• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytjet/ Rëndohet situata në Shkodër, banorët kërkojnë ndihmë

10:10 : 19/03/2018
në AKTUALITET

Dita e hënë ka nisur me reshje shiu në gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës. Në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur mbi 2920 Ha.

Një numër i madh banesash janë të izoluara nga uji, ndërkohë ka nevojë për furnizim më ujë të pijshëm dhe bazë ushqimore për bagëtitë.

Bashkia Shkodër ka ripërsëritur kërkesën për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të  mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia nënvizon se në këto zona rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e njësive administrative të prekura nga përmbytjet

Lexo edhe:

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

Në njësinë Administrative Dajç janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.80cm dhe ka tendencë rritjeje. Ka filluar të ngrihet uji mbi aksin kryesor Dajç-Velipojë.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar. Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara.  Në Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Kërkohet një fadromë për të hapur rrugën në kodër, rrugë e vjetër. Në 3 shtëpi në Obot dhe 5 shtëpin të tjera në Muriqan, dhe në 4 shtëpi në lagjen Gallube ka hyrë uji me rreth 10 cm. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha. Ndërkohë Ujësjellësi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Në fshatin Obot nevojiten 61 palë çizme të gjata për banesat , 100 thasë miell për familje dhe 210 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 530 ha tokë e përmbytur në katër fshatra,Trush, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme dhe Bërdicë e Sipërme 70 ha.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 100 Ha tokë në fshatrat Baks dhe Ças.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera.

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë.Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha. Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 15 cm. Ka dëmtime  të bazës ushqimore për rreth 100 krerë dele, 200 dënga sanë. Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha.

Qyteti Shkodër: Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën ‘Et‘hem Kazazi’ ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Këto familje furnizohen me ujë të pijshëm nepërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje  të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër thotë se ka marrë masat e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4 dhe po kujdeset për furnizimin e tyre  me veshmbathje dhe ushqim. Nderkohë ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë, me dy kamionë po bëhet evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.Vërehet rritje e nivelit të Lumit Kir dhe Përroit të Pistallës. Përrojet kanë pryrje maksimale kudo në territor..

Nevojat për bazë ushqimore minimalisht 7 ditore për vazhdimësinë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.Koncentrat  45 ton

2.Bar i thatë   15 ton

Bashkia kërkon një kamion ushtrie për shpërndarjen e ndihmave në terren dhe varka në varësi të gjendjes. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Etiketa: PermbytjetShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkoder/ PD ruan avantazhin, e ndjek PS dhe PSD

03:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025
Para

FOTO +18/ E pabesueshme çfarë bën kjo modele për të qendruar në formë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025

Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

18:43 : 14/05/2025

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com