Në listën me disa emra, që Prokuroria e Përgjithsme i dërgoi KQZ, për disa deputetë dhe kryetarë bashkish që duhet të lenë mandatin si subjekte të prekura nga dekriminalizimi, ishte edhe emri i deputetit socialist, Artan Gaçi.
Ky i fundit, sot në Kuvend, sqaroi pozicionin e tij duke pretenduar se nuk ka asnjë dënim dhe se përfshirja e tij në listën në fjalë është bërë për arsye politike. Ai i kërkoi prokurorisë “të heqë dorë” nga mandati i tij.
Ja fjala e plotë e deputetit socialist:
“Pas lajmit te pardjeshem se prokuroria po beka verifikime edhe per emrin tim, sigurisht qe u trondita e fillova te mendoj se c’mund te jete, por gjithmone i sigurt qe nuk ka asnje lidhje me shkeljet e ligjit.
Po prape u shqetesova duke menduar se cfare paqartesie mund te jete.
Fillova ne retrospektive te kaloja neper mend gjithe jeten time, qe kur u bera madhor e i pergjegjshem e deri me sot, dhe kryesisht periudhat e ndryshimeve dhe levizjeve te medha. Dhe te tilla kam pasur shume, se pavaresisht se si mund te dukem, i rregullt e qytetar, nuk kam qene ndonjehere tip komformisti. Perkundrazi, ne shume momente kam zgjedhur rrugen e kundert me ate qe zgjidhte shumica.
Pyesja veten, mos valle ka te beje me vitet 89-90 kur mbase kam shkelur ligjet e asaj kohe duke iu kundervene atij sistemi ne janar, shkurt e mars.. jo mbas 1 viti, ne dhjetorin e famshem kur u bene te gjithe te guximshem.
Behet fjale per nje vit me pare ku bashke me shume studente te tjere te akademise te arteve ju kundervume te paret atij sistemi qe ishte akoma shume i forte e shume i frikshem.
Mos valle ka te beje me persekutimin qe pasoi nga sigurimi i shtetit nga i cili shpetova vetem pse me moren ne mbrojtje ambasadat e huaja te asaj kohe, duke qene bashke me Adnanin e Ilirin, 3 studentet e pare ne republike qe iu pranua azili politik ne ambasadat e asaj kohe (te gjithe ata qe kishin hyre perpara ishin njerez te konsideruar si te persekutuar).
Behet fjale per disa muaj para 2 korrikut te 1990-es.
Nuk besoj se dyshimet e prokurorise kane te bejne me ato shkelje se mbase per ta do kishin qene arsye mjaftueshem per t’u mburrur pa u lodhur.
3 vitet e para kam qene me statusin e azilantit politik ne Itali. Ishim shume pak e mbaheshim, kontrolloheshim e mbroheshim nga shteti. Status, qe mbas ardhjes se pluralizmit ne Shqiperi, pavaresisht se te gjithe Shqiptaret tashme po dyndeshin per t’u larguar nga vendi, une e dorezova mbrapsh per t’u kthyer, jetuar e punuar ne Shqiperi.
Nuk kujtoj asnje gabim a shkelje sado te parendesishme ne ate kohe.
Ruajta vetem permeson per te shfrytezuar mundesine e levizjes, dokument te cilin e dorezova vullnetarisht, serish si pakkush ne fund te viteve 90, vite kur shqiptaret mbyteshin ne Adriatik e rriheshin kufijve ne kerkim te nje mundesie per te jetuar jashte kufijve. E dorezova vetem se nuk duroja dot racizmin dhe perbuzjen ne ato vite qe ndodhte ne mase ndaj atyre qe kishin dokumenta emigrantesh.
Ne ate periudhe e ne vazhdim, kam hyre e kam dale i pajisur ne menyre permanente me vize te rregullt biznesi, ne shumice 2 vjecare, nje gje shume e rralle ne nje kohe kur rradhet e refuzimeve ne ambasada ishin kilometrike.
Qe nga viti 90 e deri me sot, edhe per shkak te 3 dokumentave te mesiperme e te levizjeve te permuajshme ne Itali, une mund te kem qene, nje nga njerezit me te kontrolluar jo vetem ne Itali por ne cdo shtet te BE-se. E perseris, jo denim, por dyshimin me te vogel te kishin pasur ndonje nga keto shtete, refuzimi do ishte me e pakta, jo me te merje viza ne menyre konstante e gjithmone shume vjecare.
Por edhe ketu jam i bindur qe nuk ka asnje lloj shkeljeje se filtrat e vendeve te BE-se jane shume here me te mire e me te sakte se filtrat e prokurorise sone. Dhe po te kishin deshtuar ato, nuk do kishin deshtuar filtrat qe duhet te kalosh per te hyre dhjetera here ne parlament, ne senat, e per te takuar Kryeministrat e Italise, jo njehere, por e perseris me dhjetera.
A mendoni se nuk skanohet me imtesi se ke takojne udheheqesit e nje shteti?
Ne Shqiperi kalova edhe vitet famekeqe 96-97-98 ku me eshte dashur te perballoj vete, si shume te tjere, bandat, gjobeveniet, shkaterrimet e djegiet e bizneseve per shkak te inekzistences se shtetit per te qene ne krah te njerezve.
Por edhe ketu nuk me rezulton te kete gje, se pavaresisht shtetit qe nuk ekzistonte kur kishe nje hall, kur ishte per te paguar taksat e tatimet, edhe pse e dinin qe biznesi kishte 1 vit i djegur e i mbyllur vinin ti kerkonin njesoj, me fytyra si ne faj, por me sebepin se jane ne sistem e nuk i heqim dot.
