Në javën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama intensifikon sulmin ndaj LSI-së. Siç mëson Lapsi.al kryeministri u ka kërkuar kandidatëve të PS-së të postojnē në faqet e tyre në Facebook një foto ku ironizohet LSI-ja, votë për të cilën thotë Rama është një zarf për kafe. Kjo goditje e radhës nga PS, vjen pas ngjarjes në Lezhë, ku kandidati për deputet i LSI i futi një zarf në xhep kryeplakut të dhunuar. Skena u fiksua teksa Ilir Meta vizitonte familjen e kryeplakut.