• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Akuza të forta/ Meta: Rama kërkonte kapjen e drejtësisë, manipuloi ndërkombëtarët

21:52 : 06/06/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Kuvendit Ilir Meta akuzon kryeministrin Rama se kërkonte të kapte reformën në drejtës.

I ftuar në “ Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meta tha se nga paaftësia e opozitës ai arriti të manipulonte dhe ndërkombëtarët.

Sa i takon  marrëveshjes politike Rama-Basha,Meta thotë se bënë një marrëveshje për të qarë hallet e tyre.

Meta, në këto momente marrëdhëniet e LSI-së, në radhë të parë me PS-në, por edhe tuajat personale me z. Rama, publikisht nuk duken mirë, a mund të na thoni ju ç’ka ndodhur mes jush dhe z. Rama? Sepse nga momenti që ju jeni zgjedhur President i Republikës ose ka ironi në deklarata, ose ka kundërdeklarata, ose ka akuza, kundërakuza e kritika?

Unë nuk mendoj se ka ndodhur diçka në raportin tim me z. Rama, por problemi i z. Rama është se nuk e di se çfarë kërkon dhe se çfarë do të bëjë në këtë vend dhe nuk e kupton që të jesh Kryeministër apo të kesh një pozicion të caktuar, nuk do të thotë të sillesh si pronar i vendit dhe të bësh çfarë të duash me institucionet, me demokracinë, me votën e qytetarëve.

Lexo edhe:

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

Të kesh në mendje vetëm një reformë për të përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë, është një marrëzi, nuk është një projekt, nuk është një vizion. Në këtë drejtim, mendoj se shqetësimi i tij ka qenë vetëm qëndrimi im parimor dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim në dy momente kyçe, por ka edhe çështje të tjera, mendoj unë: një është te reforma në drejtësi, ku ai donte të bënte një reformë në drejtësi pa opozitën, me qëllim kapjen e plotë të sistemit të drejtësisë, në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe arriti të manipulonte edhe shumë ndërkombëtarë, por padyshim që dështoi për arsye se…

I manipuloi ndërkombëtarët?

Arriti të manipulonte shumë për shkak të paaftësisë të opozitës, e cila nuk ishte shumë koherente, e para.

E dyta, edhe kur kishte të drejtë, për shkak të shumë gabimeve në menaxhimin edhe të inkoherencës së saj nuk arriti dot të mbronte drejtësinë e pozicionit të saj. Natyrisht, të gjithë e dinë shumë mirë që pengesa për të miratuar një reformë të tillë, e cila nuk synonte vetëm kapjen e reformës së drejtësisë, por synonte edhe shpërbërjen e opozitës në Parlament, pasi dihet që shumë deputetë ishin nxitur, ishin përpunuar për të votuar këtë reformë, sepse këta donin drejtësi, këta të tjerët nuk donin drejtësi, për ta nxjerrë opozitën nga institucionet dhe për ta shpërbërë Partinë Demokratike.

Unë, natyrisht, këtë nuk e bëra për hir të Partisë Demokratike, sepse nuk është se kam ndonjë detyrim të veçantë, por për hir të demokracisë në vend dhe për pasojat që do të sillte kjo gjë. Në rast se do të kishte ndodhur ajo që donte zoti Rama dhe ajo që ai kishte në mendje, pa dyshim që Shqipëria do të kishte hyrë në një krizë të thellë që në atë moment, së pari.

Së dyti, pa dyshim që do të kishim pasur probleme të jashtëzakonshme me procesin e integrimit europian. Nuk mund të kishte kurrë Shqipëria një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave në rast se reforma nuk do të kishte kaluar me konsensus. Kjo është një çështje e mbyllur dhe nuk e dimë më se çfarë do të kishte ndodhur tjetër.

Rasti i dytë problematik, ose shqetësimi i tij i dytë, natyrisht ka të bëjë me çështjen aktuale të zgjedhjeve, ku është e qartë se edhe ai vetë donte të zgjidhej pa opozitën. Këmbëngulja e tij ka qenë madhe dhe e fortë. Pavarësisht se opozita kishte teprime e saj në qëndrim, në pozicione deri edhe ekstreme, padyshim që ai e provokonte në mënyrë të vazhdueshme opozitën, sepse ai nuk donte që opozita, praktikisht, të përfshihej në zgjedhje.

Po, por pastaj ndenjën 5 orë brenda…

Ata ndenjën brenda, pasi dështoi skenari i Ramës për të bërë zgjedhje pa opozitën. Kur të gjitha partitë e imponuan atë tryezë, ai e pa që nuk mund të merrte përgjegjësinë i vetëm për këtë çështje dhe nuk do të ndiqej nga askush tjetër, atëherë i bëri një ftesë kryetarit të opozitës dhe, natyrisht, besoj se kanë bërë një marrëveshje për të zgjidhur hallet e tyre, por nuk besoj se kanë bërë një marrëveshje për të kontribuar për standardet më të larta dhe më të ndershme të zgjedhjeve për qytetarët shqiptarë.

Po ju e kërkuat atë marrëveshje, pse tani e quani që e kanë bërë për hallet e tyre?

Patjetër, ne e kërkuam përfshirjen e opozitës, por duket qartë që kjo marrëveshje është bërë në një mungesë transparence, sepse marrëveshja realisht duhet të ishte bërë në tryezën e partive parlamentare, të cilat e organizuan këtë tryezë…

A ia keni thënë këtë Ramës?

Nuk ka fare nevojë t’ia them, ose po ia them këtu dhe, së dyti, kjo marrëveshje duhet të ishte transparente, nuk duhej të cenonte as Kushtetutën, as Kodin Zgjedhor dhe as mundësitë e koalicioneve ndërmjet partive të tjera.

Natyrisht që ishte një marrëveshje me idenë dhe me mendimin për të dëmtuar forcat e tjera politike, përfshirë edhe partitë aleate, përveç LSI-së, e cila nuk dëmtohet nga kjo marrëveshje, pra nga konkurrimi pa koalicione, por partitë e reja, të cilat janë në konkurrim, pa dyshim që dëmtohen, sepse e kanë të pamundur të arrijnë diku pragun për të marrë një deputet apo diçka më shumë.

Si e shikoni “dashurinë” midis Ramës dhe Bashës në këto momente?

Nuk shikoj asnjë lloj serioziteti në marrëdhënien e tyre në raport me zgjedhjet, në raport me fushatën, është diçka e trukuar. Mendoj se ata janë në një hall të madh. Halli i tyre mendoj se është rritja e madhe e LSI-së, këtë më duhet ta theksoj, e cila i shqetëson të dyja palët, për fatin e keq, të tyre më shumë, i ka bashkuar për ta cenuar këtë proces në mënyrën më abuzive dhe më absurde.

Shqiptarët e kanë të qartë tani se çfarë përfaqësojnë të dy këta kryetarë dhe besoj se e kanë edhe socialistët, e kanë edhe demokratët, kështu që u mbetet atyre të gjykojnë me votën tyre.

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026
BOTA

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026
Para

"Vrasja" e Ilir Metës dhe heshtja e Berishës

TË GJITHA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

21:13 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş