• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“E gjithë Shqipëria është Parlament”/ LIBRA nisëm kundër betonizimit të Tiranës nga Veliaj

20:12 : 04/07/2017
në OP-ED

Nga Ilir Sinanaj

Edhe ato pak hapësirë publike në Tiranë që kanë mbetur janë në shënjestrim për ndërtime pallatesh dhe duket se Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj është më se dakord me këtë zhvillim të ngjarjeve. Për më se 4 ditë, hapësira publike e gjelbra e zonës së “ish-Parkut të Autobusëve” në Tiranë është rrethuar për të nisur ndërtimet e një kompleksi pallatesh.

Problematika Çështja kryesore që lidhet me ndërtimin e kompleksit të pallateve është fakti se banorëve të zonës së “ish-Parkut të Autobusëve”, po edhe të gjithë banorëve të Tiranës, po u pakësohen hapësirat publike të gjelbra, të cilat janë jetike për mirëfunksionimin e një zone urbane. Së dyti pakësimi i hapësirave publike të gjelbëruara bie ndesh me premtimin e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili u zotua se do t’i shtonte. Së treti, ajo çka është më e tmerrshmja, është fakti se kryebashkiaku Veliaj as që mori mundimin për të diskutuar me qytetarët për sa i përket faktit që do të shkatërrohet një hapësirë e gjelbër.

Përsëri kjo bie ndesh me praktikën e premtuar të kryebashkiakut Veliaj se do të konsultohet me komunitetin në lidhje me projekte të ndryshme zhvillimore që ndikojnë tek jeta e përditshme e tyre. Madje aq i munguar është komunikimi i kryebashkiakut Veliaj me qyetarët, sa e vetmja hapësirë ku qytetarët mund ta shohin atë është në kronikat e parapërgatitura të zyrës së tij të shtypit, të cilat transmetohen me urdhër në media-fasonin shqiptar.

Të gjendur para faktit se menjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, në mënyrë të papritur hapësira e gjelbër në zonën e “ish-Parkut të Autobusëve” u bllokua për ndërtim, banorët nuk kishin rrugë tjetër përveçse të dilnin dhe të protestonin. Qytetarët kundër betonizimit të Veliajt Të dielën (02 korrik 2017) qytetarë të shumtë ndër të cilët të rinj, të reja, familjarë me karroca me fëmijët e tyre të mitur, si edhe qytetarë të moshuar, u mblodhën në orën 19:00 për të protestuar kundër betonizimit të parkut të tyre. Parku ishte i rrethuar jo vetëm me skela të mbështjella me beze, por edhe nga një kordon jashtëzakonisht i madh rojesh private dhe oficerë të Policisë së Shetit.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Ishte vërtet e çuditshme gadishmëria që Policia e Shtetit po tregonte për t’i “futur” frikën qytetarëve të lirë (me të cilët i ndante rruga), kur një gadishmëri të tillë Policia e Shtetit ka dështuar ta tregojë përballë bandave të ndryshme kriminale si edhe mbjelljes dhe trafikimit të drogës me tonelata të tëra në mbarë Shqipërinë. Ndërkaq qytetarët nuk ishin vetëm. Përkrah tyre qëndronte edhe një numër i madh anëtarësh të Listës së Barabartë (LIBRA). Që në themelimin e saj LIBRA është konceptuar që të mbrojë interesat e qytetarëve.

Tashmë LIBRA përgatitet të sjellë një mënyrë të re të të bërit opozitë në Shqipëri. Kjo mënyrë e të bërit opozitë përfshin ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre, si edhe angazhimi i tyre në vendimmarrje. Grupi i LIBRA-s të prirë nga anëtari i Bërthamës së LIBRA-s, Tomi Kallanxhi, fillimisht i dha një mbështetje politike, që deri në ato momente i mungonte zërit të qytetarëve. Më tej u mundësua që nëpërmjet rrjeteve sociale kjo protestë të merrte jehonë në mbarë Shqipërinë. Nuk duhet të harrojmë se protesta e banorëve për të mbrojtur hapësirën e gjelbër në zonën e “ish-Parkut të Autobusëve” u censurua pasivisht nga media-fasoni shqiptar.

Ndërkaq, anëtari i Bërthamës së LIBRA-s, Kallanxhi, mbajti edhe një fjalim të shkurtër, me thelb nevojën që qytetarët ta marrin në dorë vetë fatin e tyre dhe të reagojnë. “I bëj një pyetje kësaj policie! Kë po ruani? Çfarë po ruani? Këta po ruajnë pronën e oligarkëve këtu. Nuk po ruajnë as pronën time as tuajën! Mos prisni asnjëherë këtu që të vijë Erjon Veliaj, apo shokët e Erjon Veliajt, e të ruajë pallatet dhe parqet tuaja. Çfarë prisni? E vetmja zgjidhje jeni ju! As Erjon Veliaj, as Sali Berisha, as Edi Rama! Të vetmit njerëz që do të sjellin ndryshimin këtu jeni ju! Po nuk e sollët ju këtu do të bëhet një pallat, si edhe do të bëhet një parking privat! Si edhe do t’ju marrin 100 lekë (të reja) në ditë për të parkuar makinat tuaja që tani i parkoni falas!”, u shpreh ai.

Në këtë protestë dhe pas fjalimit Kallanxhit, i cili mundësoi edhe infrastrukturën e nevojshme për informimin e të gjithë qytetarëve mbi shkatërrimin që po përgatitet për hapësirën publike të gjelbëruar të zonës së “ish-Parkut të Autobusëve”, mori formë edhe nisma e LIBRA-s “E gjithë Shqipëria është Parlament”. Ajo që kjo nismë e LIBRA-s ka për qëllim është që betejat politike të qytetarëve të luftohen vetë nga ata, në çdo zonë të Shqipërisë. Dhe për këtë i gjithë kapitali njerëzor i LIBRA-s do të jetë në shërbim të tyre.

protesta tek parku

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Protestë para zyrës së Veliajt, por censurohet nga të gjitha mediat

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com