Shumë nga batakçitë që u ngritën në pushtet në “Gangsterland-in” nazist ishin ekspertë në brutalitet dhe tradhëtarë të parimeve morale. Rrallë ka pasur një bashkim të tillë rrufjanësh të dedikuar ndaj dhunës në një regjim antiligjor si Rajhu i Tretë.
Ndër më të suksesshmit që arritit të fitonte ngritje të shpejtë në detyrë ishte Rajnard Hajdrih, i njohur si “Xhelati Hajdrih” dhe “Kasapi i Pragës”. Sadisti i ftohtë si akulli zë vend mes kriminelëve më të ndyrë të të gjitha kohërave. Cinik, dyshues, ai nuk i besonte askujt. Ai kishte një mospërfillje për jetën humane, jo dhëmbshuri, jo mëshirë.
Historiani Karl Jakob Burkard e ka quajtuar Hajdrihun “një zot mizor ri i vdekjes”
I gjatë, i hollë, shpatull-gjërë, Hajdrihu prezantonte në shoqërinë naziste një përsonifikim të heroit gjermanik, ideali i pastërtisë arjane. Por kishte një kapërcim ironik – ky përfaqësues i superioritetit të racës naziste do të mundohej përgjatë gjithë jetës së tij nga frika se trupi i tij ishte i kalbur me gjak hebreu dhe nuk mund të bënte asgjë për këtë.
Ai nuk ishte kurrë i lirë nga agonia e shkaktuar nga ajo çfarë e shikonte të ishte një ndotje biologjike. Është e mundur se egërsia e tij e treguar me viktimat e tija hebreje mund të jetë diktuar nga “njollat” në fizikun e tij. Thuhet se ai shte çerek hebre; për të ishte një fat tragjik.
Rajnard Tristran Eugen Hajdrih lindi në Hale, Saksoni, me 7 mars 1904, ishte djali i muzikantit të talentuar Bruno Riçard Hajdrihut. Emri i vërtetë i Bruno Hajdrihut ishte Sys.” (Sys në atë kohë ishte një emër mjaft i përhapur hebre.) Për më tepër sipas historianit Çarls Uigton, Hajdrihu kishte një gjyshe hebreje, por ishte pagëzuar nga një prift katolik dhe u bë e krishterë. (Në Gjermaninë e vitit 1904 një gjyshe hebreje nuk përbënte asnjë skandal.)
Në teorinë e tij historiani Uigton, bazohet tek raportimet e Dr. Feliksit, mjekut përsonal të shefit të SS-ve, Hajnrih Himlerit.
Në rininë e tij Hajdrihu studio muzikë dhe më vonë tregoi debutim të shkëlqyer në përformancat muzikore të nazistëve. Fizikisht i fuqishëm, ai ishte një shpatar i zoti që përfaqësonte Gjermaninë në duele ndërkombëtare me shpatë. Ai fitoi shumë trofe. Ishte gjthashtu një pilot i mirë amator.
Në 1922 i joshur nga karriera detare, i riu Hajdrih shërbeu për Admiralin Vilhelm Kanaris në inteligjencën detare. Për dy vjet ai studio për t’u bërë një oficer inteligjence. Ai kaloi nga kadet në nënoficer marine në 1924, nga nënoficer në nënlituenant dhe lituenant në 1926.
Ambicioz, shenja dalluese e të gjithë batakçive nazistë, ai manipuloi çko kënd në zyrat e larta që mund ta ndihmonte të çante përpara.
Në 1928 karrieristi Hajdrih dëgjoi Hitlerin në një miting. Ai u mallëngjye. Edhe pse nuk kishte bindje politike, ai kishte parandjenjën se ky austriak elokuent kishte një vizion për një të ardhme madhështore. Njëherë ai i ka thënë motrës së tij: “Vetëm ky njeri mund të shpëtojë Gjermaninë.” Por ai nuk ia kishte idenë që ai do të bëhej një nga ithtarët më kryesorë të Fyhrerit, praktikues i një politike terrori dhe vrasësi masiv i Rajhut të Tretë.
Brënda këtij modeli arjan kishte një dell mizorie që më vonë do të zbrazej në dimensione të frikshme.
Karriera detare e lulëzuar e Hajdriut pësoi një kthesë të madhe në verën e 1930-ës. I papunë në atë kohë, ai filloi të kishte probleme në jetën private. Ai u lidh me një vajzë që më vonë e la shtatzënë, por nuk kishte për qëllim që të martohej me të. Në Krishtlindje ai u fejua me një vajzë tjetër të quajtur, Nina fon Osten.
Në 1931, pasi Hajdrihu e shpërfilli kërcënimin e babait të vajzës shtatzënë, eprorët e tij e përjashtuan nga flota detare. Kështu u vulos fundi i karrierës së tij detare. I papunë, ai vadhdonte të kishte një interes për politikën, Hajdrihu u nxit nga gruaja e tij, një naziste e devotshme, që të bashkohej me SS-të Schutz Staffel, truprojat e Hitlerit.
Duke e siguruar bashkëshortin e saj se do të bënte një karrierë të suksesshme atje. Takimi mes tij dhe Himlerit u realizua me 14 qershor në 1931, një takim që do të ndryshonte historinë. Një bashkëpunim mes të dyve do të thoshte vdekja e milionave qytetarëve gjermanë edhe europianë të tjerë. Rrënjët e Holokausit tragjik.
Hajdrihu e la Himlerin të kuptone, se ai kishte qënë një oficer i rëndësishëm në inteligjencën detare. Nga kjo e dhënë Himleri i besoi drejtimin e njësisë së re SS të inteligjencës, detyra e së cilës ishte të spiunonte mbi anëtarët e Partisë Nazsite.
Dalëngadalë Hajdrihu filloi të ndërtonte një taskë forcë informatorësh dhe agjentësh konfidencialë. Ai urdhërroi vetë agjentët e tij në ushtri të siguronin thashetheme, veçanirisht të jetës seksuale për të shantazhuar kundështarët. Në fare pak kohë atë kishte grumbulluar dosje të tëra që lidheshin me skalionin e lartë të partisë.
Askush nuk ishte përjashtim për agjentët sekretë të Hajdrihut. Ata i sollën atij, fotografi, letra, regjistrime, që një ditë mund të përdoreshin në interes të shefit.
Ai kishte raportime: mbi varësinë e Gëringut ndaj morfinë dhe dyshimet mbi impotencën e tij seksuale, mbi marëdhënien e zjarrtë dashurore të Gobelsit me aktoren Lida Baarova, dhe mbi prejardhje e Martin Bormanit.
Ai gjithashtu kishte mbledhur një dosje sekrete mbi shefin e tij Reichsfuhrer- SS Hajnrih Himlerin, në cilin dyshonte se po mbronte disa biznesmenë hebrejë.
Kishte gjithashtu fjalë lart e poshtë se Hajdrihu mbante dhe një dosje për vetë Fyhrerin. Hajdrihu grumbulloi edhe prova rreth Sallonit Kiti, një bordello tundues i frekuentuar nga oficerë të lartë SS dhe diplomatë të huaj.
Ama ky investigim nuk e ndaloi aspak Hajdrihun të frekuentonte vetë sallonin si një i ftuar nderi. Ai shikohej në klubet e natës më të mira të Berlinit. Edhe pse po rriste një familje me dy fëmijë, ai përpiqej të gjente relaksim tek alkooli dhe seksi jashtë shtëpisë Hajdrih. Ato vajza që e refuzonin do të kishin vëmendjen e Gestapos.
Në 1932, Martin Bormani (kryetari i Partisë Naziste) , që kishte akses me Fyhrerin, mbajti disa dosje në të cilat provonte se Hajdrihu ishte hebre. Pasi Himleri e mori vesh menjëherë ai e diskutoi këtë me Hitlerin. Ai i tha Himlerit se Hajdrihu ishte një ishte një burrë i talentuar i rrezikshëm “aftësitë e të cilit duheshin për lëvizjen naziste”.
Sipas një dekreti të veçantë nga Fyhreri, Hajdrihu “pastrohej” zyrtarisht nga gjaku i tij i “prishur” hebre.
Urrejtja e Hajdrihut akoma nuk ishte shuar. Një zyrtar Gestapo-je, jep një përshkrim të karakterit sadist të Hajdrihut: “Sytë e ftohtë të Hajdrihut shdërrisnin nga një kënaqësi e akullt kur i dha direktiva Gestapos për të vrarë në torturë një familje hebrej tregtare , pasi zbuloi një shkelje të vogël ligjore të tyre”. Dhe vazhdon: “Urrejtja e tij skizofrenike për prejardhjen e tij hebreje çoi në akte më monstruoze të Hebraizmit në përgjithësi.”
Vilhelm Kanaris (dikur shefi i Hajdrihut, tani ishte shefi i shërbimit të inteligjencës gjermane) na jep një shembull tjetër të urrejtjs së Hajdrihut për hebrejtë që buronte nga prejardhja e tij hebreje. Njëherë Hajdrihu, pas një dite të lodhshme pune në Berlin, kishe insistuar që ai dhe ish-shefi i tij të shkonin të dëfreheshin në një bar.
