• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Patozi ironizon Ramën dhe Bashën: Zgjedhjet janë çështje serioze çuna!

18:55 : 06/06/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

DETAJE, si ra në ‘grackën’ e SPAK avokati Besart Logu

I mbetur jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit, deputeti i PD-së, Astrit Patozi thumbon Ramën dhe Bashën në lidhje me fushatën dhe marrëveshjen e arritur mes tyre.

Ai e quan Ramën hallexhiun e “dasmës” që ndërron temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon “mishi dhe rakia”.

Por thumbon Bashën duke thënë se: ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik.

Statusi i plotë

ZGJEDHJET JANË ÇËSHTJE SERIOZE, ÇUNA!

Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë.

E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.

Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i “dasmës” në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia. Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme. Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij.

Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet. Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik.

Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me “çitjanet” dhe “veladonët” e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen.

Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq “Rilindja” këto 4 vjet, çuna! Ndaj le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri.

Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te “Republikës së Re”.

Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

11:53 : 10/09/2025
AKTUALITET

DETAJE, si ra në ‘grackën’ e SPAK avokati Besart Logu

11:49 : 10/09/2025
BOTA

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

11:40 : 10/09/2025
AKTUALITET

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

11:35 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rus mbi Poloni, reagon Moska: Pretendimet janë të pabaza

11:25 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Rënia e nxënësve në Shqipëri”, Tabaku: Shkollat bosh pasqyrojnë krizën demografike të Shqipërisë

11:15 : 10/09/2025
Para

Terpollari: Lideri suprem po merret me opozitën e vetme në vend

TË GJITHA

Vodhi para në një lokal, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

11:53 : 10/09/2025

DETAJE, si ra në ‘grackën’ e SPAK avokati Besart Logu

11:49 : 10/09/2025

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

11:40 : 10/09/2025

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

11:35 : 10/09/2025

Dronët rus mbi Poloni, reagon Moska: Pretendimet janë të pabaza

11:25 : 10/09/2025

“Rënia e nxënësve në Shqipëri”, Tabaku: Shkollat bosh pasqyrojnë krizën demografike të Shqipërisë

11:15 : 10/09/2025

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë do të diskutohet

11:10 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com