Ky është muaji, kur mbi 30 mijë pensionsitë duhet të paraqiten vetë në bankë dhe të deklarojnë se e tërhoqën pensionin e tyre. Kjo është një procedurë që bëhet 2 herë në vit. Në rast se nuk paraqitet vetë fizikisht, pensioni nuk kalon në llogaritë përkatëse të individëve.
Rreth 30 mijë pensionistë duhet të paraqiten në bankën kur marrin pesionin e tyre për të bërë një deklartë ku vëretojnë se janë paraqitur vetë fizikisht për ta tërhequr atë.
Kjo është një deklartë që behet një herë në gjashtë muaj, si procedurë për të vërtetuar se i moshuari jeton. Në rast se nuk bëhet kjo deklartë, pensionisti humbet të drejtën e përfitimit.
Ali Emini: Pensionistët bëjnë një deklaratë, ku deklarojnë se e kanë marrë pensionin në rregull, nuk ka varejtje dhe pas kësaj deklarate pensioni gjenerohet nga muaji tetor deri në 6 muajt e ardhshëm. Jemi në kushtet kur pensionistët që marrin pensionin në bankë duhet ta kishim bërë këtë deklaratë dhe ka disa prej tyre që ose duke mos qenë në Shqipëri ose duke mos e vlerësuar nuk e kanë bërë këtë deklaratë.
Zv. drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini sqaroi të gjithë ata që nuk kanë marrë pensionin suplementar.
Ali Emini: Listë pagesat bëheshin në mënyrë manuale dhe dërgoheshin në mënyrë manuale, por tani jemi në kushtet kur shërbimi i pagesës së pensioneve në banka u zgjerua dhe solli domosdoshmërinë e këtij portali. Përvec kësaj cështja u kordinua dhe me një ditë pushimi që ishte dita e enjte dhe filloi gjenerimi i pagesave ditën e peremte.
Emini mohon të ketë vonesa të pensionistëve madje garanton se ky institucion ka fondin rezervë prej 100 mln dollarë, që kësaj kategorie të mos i mbeten detyrime.