Kanaris shkruan: “Pasi u deh, ai filloi t’i zgurdollonte sytë sa nuk mund t’i drejtonte në një pikë të vetme. Pastaj kur u gjend pranë një pasqyre, ai nxorri revolverin nga kthefi dhe shkrepi tre herë tek pasqyra, duke thënë, “hebre i fëlliqur”.”
Hajdrihu do të ngrihet në detyrë në 1934 pas natës së thikave të gjata ku ai eleminoi të gjithë lidershipin e SA-ve. Pas 1936 Hajdrihu do të bëhej një nga burrat më të frikshëm të Rajhut. Në këtë vit ai do të shtinte në kontroll: SiPo-n (policia naziste ushtarake), SD-në dhe Gestapon.
Një prakticient i pamëshirshëm i terrorismit, një diplomat na jep edhe një përshkrim se si duhet të ishte një gjerman “i mirë” për Hajdrihun: “…një terrorist gjakftohtë i paepur”.
Kur Hitleri kishte nevojë për një pretekst për pushtimin e Polonisë, Hajdrihu i dha një dorë duke ideuar një sulm të rremë në kufirin gjermano-polak. Ku ushtarë SS të veshur me uniforma polake do të sulmonin një stacion radiofonik gjerman.
Pak pasi filloi lufta në shtator 1939, të gjitha organizatat e igurimit u shkrinë në një njësi të vetme të quajtur RSHA, një makineri gjigande politike për të centralizuar dhe transmetuar informacion në çdo cep të Rajhut. Pasoja më satanike e këtij akumulimi pushteti u zbulua në implementimin e Hajdrihut për të shfarosur hebraizmin europian.
Për punën shëmbullore në likuodimin e hebrejve, Hitleri e shpërbleu duke e bërë Protektor të Protektoratit të Bohemisë dhe Moravisë, në shtator 1941. Në janar të vitit 1942 Hajdrihu do të organizonte koordinimin e të gjitha organizmave shtetërore dhe partiake për t’u marrë me atë që quhet si “Zgjidhja Përfundimtare”, në Konferencën e Vansesë.
Hitleri planifikonte shkarrimin e popullit çek dhe gjermanizim e sa mëparshëm të atij territori. Sadisti i ndryrë e mori me një kënaqësi të parrëfyer detyrën e re. Ai filloi me Aktion Reinhard, një periudhë tetë mujore terrori, ku çdo i dyshuar çek apo hebre i burgosur vritej menjëherë.
Kaq e egër ishte sjellja e Hajdrihut ndaj Çekosllovakisë sa që ai u bë i njohur si “Kasapi Hajdrih”. Shumë çekë tmerroheshin kur e dëgjonin emrin e tij.
Ndrekohë që situata përkeqsohej në Çekosllovaki, qeveri e saj në ekyil në Londër, vendosi të hartonte një plan për të eleminuar Hajdrihun dhe t’i jepte fund sundimit të tij të terrorit.
Duke mbivlerësuar suksessin e tij si një njeri i pathzshëm, Hajdrihu i shmangte kujdesin e sigurimin dhe udhëtonte në një makinë të hapur pa eskortë. Me 27 maj 1942 ndërkohë që makina e Hajdrihut po merrte një kthesë dy agjentë çek të nisur që nga Londra, Jan Kubris dhe Jozef Kubiçek i zunë pritë Hajdrihut. Edhe pse me shpejtësi u përgjigj me zjarr, ai kishte marrë plagë të rënda si pasojë e një granade të hedhur në makinë nga agjentët çek.
Si pasojë e plagëve të infektuara rëndë Hajdrihu, ndërron jetë me 4 qershor 1942. Hitleri e quajti humbje të madhe dhe organizoi një funeral shtetëror. Por Fyhreri nuk do e mbyllte me kaq.
Për sa i përket dy vrasësve, ata qëndruan të fshehur në një kishë ortodokse për tre javë, të furnizuar me ushqime vetëm nga rezistenca çeke.
Me 18 qershor ata gjenden nga Gestapoja ku edhe vriten.
Hakmarrja e Hitlerit do të ishte e egër. Reprezalje u bënë në një fshat pranë Pragës, Lidice ku e gjithë popullsia mashkullore (172) u shfaros nga autoritetet naziste, dhe gratë ose u dërguan nëpër kampe përqëndrimi ose u pushkatuan. E gjithë kjo masakër kriminale u zhvillua një ditë para funeralit të Hajdrihut. Më tej u vranë 860 çekë në Pragë dhe 395 në Brno.