• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“E pe furgonin e policisë që kaloi? Është i yni”/ Zbardhen të tjera detaje nga përgjimi i Habilajt

15:10 : 18/10/2017
në KRYESORE

“E pe furgonin e policisë që kaloi”? “Atë me drita të bardha? Është yni. Këtu janë të gjithë tanët”. Është mbrëmja e 6 majit 2015 dhe përballë brigjeve shqiptare, përballë Porto Palermos, peshkarexha Fatima përgatitet të marrë një ngarkesë të rëndësishme marijuane për ta çuar në Siçili.

Në bord Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të brendshëm shqiptar, i cilësuar nga hetuesit italianë si koka e grupit kriminal që organizonte trafikun e narkotikëve, përpiqet të qetësojë Rosario Giulianon, pronarin e anijes së ardhur nga Riposto për të marrë 880 kile drogë.

Habilaj ngjitet në Fatima dhe jep urdhra, me saktësi e qetësi.

Një qetësi që, sipas përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza e Catanias, lind nga vetëdija që policët shqiptarë që duhet të bëjnë kontrolle janë në fakt bashkëpunëtorë tij. Ai i kërkon Giulianos të ketë mendjen për rrugën që do të ndjekë për kthimin në Itali, pa iu afruar kufirit detar me Greqinë. “Më mori polici që më shpjegoi që për të mos iu afruar ujërave greke… duhet të ecësh gjithmonë drejt, pas 6-7 miljesh nuk duken dritat, do të ecësh edhe 2-3 milje, pastaj hyr. Nuk duhet të gabosh, vëlla”.

Trafiku i drogës në aksin Shqipëri-Siçili zhvillohej në këtë mënyrë: Vajtje-ardhje të vazhdueshme nga ana e Habilajt dhe bashkëpunëtorët e grupit të tij. Takime me blerës nga Catania e Ragusa, si Antonio Riela e Angelo Busaça. I pari ishte pikë referimi në Katania për familje të ndryshme mafioze të interesuara në blerjen e marijuanës. I dyti ishte tregtar fruta-perimesh në tregun e Vittoria, i arrestuar muajt e shkuar për shfrytëzim punëtorësh në tokat e tij.

Lexo edhe:

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

Dhe pikërisht mes Katanias, Lentinit, Augustas, Modicas e Vittorias lëviznin të dyshuarit e arrestuar dy ditë më parë nga Guardia Finanza, me mandat nga prokuroria vendase. Një biznes në lulëzim, por i futur në krizë për shkak të sekuestrimeve të vazhdueshme nga ana e forcave të rendit italiane. Është vetë Moisi Habilaj që bën llogaritë e hyrje-daljeve.

Paratë që pret nga katanezët shkojnë në 1 milion e 670 mijë euro, ndërsa detyrimi që duhet të paguajë në Shqipëri shkon në 600 mijë. Por është “problematiku shteti” për të cilin janë bërë më tepër kuriozë hetuesit, sipas të cilëve pas fjalës ‘Shteti’ fshihen forcat e policisë shqiptare të regjistruara në librin e pagesave të Habilajt.

Por ka edhe më tepër. Duke treguar detyrimet që duhet të shlyejë, i supozuari si kreu i organizatës përmend emrin Saimir. “30 duhet t’ia çoj Saimirit”. Autoritetet italiane vënë në dukje se ndoshta e ka fjalën për kushëririn e tij, Saimir Bashkim Tahiri, ish-ministër i brendshëm e deputet.

Një emër me peshë që shfaqet edhe për një çështje tjetër, për një nga udhëtimet e Habilajt, në shoqërinë e Sabaudin Çelajt, bërë me makinën Audi A8 në emër pikërisht të Tahirit, kur ishte ministër. E njëjta akuzë i ishte bërë kohët e fundit në Shqipëri, për një udhëtim të trafikantëve në Greqi dhe në atë rast politikani u mbrojt duke thënë se ia kishte shitur makinën kushëririt, por pa i bërë letrat.

Vizitat e përsëritura në Siçili, përveç takimeve për të arritur marrëveshje (që zhvilloheshin sidomos në parkimin e spitalit të Lentinit, në tregun e Vittorias, në Modica dhe në lagjen Pigno në Katania), shpërbejnë për të gjetur vendet më të mira për zbarkim. Një preokupim i ardhur edhe nga dërgesa e dështuar që mbërriti në Augusta, natën e 25 tetorit 2013.

Një gomoneme katër burra në bord duhej të shkarkonte 1650 kile marijuanë në plazhin e quajtur Baia del silenzio, midis Brucolit e Agnone Bagnit. Por planet e shqiptarëve u prishën nga karabinierët, të cilët kishin marrë një sinjalizim. Nis ndjekja mes shkëmbinjve, e cila i kushton plagosjen në këmbë dhe orë të gjata qëndrim fshehur njërit prej trafikantëve, Çelajt. Sipas përgjimeve, rezulton se u ndihmua nga një roja i një pallati, mik i dy blerësve katanezë, i cili e mori në makinën e tij.

“Sikur ma solli Zoti atë burrë”, thotë Çelaj. “Qëndrova fshehur gjithë natën, pastaj kur ata ikën, kapërceva një kangjella dhe u vrava, bëra dy-tre hapa dhe arriti ky këtu”. Ky ishte rasti për të cilin Habilaj ankohet për interesimin e paktë të siçilianëve për organizimin e zbarkimit. “Po të kisha pasur një kallashnikov do t’i kisha vrarë të gjithë”, thotë, duke iu referuar karabinierëve.

Ja pse për ngarkesat e mëpasshme vendet e zbarkimit studiohen me më shumë kujdes. Monitorohen portet e vegjël në Pozzillo, Santa Maria la Scala, Santa Tecla e Riposto, por edhe plazhi i Praiolas e i Sant’Annas, gjithmonë në Riposto. Deri në muajt e parë të 2017, kur organizata, ende operative në elementët kryesorë, megjithë sekuestrimet e pësuara, provon të organizojë një dërgesë të re përmes detit, e cila duhej të arrinte në Portopalo në Capo Passero, ku droga do të ruhej në një magazinë, deri sa ta merrnin katanezët.

Një plan i prishur nga arrestimet në kuadrin e operacionit Rosa dei venti që ka shkaktuar edhe një tërmet të vërtetë politik në Shqipëri, ku opozita kërkon arrestimin e ish-ministrit Tahiri, ndërsa kryeministri Edi Rama siguron: “Shqiptarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund”.

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026
BOTA

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026
AKTUALITET

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
Para

Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen e emergjencës: Të përdoren filtrat pluhur thithëse

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet