Tenori Agim Hushi i cili në të shkuarën ka garuar për PS dhe madje e ka mbështetur iu bashkua dje protestës së opozitës.
Një ditë më pas në një status të gjatë ai ka argumentuar arsyet e kësaj pjesëmarrje që duket se ka lënë mbresa tek ai, pas mesazheve të panumërta inkurajuese që kanë mbërritur në adresë të tij.
Hushi sqaron gjithashtu se pjesmarrja e tij në këtë protestë nuk ka aspak lidhje me ndonjë mëri personale, edhe pse ai ka plot të tilla me trajtimin që Rilindja i ka bërë atij, porse siç tha ai: “kur një Ministër i qeverisë akuzonte me zë të lartë qeverinë për afera korruptive, shtet të kapur dhe ministra imorale. Duhej të heshtim ne kur personalitete të huaja dalin e thonë hapur se 1 miliard euro të kanabisit do përdoren nga pushteti për të blerë votat… Kush do i dali zot kësaj gjendjeje përveç shqiptarëve! Une si dal zot asnjë force politike por s’mund të hesht dhe mos ti përgjigjem asaj thirrje qytetare të Zotit Basha që pa dallim dasish partiake ti bashkohemi qëllimit të shenjtë për zgjedhje të lira”.
Më poshtë lexoni reagimin e plotë të tenorit Agim Hushi…
Te dashur miq
Ju falenderoj nga zemra per mesazhet tuaja te panumerta dhe suportin tuaj te pakondicionuar.
E ndjeje si detyrim ndaj jush tju informoj persa i perket qendrimit tim ndaj protestes qytetare udhehequr nga PD.
Se pari une besoj se vlerat e lirise dhe te nje shoqerie demokratike maten pikerisht me qytetarine dhe lirine per tu shprehur dhe vepruar.sipas bindjeve.
U bene nje vit qe u kthyem ne Shqiperi me deshiren e mire per te kontribuar dhe sjelle nje pervoje 25 vjecare dhe me plot projekte. 25 vite malli dhe dhimbje per kete vend me shnderruan disi ne idealist; aq sa nuk e kisha kuptuar kurre pyetjen qe me behej cdeshe ketu, apo thenien me te zakonshme qe degjoja ky vend nuk behet!
Kam komunikuar shpesh me ju miq te dashur se cduhet te bej; te rri te luftojme sebashku per nje Shqiperi ndryshe apo te kthehem andej nga erdha; ne vend te huaj.
Duke qene optimist si natyre, duke pare punen e bere ne drejtim te rendit dhe disa arritjeve te shtetit ligjor besoja se kishte dhe ka shprese ky vend!
Personalisht pata disa zhgenjime nga Rilindja por dua tju siguroj se ky hap i imi duke iu bashkuar protestes se qytetareve shqiptar nuk ka absolutisht me qefe mbetjen time personale per nje padrejtesi te hapur qe mu be nga Ministrja e Kultures dhe Z Rama qe preferuan te riciklonin nje ish te hequr per abuzime fondesh ne vend te programit dhe CV time.
Te ishte ashtu sme pengonte asgje te dilja hapur qysh ne shtator.
Por nese dikush mendon se une dhe qytetaret syhapur shqiptare duhej te blenin teatrin me diaspore kur une dhe plot si mua, pjese e sukseshme e diaspores shqiptare dhe ketu gjenim nje arrogance shtetrore te perfaqesuar me shtetar medioker e mendjemedheh…nderkohe qe miqt e mije neper bote me tregonin se Shqiperia zinte nga vendet e para per azilkerkues nderkoh qe politikanet shqiptare jepnin leksione botes…
A duhej te heshtja une dhe shqiptaret
kur nje Minister i qeverise akuzonte me ze te larte qeverine per afera korruptive, shtet te kapur dhe ministra imorale.
Duhej te heshtim ne kur personalitete te huaja dalin e thone hapur se 1 miliard euro te kanabisit do perdoren nga pushteti per te blere votat…
Kush do i dali zot kesaj gjendjeje pervec shqiptareve!
Une si dal zot asnje force politike por smund te hesht dhe mos ti pergjigjem asaj thirrje qytetare te Zotit Basha qe pa dallim dasish partiake ti bashkohemi qellimit te shenjte per zgjedhje te lira. Skam arsye te mos i besoj kesaj divize te PD qe mbi te gjitha ka qene partia e endrrave tona te dhjetorit, anetare i seciles ka qene dhe vete Zoti Rama.
Une sjam anetar i asnje Partie por ftesea dhe respektit te zotot Basha do ti pergjigjem me obligacionin tim si qytetar i ketij vendi duke qene i lire, me vullnetin tim te plote dhe me cilesite dhe bindjet e mia!
Ju siguroj se mbeta i mahnitur nga qytetaret qe mbushnin cadren e protestes. Histori qe te bejne krenare te jesh shqiptar por dhe te trishtojne qe udhehiqen nga nje shtet me syte e zene nga luksi dhe aferat .
Ndihem krenare qe jam ne anen e opozites dhe qytetareve shqiptare, pavaresisht dasive te gjykimit shqiptar per kete levizje.
Jam gjithashtu i prekur nga kultura qytetare qe perfaqson kjo proteste pavaraisht se ne mes qytetareve futet dhe ndonje figure qe na kujton se si kjo proteste nuk duhet te jete.
Faleminderit dhe mirnjohje