• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Si po përdoret Basha nga Edi Rama!

21:09 : 02/06/2017
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Nertil Agalliu

Të gjithë mbetën të shtangur, madje të çuditur sesi Edi Rama dhe Lulzim Basha pas 90 ditëve të këtij të fundit të ngujuar në “Çadrën e lirisë”, arritën të dilnin me nje pazar mes tyre pas 5 orësh në një nga dhomat e kryesisë së Kuvendit.

Edi Rama i fali të gjitha Bashës, ministritë, drejtoritë, të zgjidhte vetëm emrat, madje të propozonte pikërisht ata që Basha i propozoi njerëz të cilët e kanë sulmuar, hapur dhe drejt përdrejtë Edi Ramën.

Edi Rama duket se nuk e ka pasur hallin nëse PS se PD, do i merrte kaq shume ministri, as nëse largoi të tijët për t’ia dhënë PD, nëse Basha do të votonte vettingun apo jo. Por, Edi Rama ka pasur vetëm një merak, atë të asgjesimit me çdo metodë të LSI. Ai i dha gjithçka dhe asgjë Lulzim Bashës.

Marrëveshja e nënshkruar, i shkoi për shtat Lulzim Bashës, pasi ishte sebepi për të dalë nga çadra ku u fut vetë, ishte mundësia për të bërë një listë të tijën, ishte mundësia për tu shfaqur në publik si fitimtar, ishte mundësia për të rilindur republikën duke e zëvëndësuar emrin e partisë demokratike me emrin e ri, njësoj si Edi Rama në vitin 2013.

Lexo edhe:

“Thatë se do na jepnit fjalën”, Korreshi-Peleshit: A ua ‘shkulin’ veshin gjatë pushimit

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë

Duke analizuar fushatën e ditëve të fundit duket se marrëveshja Rama-Basha ka pasur vetëm një objektiv, atë që Edi Rama nuk  ka mundur ta heq dot i vetëm që pas ardhjes në krye të Partisë Sociliaste, LSI-në.

Marrëveshja tashmë duket e qartë, të jap gjithçka vetëm të asgjesojmë LSI-në. Duke u nisur nga kjo logjikë, Rama dhe Basha tashmë kanë menduar se nga asgjesimi i LSI, fitojnë të dyja palët, pasi nesër mund të qeverisin të vetëm pa ndarjen e tortës në mes siç kanë bërë nga 2009 deri më sot. Por më shumë se kaq fiton Edi Rama, i cili pas largimit të Blushit i duhet që në këto zgjedhje të ndalojë me cdo kusht një nga dy fraksionet e së majtës dhe më e forta është pikërisht LSI për tu goditur pa mëshirë.

Në këtë pikë Edi Rama ka dal i fituar nga marrëveshja e nënshkruar, e para, u realizua ajo që ai shpesh ka thënë që PD, do hyjë në zgjedhje dhe e dyta arriti me mjeshtëri të përdor për herë të parë kundërshtarin e tij politik kundër mikut dhe armikut të tij, Ilir Meta dhe LSI.

Sot Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në unision duke goditur dhe sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, si të keqen më të madhe, duke harruar se LSI, ka qenë e të dyve në këto 8 vite.

Nëse shumë kush ka menduar dhe mendon se Lulzim Basha është përdorur dhe përdoret  nga dora e padukeshme e Sali Berishës, sot lideri i Partisë Demokratike duket qartë se po përdrohet edhe nga rivali i tij politik, Edi Rama.

Edi Rama në karrieren e tij politike ka qënë një mjeshtër i përdorimit të mikut dhe sëfundi edhe ndaj armikut, sa herë që i është dashur dhe i duhet për të realizuar ambicjen e tij.

Këtë e ka bërë shpesh herë ndaj Ilir Metës sa herë i është dashur mbështetja për të fituar Bashkinë e Tiranës, e bëri në vitin 2013 dhe në vitin 2015, por pa mundur ta eleminojë dot në gjithë këto vite të cilat ka tentuar ta bëjë me të gjitha mënyrat.

Tashmë ai po përdor edhe kartën e fundit, rivalin e tij politik për të “vrarë” vëllanë e vogël që i ka dhënë dorën sa herë ka pasur nevojë gjatë karrierës së tij politike.

Boldnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Thatë se do na jepnit fjalën”, Korreshi-Peleshit: A ua ‘shkulin’ veshin gjatë pushimit

11:17 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë

11:10 : 24/09/2025
AKTUALITET

Seanca në GJKKO për çështjen Malaj-Mziu, pretendimet e avokatëve

11:07 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Hidheni në kosh seancën e kaluar”, Berisha: E bëtë vetëm për të maskuar Erion Veliajn!

11:01 : 24/09/2025
AKTUALITET

PD mban një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, PS refuzon

10:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Redi Muçi – Peleshit: Bllokuat mikrofonat e deputetëve të opozitës si në Korenë e Veriut

10:45 : 24/09/2025
Para

Meta shton dozën e presionit: Më 26 qershor mos i bini telefonit të Petrit Vasilit! (Video)

TË GJITHA

“Thatë se do na jepnit fjalën”, Korreshi-Peleshit: A ua ‘shkulin’ veshin gjatë pushimit

11:17 : 24/09/2025

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë

11:10 : 24/09/2025

Seanca në GJKKO për çështjen Malaj-Mziu, pretendimet e avokatëve

11:07 : 24/09/2025

“Hidheni në kosh seancën e kaluar”, Berisha: E bëtë vetëm për të maskuar Erion Veliajn!

11:01 : 24/09/2025

PD mban një minutë heshtje për ish-deputetin Abdi Baleta, PS refuzon

10:53 : 24/09/2025

Redi Muçi – Peleshit: Bllokuat mikrofonat e deputetëve të opozitës si në Korenë e Veriut

10:45 : 24/09/2025

Zbardhet lista e anëtarëve të PD në komisionet parlamentare

10:45 : 24/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com