• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqëria civile peticion politikës dhe ambasadave: Të shpëtojmë vetting-un!

16:52 : 24/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

Plot 50 organizata, pjesë e Shoqërisë Civile u janë drejtuar me anë të një peticioni krerëve të politikës shqiptare, ndërsa në qendër të kërkesës është vettingu. Me anë të letrës shoqëria civile u ka bërë apel deputetëve të Kuvendit të shpëtojnë Vetting-un dhe reformën në drejtësi.

Me një gjuhë diplomatike, ky peticion i drejtohet qytetarëve, për tu shprehur kundër bojkotit dhe bllokimit që Basha dhe Berisha po i bëjnë Vetting-ut dhe reformës në drejtësi në tërësi.

Burime bëjnë me dije se shoqëria civile nga nesër do të nisë mbledhjen e firmave duke patur si synim shprehjen e qytetarëve ndaj Vetting-ut, duke e shpëtuar këtë të fundit njëherë e mirë nga bllokuesit Basha-Berisha. Letra i drejtohet krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt.

Deklarata e plotë:

Pas miratimit të reformës në drejtësi me unanimitet në korrik të 2016 dhe pas konvalidimit të kushtetueshmërisë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetting-ut. Ngritja e institucioneve të vetting-ut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetting-ut.
Për këtë arsye, u bëjmë thirrje palëve politike të shpejtojnë me zbatimin e ligjit!
Të mos ngatërrojnë axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore të politikës së ditës, me një prioritet strategjik të vendit sic është hapja e negociatave për anëtarësim!
Shqipëria ka humbur shumë, tepër kohë, në këtë rrugëtim. Mos u bëni ju muri i fundit që pengon realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve, të aspiratës sonë legjitime dhe të merituar për një Shqipëri Europiane!
Respektoni zgjedhësit tuaj dhe mandatin e marrë, duke qenë se më shumë se 90% e qytetarëve duan zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi!
Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetting-ut gjatë ditëve në vijim!
Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike! Qëndrojini vullnetit të shprehur për reformën me votimin me unanimitet në korrik 2016!
Qytetarët dhe shoqëria shqiptare meritojnë një sistem gjyqësor profesional, të pakorruptuar dhe të pavarur. Politika e ka në dorë ndreqjen e këtij sistemi dhe qytetarët do gjykojnë dhe votojnë sjelljen dhe angazhimin tuaj politik në këtë moment vendimtar për vendin. Pas nënshkrimit të MSA dhe anëtarësimit në NATO, ky është hapi më historik drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit dhe ju duhet të vendosni në cilën anë të historisë do jeni.
Gjejmë rastin të falënderojmë partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, në vecanti Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, për përkushtimin dhe vendosmërinë e shfaqur në angazhimin e tyre për këtë reformë vendimtare. Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.
Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës
Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë
Albanian Community Assist
Aleanca Gjinore për Zhvillim
Balkan Youth Link Albania (BYL-A)
Brave Neë Generation
Business Improvement District Shkodra
Creative City, Shkodër
Epoka e Re, Fier
Fondacioni Gjirokastra
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Fondacioni Syri i Medias se Re, Gjirokastër
Forumi i Mendimit të Lirë
Green Line Albania
Gruaja Intelektuale Pogradecare
Gruaja ne Zhvillim Korce
Instituti AGENDA
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi
Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash
Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër
Klubit Ekologjik, Elbasan
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme
Kongresi Rinor Kombëtar
Legambiente Vlore
Lëvizja MJAFT
Lëvizja Evropiane (EMA)
Levizja Rinore Puke
Lions Club Pogradec
Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)
Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)
Neë Bridged, Berat
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
Organizata “Green Vision”, Vlorë
Organizata Reforma Reale
Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim
Projekte Vullnetare Nderkombetare
Qendra “Grupimi Ekolevizja”
Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile, Durres
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë
Qendra Genesis, Shkodër
Qendra Rinore Vlore
SEEP
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
Shoqata Artizanatit Pogradec
Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër
Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)
Tjetër Vizion, Elbasan
#ZeriIntegrimit

Lajme të lidhura

BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
AKTUALITET

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025
AKTUALITET

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025
BOTA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025
Para

Nishani vlerëson me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 7 ikona të kinematografisë shqiptare

TË GJITHA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com