një goditje të rëndë hetimeve të Prokurorisë Shqiptare, e cila ka si të dyshuar si anëtar të bandës së narko-trafikantëve “Habilaj” edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

https://www.youtube.com/watch?v=eWt8cwF2PqE&feature=youtu.be

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Misterioze në Dhërmi! 27-vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli, i vëllai alarmon policinë

10:24 : 05/08/2025
BOTA

Kriza humanitare në Gazë, Izraeli lejon hyrjen graduale të mallrave

10:15 : 05/08/2025
AKTUALITET

Thirrjet antishqiptare, reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

10:10 : 05/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e shpërthimit në garazhin e Elvis Kosovës, autori i porositur

10:00 : 05/08/2025
AKTUALITET

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

09:59 : 05/08/2025
AKTUALITET

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

09:43 : 05/08/2025
Para

Kryeministri Rama në delirë, shantazhon BE

TË GJITHA

Misterioze në Dhërmi! 27-vjeçari nga Tirana zhduket nga hoteli, i vëllai alarmon policinë

10:24 : 05/08/2025

Kriza humanitare në Gazë, Izraeli lejon hyrjen graduale të mallrave

10:15 : 05/08/2025

Thirrjet antishqiptare, reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

10:10 : 05/08/2025

Zbardhet dinamika e shpërthimit në garazhin e Elvis Kosovës, autori i porositur

10:00 : 05/08/2025

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e bashkisë

09:59 : 05/08/2025

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

09:43 : 05/08/2025

Fshehu emigrantin në kamion, kapet në kufi 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

09:41 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com