Nga Enkel Xhangoli
Tashmë ka ditë që tonet janë ngritur dhe si PS ,PD dhe LSI kanë nxjerrë “arsenalin” e premtimeve dhe kush e kush mund të premtoj më shumë. Deri këtu dhe pse në rrethana të ndryshme politike, fatkeqësisht apo fatmirësisht është si fushatat që kemi parë këto 27 vjet demokraci.
Për mendimin tim ajo thirrje lë të nënkuptohet se partitë janë gati të sakrifikojnë çdo gjë dhe Kushtetutën, madje dhe vetë popullin për të marrë “timonin” e këtij vendi.Por, ajo që më duket e papranueshme është se si mundet një mbrojtës i Kushtetutës të bëj thirrje publike për shkelje të saj? Thirrja e liderit të PS Edi Rama për daljen e Policisë së Shtetit në fushatë jo vetëm që ishte jokushtetuese, por inkurajon punonjësit e administratave të propagandojnë partinë e tyre duke ushtruar presion mbi vartësitë që drejtojnë. Ndërkohë nga na tjetër çdo ditë pushohen nga puna punonjës së administratave, ndërsa numri i tyre është me dhjetëra. Kjo thirrje po shfrytëzohet mësëmiri nga dy partitë kundërshtare PD dhe LSI për të drejtuar gishtin nga Rama si një njeri antikushtetues dhe i paaftë për të drejtuar “ timonin” e qeverisë.
Unë nuk besoj se “timoni” merret në këtë mënyrë, unë dua të besoj që Shqipëria pas 25 qershorit mos jetë një “makinë” që mund të shitet për koncesione dhe përfitime personale. Shpresoj që “timoni”që u kërkojnë qytetareve të jetë “timon” treni me vagona të mbushura me hallet e popullit dhe jo timon makine me një bagazh halle personale.
Çudirat në këtë fushatë nuk kanë fund, nga njëra anë kemi një kryeministër që i bën thirrje policisë të grumbullojnë votat për PS dhe nga ana tjetër një president që bën fushatë duke “rrahur gjoksin” se askush nuk ka shanse ta shkarkojë, duke qenë i vetëdijshëm që është në shkelje të Kushtetutës. Nga këto zgjedhje anormale rrjedhimisht do të dali një produkt anormal.
Ilir Meta i ndier tradhtuar nuk i intereson më kushtetuta por rezultati i LSI në zgjedhje, duke e ditur shumë mirë që partive të tjera nuk u leverdisë shkarkimi i Metës në këto momente dhe pse duhen 93 vota. LSI këto zgjedhje e shikon veten jetime sepse tashmë nuk mund ti ulet më në prerin PS, por as me PD të paktën për aq kohë sa lideri i opozitës do të jetë Basha.
Megjithëse, unë mendoj nëse PD do ti duhen votat e LSI , ajo do t’ia japë pa e menduar dy herë, këtë gjë po e paralajmëron afrimiteti i Metës me Berishën.
Nga ana tjetër lideri i PD Lulzim Basha i gjetur mes vetëbraktisjes nga disa prej figurave kryesore të partisë përpiqet që të afrohet me qeverinë, por si duket ambicia e tij është për t’u futur në qeveri dhe jo për të qenë krye të saj. Basha shet fotografinë me Presidentin e SHBA Donald Trump si “biletë” për të fituar zgjedhjet, por ka që nga shkurti, me fillimin e protestës që flet për plane ekonomie të ngjashme me ato amerikane, por harron që Shqipëria nuk është Amerikë por një vend i keqshfrytëzuar nga sistemi demokracisë. Basha po bënë një fushatë e cila ne fund te zgjedhjeve e dorëzon në duart e PS, por jo që ti fitoj ato.
Por pavarësisht bindjeve politike si Rama, Meta dhe Basha nuk duhet harrojnë që janë “gardianët” e Kushtetutës dhe jo shkatërruesit e saj.
Kërkojnë timonin, por harrojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për ”shoferë” të dehur nga pushteti./Gazeta Dita