• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Shqiptarët votuan Edi Ramën, por nuk u njohën kurrë me një program qeverisës

18:36 : 27/06/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Shqiptarët vendosën t’ia besojnë qeverisjen e vendit Edi Ramës edhe për një tjetër katërvjeçar.

Vota e të dielës i jep atij mundësinë të qeverisë i vetëm dhe të diktojë pa pengesë vendimet ekzekutive.

Kjo ishte edhe kërkesa që ai pati ndaj votuesve, të cilët ende nuk e dinë se çfarë do t’u ofrojë qeverisja tërësisht rilindase e Ramës.

Premtimi i artikuluar qartë në këto zgjedhje ka qenë ai i reformimit të administratës shtetërore. Thënë më qartë, largimi i militantëve dhe vendosja e meritokracisë.

Teksa edhe shumica e atyre që e kanë votuar janë skepktikë, pasi kanë parë që Rama ka emëruar në drejtori të rëndësishme (Dogana, Tatime, Lojëra Fati, QSUT etj) vetëm njerëz të tarafit të tij, për ta gjykuar për këtë, votuesit e tij do të duhet të presin.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Por ajo me të cilën do të vazhdojnë të përballen shqiptarët edhe në këto 4 vjet janë taksat e larta, papunësia, emigracioni, krimin e lidhur me politikën, përdorimin e parasë publike për tendera klienteliste etj.

Edi Rama mohoi gjatë fushatës se do të ulte taksat. Madje e quajti të rrezikshëm planin e PD –së për uljen e tyre.

Papunësia përllogaritet në 14 %, një ndër më të lartat në rajon, me afro 46 % të të rinjve të papunë.

Në 4 vitet që shkuan Rama nuk e realizoi premtimin e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe të gjitha shifrat e sforcuara të tij, bashkë futjen në skemë të atyre që punonin në të zezë, arrin në 180 mijë.

Nëse do të ketë këtë ritëm, ndonëse nuk e pati prioritet të fushatës, premtimi i tij i vitit 2013 nuk do të mund të realizohet as në vitin 2021, pasi skemës së të papunëve do t’i shtohen brezat e rinj që dalin çdo vit nga bankat e shkollës.

Shqiptarët do të përballen edhe këtë mandat qeverisës të Edi Ramës me emigracionin.

56 % e tyre, sipas Gallup, duan të emigrojnë. 200 mijë ishin aplikimet e vitit të kaluar për Lotarinë Amerikane. Mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë u larguan gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkuan azil politik dhe ekonomik në vende të BE –së.

Trendi nuk duket se do të ndryshojë.

Nuk priten ndryshime as në përdorimin e parasë publike për shërbime të dhëna me koncesion.

Pavarësisht akuzave se dha mbi 600 milionë euro për koncesione të dyshimta që u fituan nga klientët e tij, Edi Rama i mbrojti këto vendime edhe gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të heqë dorë nga kalimi tek privati i të tjera shërbimeve shtetërore, që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Pra nga taksapaguesit, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë.

Në këto zgjedhje ndodhi ajo që opozita e PD –së kishte paralajmëruar deri në kohën kur Lulzim Basha vendosi të pajtohej me Edi Ramën; blerje massive e votave me para të pista, me shumë gjasë të ardhura nga trafiku i kanabisit. 3 miliardë euro para të pista të trafikut të drogës, deklaroi ambasadori i OSBE, mund të përdoreshin në këto zgjedhje.

LSI, tashmë në opozitë, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, si të lidhur me këto banda kriminale, me qëllimin për të blerë votën dhe pushtetin.

OSBE – ODIHR, në raportin paraprak evidentoi se vota u ble masivisht dhe se ndaj votuesve pati presione të shumta. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ato të 2015-ës apo zgjedhjet e pjesshme në Dibër, fenomeni i blerjes së votës nga banda që dyshohet se përdorin paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka pasur një trend rritës të frikshëm.

E parë në këtë këndvështrim, situata nuk pritet të ndryshojë as në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019.

Në këtë mënyrë, vullneti i shqiptarëve do të mbetet i deformuar për shumë kohë. Dhe fushatat elektorale ku forcat politike do të duhet të përballen me dështimet apo programet e tyre, do të jenë tërësisht të pakuptimta, për aq kohë sa pushteti mund të blihet dhe s’është e nevojshme t’i bindësh votuesit me platforma apo t’u japësh llogari për premtimet e pambajtura, korrupsionin, aferat me paranë publike, lidhjet me krimin, rritjen e papunësisë apo pakësimin e popullsisë me largimin e pjesës më vitale të saj jashtë vendit. /Lapsi.al

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

LSI vendos: Do të jemi në opozitë!

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com