As ketu nuk besoj se ka gje prokuroria se une me ligjin kam qene korrekt me fanatizem.
Nuk dua te zgjatem per te folur per veten se gjithe jeta dhe aktiviteti im nga adoleshenca e deri me sot eshte zhvilluar vetem pergjate bulevardit te Tiranes dhe ka qene aq i dukshem dhe aq i prekshem sa cdo banor i vjeter i ketij qyteti mund ta beje ne cdo moment resumene e jetes sime, jo vetem persa i perket aktivitetit por edhe per gjerat personale po te doni.
Teksa hyja per ne seance sot, nje nga gazetaret jashte me tha se prokuroria dyshon se mund te kem marre nje gjobe rreth 200 euro, rreth 20 vjet me pare, gjithmone jo subjekt i ketij ligji, dhe ky eshte preteksi i verifikimit.
Qesharake, se po te kishte qene e vertete do ta kisha deklaruar vete dhe do te kishte qene mese njerezore e normale.
Megjithate e deklaroj ketu me pergjegjesine time me te plote se nuk diskutohet qe nuk ka asnje denim; per cfare parashikon ligji i dekriminalizimit as qe denjoj ta konsideroj per ti dhene pergjigje; por po them qe nuk ka ndaj Artan Gacit asnje gjobe, jo 200 euro po as 20 euro ne asnje vend te Bashkimit Europian.
Megjithate nje shpjegim duhet ta kete e gjitha kjo se demi moral eshte shume i madh qe kjo te jete thjesht nje lajthitje. Ketu ka dicka.
Une bej pjese ne ate kategori qe e konsideron veten shume te ndershem dhe shume korrekt jo vetem me ligjin por mbi te gjitha me moralin tim. Kam hyre i ndershem ne politike e me shume biznese dhe vazhdoj te jem i ndershem me shume, shume me pak biznese, nderkohe qe vazhdoj te kontribuoj per vendin, me shpenzimet e mia, per te nxitur e promovuar sa me shume biznese per te ardhur e investuar ne Shqiperi. Lista eshte e gjate por jo per kete diskutim.
Jam e kunderta e imazhit qe njerezit kane rendom per politikanin etalon. Ky nuk eshte heroizem se si une ka shume njerez te tjere, edhe ketu brenda ne salle, por kryesisht jashte kesaj salle qe punojne me ndershmeri e qe kane kaluar te njejtat situata gjate ketyre viteve te turbullta, ku shtetin nuk e kane pasur kurre krah.
Perfshirja ime ne kete liste eshte me se paku dashakeqe dhe me se shumti ndonje loje e shemtuar politike me aktore te njohur per te hequr vemendjen nga reforma ne drejtesi.
Figura ime nuk mund te ndotet nga ata te cilet i perbuz dhe i neveris, qe kane kaq vite qe mbajne peng drejtesine por edhe vendin. Ata qe na e kthyen ne normalitet faktin qe kush punon me djerse ne kete vend nuk ngre kurre koke, e kush vjedh e shet drejtesi duhet te kapardiset edhe me fodullek.
Vetem ne Shqiperine e ketyre 27 viteve ndodh qe njerezit me te pasur nuk jane njerezit e punes, perfshire edhe ata te biznesit, por jane gjithe drejtuesit me te larte te drejtesise e ekzekutivit. Te jesh gjyqtar a prokuror i rendesishem, drejtues i rendesishem gjykate a prokurorie, drejtor i larte a minister nuk duhet te kesh ndonje aftesi te vecante. Mjafton te jesh pak servil, pak i paafte, e shume hajdut.
Une nuk kam lidhje me kete kategori.
Fatmiresisht, si kurre me pare ne historine e ketij vendi, reforma ne drejtesi po afron. Do filloje me drejtesine per te perfunduar me politiken.
Une jam ne proces verifikimi, ata jane ne proces vetingu.
Te jeni te bindur te gjithe, qe neser une do jem po njesoj kryelarte e pa asnje njolle, nderkohe qe shume nga ata qe stisin te tilla ngjarje, me c’po duket nuk do arrijne te shohin as rezultatet e verifikimit tim se rrjeta e vetingut jam i bindur qe do i kape me perpara.
Dua ta mbyll me nje deklarate!!
Une, mandatin e deputetit nuk e dua as per te bere leke me tendera si politikan, as per ta shfrytezuar per favore, as per imunitet per gjera te dyshimta, as per te marre nje rroge se nuk di te bej gje tjeter.
Perkundrazi, e dini te gjithe qe jashte ketij profesioni di te bej shume gjera te tjera e te jetoj ndoshta me me shume dinjitetet e pa kete baltosjen kolektive qe marrim perdite ketu.
Jo vetem per kete arsye, por si qytetar e si patriot i ketij vendi, shpresoj shume qe reforma ne drejtesi te behet qofte edhe duke filluar nga une i pari, dhe deklaroj ketu para te gjitheve se nese prokuroria ka qofte edhe nje prove te vetme ku te dokumentoje qe une kam jo 200 euro por 20 euro denim, qofte kjo edhe para 20 vitesh, une e le mandatin e deputetit pa pasur fare nevoje per kerkese ne KQZ !!!
Do isha shume i lumtur dhe do ta konsideroja edhe kete si nje kontribut ndaj vendit, qe reforma ne drejtesi te niste me 20 euro-shin tim hipotetik, per te perfunduar tek miliardat e atyre qe kane grabitur sistematikisht kete vend.
Ndaj me kete qellim, duke qene shume i bindur per rezultatin e per gjithcka me siper, i bej thirrje prokurorise te me shkepuse nga lista e gjate e pa humbur kohe ta nise verifikimin me mua te parin”.