Pas kërkesës së djeshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar rrëzimin e tij me turp.
Në një postim në “Twitter” Manjani ka shkruar se ‘Fronti’ i drogës ka për ta rrëzuar me turp Ramën nëse ai nuk ikën vetë me nder.
“Asgjë e re nga Fronti”- thotë shefi i drogës dhe i krimit! Le të recitojë, ky Front do ta rrëzojë me turp, nëse nuk ikën vetë me nder!” shkruan Manjani.
Një ditë më parë Manjani tha se nuk duhet akuzuar Saimiri por vetë Rama dukeqënë se kanabizimi i vendit ishte një projekt i tij.