Nga Ilir Sinanaj
Biznesderrat provincialë, që në kanë pronësi pjesën më të madhe të mediave, të “urdhëruar” nga politikanët e koalicionit “rilindje”-PD e Vjetër-LSI, transmetojnë si qëndresë qytetare “orgjinë politike” të çadrës së tallava-protestës, që me bekimin e pushtetit është ngritur në mes të bulevardit kryesor të kryeqytetit.
Them “orgji politike” sepse kjo tallave-protestë nuk ka asnjë lidhje me përditshmërinë e vuajtjeve të shqiptarëve, por është thjesht një monopolizim harbimi i disa figurave politike, që duan t’i thonë opinionit politik se ende ekzistojnë. Them që biznesderrat janë urdhëruar nga “rilindje”-PD e Vejtër-LSI të transmetojnë në mediat e tyre këtë tallava-protestë, sepse kastës politike u intereson të përhapë në popull vetëm versionin e vet të opozitarizmit. Gjithashtu biznesderrat e mediave kanë marrë “urdhër” të mos lejojnë në mediat e tyre opoziatizëm të ngritur mbi argumente ekonomike, të përqendruar në pyetjen: Çfarë do të prodhojmë dhe si do të punojmë për të prodhuar?
Gjithashtu, marrëdhënia e biznesderrave të medias në Shqipëri me politikanët e “rilindje”-PD e Vjetër-LSI është e ngjashme me atë të një vajze provinciale, me intelektin e një butaku, që joshet dhe jeton nën thundrën e një narkotrafikanti me një makinë të bukur, të cilën ky i fundit e mban me para. Prova për këtë? Mjafton të shihni televizionet dhe portalet e tyre!
Sot në mëngjes (20 shkurt 2017) para orës 09:00 kalova afër çadrës së tallava-protestës dhe ishte pothuajse e zbrazur. Që të fillonte transmetimi i saj në media duhet të vinin politikanët, që kishin fjetur ngrohtë në shtëpitë e tyre dhe me siguri kishin ngrënë mëngjes, dhe të dërdëllisni për çështje pa bukë. Me pak fjalë kjo tallave-protestë pa kauzë e Partisë Demokratike i ngjan të ashtu-quajtur grevë urie të Partisë Socialiste në vitin 2010. Si në vitin 2010, kur Edi Rama (kreu i PS në opozitë atëkohë) dhe Sali Berisha (kryeministri i Shqipërisë në atëkohë) u thirrën për të drekuar në Bruksel, duke i dhëne fund të ashtu-quajturës grevë urie, ashtu edhe me tallave-protestën e Partisë Demokratike, me shumë të ngjarë do të marrë fund kur të vij eurodeputeti Knut Fleckenstein, për të dialoguar me palët.
Duhet thënë se, një protestë apo grevë urie, që nis pa një kauzë reale që godet në probleme kyçe dhe konkrete të ekonomisë, është tepër e vështirë të mbyllet pa u bërë gaz i botës. Kështu “ndërmjetësimi” i Bashkimit Evropian në këto lloj rastesh “mundëson” pikërisht “mosfëlliqjen totale” e kastës së vjetër politike të Shqipërisë, në sytë e popullit shqiptar Nëse kjo protestë do të ishte reale, atëherë pse nuk u shtrua kurrë çështja e 940 milionë eurove të grabitura nga financat shtetërore në vitin 2015. Kjo grabitje ndodhi me konsesus të plotë të Ilir Metës, sepse ai nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë; edhe pse kjo grabitje është bërë publike në progres-raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë (viti 2016). Ndërkaq, Ilir Meta ka deklaruar se e ka lexuar progres-raportin. Çudi si i shpëtoi fakti i grabitjes…
Ndërkohë, politikanë të ndryshëm janë përpjekur të përfshijnë Listën e Barabartë (LIBRA) në “orgjinë e tyre politike” të çadrës së tallave-protestës në bulevardin kryesor të Tiranës. Kjo ka për qëllim dy gjëra: (1) të turpërohet LIBRA në sytë e popullit shqiptar duke marrë pjesë në këtë idiotësi; (2) kryedemokrati Basha do të përfitojë nga respekti dhe besueshmëria që gëzon LIBRA në mbarë Shqipërinë, për të arnuar besueshmërinë e partisë së vet. KURRË LIBRA NUK PËRLYHET ME ORGJINË POLITIKE TË ÇADRËS SË KOALICIONIT “RILINDJE”-PD-LSI. LIBRA është themeluar dhe ekziston si nevojë e opozitës së vërtetë të qytetarëve shqiptarë, që duan të jenë të lirë për të prodhuar dhe krijuar në vendin e tyre. Jo më kot një nga kauzat e LIBRA-s është minimumi jetik, për të mundësuar një jetesë me dinjitet. Asnjë politikan nga koalicioni “rilindje”-PD e Vjetër-LSI nuk ka guxuar të flasë për konceptin e minimumit jetik, sepse zbatimi i programit ekonomik me në thelb minimumin jetik do të shkërmoqte hallkat e skllavërisë së qindra mijërave shqiptarë! I vetmi që ka folur për minimumin jetik është intelektuali Ben Blushi.
I vetmi që po bën opozitë reale, sepse ka goditur në kallot e oligarkëve! Fuqia e opozitës së LIBRA-s është e atillë, sa mjaftoi një fjalim 10 minuta i intelektualit Ben Blushit, për të zbythur KQZ-në e koalicionit “rilindje”-PD e Vjetër-LSI nga vendimi për të mos regjistruar LIBRA-n në zgjedhje. Nga vjen gjithë kjo forcë e intelektualit Ben Blushi? Nga qindra mijëra shqiptarë që e përkrahin dhe e vlerësojnë lëvizjen politike ku ai bën pjesë. Pra si përfundimisht, koalicioni “rilindje”-PD e Vjetër-LSI kërkon ta shpërfytyrojë shpirtin opozitar duke e shfaqur të cunguar, në media, në çadrën e “orgjisë politike”. Ndërkohë, nga ana tjetër, LIBRA shkon qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë, duke përpiluar me të gjithë shqiptarët strategjinë të rigjallërimit të ekonomisë së Shqipërisë.